Sipas asaj, që është raportuar në Polici, thuhet se para arrestimit kishte ndodhur një mosmarrëveshje mes tij dhe një mashkulli e një femreje, ku i përmenduri dyshohet se ka shkaktuar dhunë psiqike.
Përveç arrrestimit nga i njëjti është sekuestruar një armë gjuetie dhe 50 fishekë.
Ndërkaq, pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./GJILANI INFO/


