- Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor
- Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës
- Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë
- Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit
- Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave
- Policia publikon statistikat e fundit: 28 aksidente me të lënduar dhe 1,996 tiketa trafiku
- Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Viti, rasti po hetohet nga organet kompetente
- Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu
Author: admin
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim Ambasadoren e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, znj. Minca Benedejçiq. Gjatë këtij takimi kryetari Haliti e njoftoj atë me zhvillimet e gjithmbarshme në komunën e Vitisë, projektet që janë realizuar në interes të gjithë qytetarëve të kësaj komune si dhe projektet që parashihen të realizohen. Gjatë këtij takimi ai i dëshiroj ambasadores Benedejçiq mirëseardhje në këtë komune dhe e falënderoj përmes saj popullin Slloven që është sipas tij është një shtet mik i madh i Kosovës. Kurse ambasadorja Benedejçiq shprehu kënaqësinë për mikpritjen që po ju bëhet…
Hyseni: 12 vjetët e Universitetit janë vetëm fillimi, historia e Universitetit “Kadri Zeka” po vazhdon të shkruhet
Në shënimin e 12 vjetorit të themelimit të Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ka marr pjesë edhe kryetari i Komunës së Gjilanit. Alban Hyseni. Ai tha se 6 marsi është një ditë e veçantë jo vetëm për Epopenë e UÇK-së, por edhe për shënimin e këtij përvjetori. Sipas tij ky përvjetor shënon 12 vjet përpjekje, rritje e arritje në shërbim të dijes për komunitetin e regjionin tonë. “Është një moment krenarie besoj për të gjithë ne, teksa kujtojmë rrugëtimin nga fillimet e thjeshta deri te një institucion arsimor të respektuar që është arritur sot”, tha kryetari Alban Hyseni.…
Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka festuar sot 12-vjetorin e themelimit të tij me një ceremoni solemne, ku morën pjesë personalitete të rëndësishme nga jeta akademike, institucionale dhe politike, si dhe studentë, profesorë dhe përfaqësues të institucioneve publike. Ceremonia filloi me intonimin e himnit Kombëtar, himnit të Kosovës dhe Himnit të Universitetit Publik “Kadri Zeka”, duke krijuar një atmosferë festive dhe solemne për të gjithë të pranishmit. Në fjalën e tij përshëndetëse, Rektori i Universitetit, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, shprehu krenarinë për rrugëtimin dhe arritjet e universitetit gjatë këtyre 12 viteve. Ai falënderoi të gjithë ata që…
Drita e Gjilanit po përgatitet për derbin e fundjavës përkatësisht të së shtunës në përballje me Llapin e Podujevës. Sfidë e vështirë për Dritën në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Drita kërkon pikë që të marshojë drejt titullit, ndërsa Llapi ka krizën e rezultateve. Drita kryeson me 50 pikë e Llapi renditet në vend të nëntë me 23 pikë. “Të shtunën zhvillojmë ndeshjen e javës së 23-të të këtij edicioni përballë ekipit FC Llapi nga Podujeva. Klubi ynë Drita nesër do të mbajë konferencë për media, ku para gazetarëve do të paraqitet kryetrajneri Zekirija Ramadani. Konferenca fillon në ora…
Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj ka njoftuar se pas politikës për ushqim të shëndetshëm në çerdhe, tashmë fëmijët kanë edhe sigurimin shëndetësor. “Të dyja këto politika sociale, ushqimi i shëndetshëm si dhe sigurimi shëndetësor janë për herë të parë në Kosovë”-ka thënë Kryetari Rahimaj. Ai gjithashtu ka shtuar se e gjitha kjo po bëhet sepse duan fëmijë të sigurtë në çerdhe publike./GJILANI INFO/
Hyseni: Projekti ambicioz i rrugës “Adem Jashari”, po merr formë dhe po shndërrohet në një hapësirë moderne.
Po vazhdojnë punimet në fazën e dytë për ndërtimin e rrugës “Adem Jashari” në Gjilan. Punimet janë duke vazhduar nga Xhamia e Medresesë deri te Xhamia e Madhe me një gjatësi rreth 400 metra, pas përfundimit të fazës së parë nga Universiteti i Gjilanit deri te Xhamia e Medresesë me gjatësi prej 400 metrash. Për të parë nga afër ecurinë e punimeve, ka dalë kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni. Ai tha se janë në ditën e tetë të punimeve në rrugën “Adem Jashari” dhe punët po kryhen me ritëm të shpejtë. I pari i Gjilanit, tregoi se pjesa…
Bëhen homazhe te kompleksi i varrezave të dëshmorëve për nder të Epopesë së UÇK-së Me rastin e Epopesë së UÇK-së, në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Gjilan të enjten , kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me nënkryetaren Leonora Morina Bunjakun, drejtorë, këshilltarë e zyrtarë komunalë, pjesëtarë të FSK-së e Policisë, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe familjarë të dëshmorëve, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh. Këto aktivitete po bëhen për të nderuar dhe për të përkujtuar dëshmorët e rënë për lirinë e Kosovës. Kryetari Alban Hyseni, tha se janë në…
Skender Zogaj Asgjë më e ëmbël se fjala, Më e hidhur njëkohësisht, Mjaltë në majë të gjuhës Helm i ngulitur thellësisht. Puthje që e shëron plagën, Thikë e mprehtë pa mëshirë, Drithmë që e djeg shpirtin Pasuria e njeriut të dëlirë. Fjala — sikur vjollca këputet Kur i vyshken petalet e brishta, Loti i njomë e shpërlanë syrin Por n’zemër mbetet gërvishtja. … dhe fjala rilind në heshtje, Helm e mjaltë derdhur në shpirt, Nëpër të thellat vrragë të jetes Pa zë — duke kultivuar dritë.
Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj ka njoftuar se pas politikës për ushqim të shëndetshëm në çerdhe, tashmë fëmijët kanë edhe sigurimin shëndetësor. “Të dyja këto politika sociale, ushqimi i shëndetshëm si dhe sigurimi shëndetësor janë për herë të parë në Kosovë”-ka thënë Kryetari Rahimaj. Ai gjithashtu ka shtuar se e gjitha kjo po bëhet sepse duan fëmijë të sigurtë në çerdhe publike./GJILANI INFO/
Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 23 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 36 me dëme materiale. Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 20 persona, ndërkaq 18 të tjerë janë dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/

