Author: admin

Nga: Fadil Maloku 1. Nëse, totalitarizmi i ri neoliberal, (lexo: “izolacionist” e korporativ që ndërtohet me Donald Trump) fillon ta trajtoj Kosovën si një levë dukusuritjeje apo edhe si një lloj transaksioni e “këmbimi” bilateral të (ri)integrimeve të reja rajonale, atyre kontinentale, po edhe atyre globale, ku realisht do mund të cenoheshin rëndë interesat vitale kombëtare shqiptare, mendoj që duhet pa hamendje dhe me gjitha mjetet ta vonojmë këtë synim kobëzi e ambicie të gabuar e në disfavor të interesave afatgjata kombltare! 2. Mirëpo, nëse ky lloj “koncesioni” a transaksioni vlerësohet unanimisht nga këndi i interesave vitale se është…

Read More

Shoqata e Industrisë së Qumështit të Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndërhyjë për të ndaluar shtrenjtimin e energjisë elektrike, duke theksuar se kjo rritje do të dëmtojë rëndë sektorin e prodhimit të qumështit. Kryetari i shoqatës, Gani Durmishi, ka deklaruar se tashmë po përballen me kosto të larta për ambalazhin, pagat e punëtorëve dhe shpenzime të tjera operative. Ai thekson se, pavarësisht përpjekjeve për të ruajtur stabilitetin e çmimeve, një rritje e re e tarifave të energjisë do t’i detyrojë të shtrenjtojnë produktet e qumështit. “Me gjithë sakrificat e bëra deri tani për të ruajtur…

Read More

Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes vendimtare kundër Islandës për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve, e cila do të luhet sot në stadiumin “Enrique Roca de Murcia” në Spanjë. Dardanët kanë zbritur në fushë me përkushtim të plotë, të motivuar dhe të gatshëm për të dhënë maksimumin në këtë përballje të rëndësishme. Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, në konferencën për media ka theksuar se ekipi duhet të jetë i përqendruar gjatë gjithë ndeshjes dhe të tregohet i disiplinuar taktikisht, veçanërisht kur Islanda ka posedimin e topit. “Gjasat për fitore? Siç e…

Read More

Sibel Halimi Ne jemi vazhdimësia e braktisjes Strehuar në njërën prej çative Këndet fshehin shikimet Divanet pagjumësitë e dashurive të pa jetuara Nën shkallë Botën marrim në gji E të nesërmen ecim tutje mbi kalldrëmet e historisë Me qafën mbuluar në shall valëvitur si vetë liria Presim lindjen e njërës Pasnesër varrosim bardhësinë E mbase e harrojmë veten Në fjalën e pathënë Fati i gruas nuk është anonim

Read More

Policia e Kosovës ka bërë të ditur sot se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2110 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 26 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 26 me dëme materiale. Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 17 persona. Ndërkaq 9 të tjerë janë dërguar në mbajtje si dhe një person është ndaluar nga policia./GJILANI INFO/

Read More

Ilir Muharremi Këtë të diel, artistja e talentuar Sindi Muharremi do të ngjitet në skenën e spektaklit “Yjet Shqiptarë të Diasporës”, që transmetohet në Top Channel. Ajo do të performojë këngën e famshme të Eurovizionit, “Mon amour” nga Slimane, duke sjellë një interpretim emocionues për publikun. “Yjet Shqiptarë të Diasporës” është një talent show i dedikuar zbulimit dhe promovimit të talenteve të rinj shqiptarë ose me origjinë shqiptare, duke u dhënë atyre një mundësi të shkëlqyer për t’u afirmuar në skenën ndërkombëtare. Spektakli zhvillohet nën udhëheqjen e Ilir Shaqirit, një prej balerinëve dhe koreografëve më të njohur shqiptarë. Është projekt…

Read More

Sot do të mbajë moti vranët dhe me intervale me diell. Sipas IHMK, vranësirat vende-vende mundë të shoqërohen me riga lokale shiu. Temperaturat minimale pritet të jenë nga 1 deri 4°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 15°C deri në 20°C. Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.

Read More

Sadbere Gagica Spahija Flas me poezinë time Lodhur në stinë vargjesh Ta prek fjalën time me zjarr Një ëndërr të bukur për Ty Flamur Lirikën time ta prek sonte me mall Çdo natë jam pranë bregut tënd Që më djeg si qiriun e Naimit Udha ime e dashurisë u bë Si baladë kujtimesh prtitjesh E pafund qenka nata sonte Në sytë e mi të përlotur Qiell me yje në atdheun tim Çdo natë vij në prehërin tënd Të m’i ledhatosh flokët e thinjura Me butësinë e ëndrrave të përhitura E bukura poezi!

Read More

Avdyl Jerliu Deklarata e fundit e Prof. Avdullah Hotit ka nxitur një debat brenda dhe jashtë Lidhjes Demokratike të Kosovës. Është e natyrshme që pas çdo procesi zgjedhor të ketë analiza dhe diskutime mbi të ardhmen e partisë. Megjithatë, në këtë moment delikat, më e rëndësishmja për LDK-në nuk është polarizimi apo përplasja e brendshme. Në këto momente më e rëndësishme është që të punohet për një unitet dhe reflektim të përbashkët mbi hapat që duhet të ndërmarrim për të forcuar vizionin tonë politik dhe për të rikthyer besimin e qytetarëve aty ku e meriton LDK-ja. LDK-ja ka qenë gjithmonë…

Read More

Gjatë kontrollës rutinore që ka bërë Sektori Inspektoratit Komunal në Kamenicë, bëri mbylljen e dy bizneseve lokale, të cilat ushtronin veprimtarinë e tyre, pa qenë të regjistruara, ka bërë me dije Drejtoria për Shërbime Publike, Ambient, Inspektorat dhe Emergjencë. Ndërkaq, thuhet se Drejtoria në fjalë do të vazhdojë punën e saj të rregullt duke u kujdesur që secila veprimtari që zhvillohet në Komunën e Kamenicës, të veprojë në kuadër të kornizës ligjore që parasheh veprimtarinë biznesore./GJILANI INFO/

Read More