- Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor
- Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës
- Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë
- Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit
- Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave
- Policia publikon statistikat e fundit: 28 aksidente me të lënduar dhe 1,996 tiketa trafiku
- Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Viti, rasti po hetohet nga organet kompetente
- Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu
Author: admin
Kanë nisur aktivitet dyjavore për të shënuar 21 marsin – Ditën Ndërkombëtare të Sindromës Down dhe 2 prillin – Ditën Botërore të Autizmit, të organizuara nga Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Arsimit në Kampusin Shkollave të Mesme në Gjilan. Në këto aktivitete ishin të pranishëm fëmijët dhe të rinjtë me Sindromën Down dhe Autizëm, prindërit dhe kujdestarët, psikologët dhe profesionistët që po kontribuojnë dhe të gjithë ata që jenë pjesë e një komuniteti më të dashur dhe gjithëpërfshirës. Drejtori për Arsim në Komunën e Gjilanit, Shpend Nuhiu, tha se sot, në Ditën Botërore të Sindromës Down, riafirmojmë përkushtimin tonë…
Policia e Rajonit të Gjilanit apelon ngasësit e automjeteve që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 14.03.2025 – 20.03.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e nëntëqind e pesëdhjetë e dy (1952) gjoba. Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarrë aktivitete edhe në: Hetim i gjashtëmbëdhjetë (16) aksidenteve të trafikut me dëme materiale, Hetim i nëntë (9) aksidenteve të trafikut me të lënduar Hetim i një (1) aksidenti me pasoja fatale. Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për tridhjetë t pesë (35) ngasës. Me qëllim parandalimin…
Dy prej aktakuzave kundër dy personave janë për vepra penale,- ‘’Dhuna në familje’’. Aktakuza e tretë ndaj një personi për veprat penale ‘’Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave’’ dhe ‘’Ndërtimi pa leje’’, si dhe aktakuza e katërtë, kundër një personi për veprën penale ‘’Mospërfillja e gjykatës’’./GJILANI INFO/
Punimet në rregullimin e rrugës dhe trotuarit në rrugën “Adem Jashari” po vazhdojnë. Pas vënies së trotuareve ka nisur edhe asfaltimi, ku punimet janë parë nga afër edhe nga kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, drejtori i Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimi dhe zyrtarë të tjerë. I pari i Gjilanit, tha se rruga “Adem Jashari” po bëhet. Edhe pak ditë pune dhe trotuari i rrugës “Adem Jashari” do të jetë i gatshëm për qytetarët. Ai tregoi se më pas, do të fillojë asfaltimi i rrugës, duke e bërë këtë aks të rëndësishëm një pjesë të padiskutueshme të infrastrukturës së qytetit…
Prokuroria Themelore në Gjilan: Janë ngritur katër aktakuza ndaj pesë personave për vepra të ndryshme penale
Sipas kësaj Prokurorie, një aktakuzë është ngritur ndaj dy personave për veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’. Aktakuza tjetër kundër një personi për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’, pastaj dy tjerat të radhës, njëra ndaj një personit për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’ dhe tjetra kundër një personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’./GJILANI INFO/
Edhe gjatë 24 orëve të fundit, në raportin ditor të Policisë së Kosovës, janë evdentuar aksidente trafiku, gjoba përngasësit e automjeteve, arrestime, paraburgosje si dhe raste vuajtjesh dënimi. Policia e vendit, njofton se për 24 orët e ditës së merkure, kanë ndodhur 63 aksidente, 25 me lëndime dhe 38 tjerat me dëme materiale dhe se janë shqiptuar 2 mijë e 613 gjoba trafiku. Kurse, për të njëjtën periudhë kohore janë arrestuar 24 persona, paraburgosur 11 dhe 3 të tjerë janë dërguar në vuajtje të dënimeve./GJILANI INFO/
Me urdhëresë të gjykatës, është kontrolluar shtëpia e një personi të dyshuar në fshati Strazhë, të Artanës dhe gjatë kontrollimit është gjetur dhe konfiskuar një pushkë e llojit M-48, me dy fishekë. Lidhur me rastin, ka njoftuar Policia e Rajonit të Gjilanit, e cila bëri të ditur se me vendim të prokurorit personi i dyshuari është intervistuar, e pastaj u lirua në procedurë të rregullt./GJILANI INFO/
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot me diell. “Mot me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius. Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit e lehtë deri mesatare”, njofton IHMK.
Kontigjenti i MSU-së, me prezencën e Komandantit të Regjimentit të Karabinierëve MSU, Kolonel Alberto Santini, dhe drejtori i shkollës Roland Masurica, nënshkruan aktin e pranim/dorëzimit të mjeteve të konkretizimit si donacion në vlerë prej 9 mijë euro. Kabinetet dhe ateletë e shkollës së mesme të Arteve pamore “Adem Kastrati”, janë pajisur me vegla pune të rëndësishme të cilat do t’i shërbejnë nxënësve për konkretizimin e mësimit dhe ngritjen e shkathtësive të tyre, transmeton 2LONLINE.com. Roland Masurica, drejtori i shkollës ka thënë se kjo është hera e dytë që shkolla përfiton donacion nga misioni Italian në Kosovë, i cili ndjeshëm…
Në UP “Kadri Zeka” u mbajt ligjërata mbi rolin dhe rëndësinë e Inspektoratit Policor të Kosovës në sundimin e Ligjit
Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) për vetëdijesimin e qytetarëve dhe studentëve mbi fushëveprimin ligjor të tij, në Universitetin Publik “Kadri Zeka” u mbajt një ligjëratë me temën “Inspektorati Policor i Kosovës, roli dhe rëndësia në sundimin e ligjit në Kosovë”. Ky aktivitet, i organizuar për studentët e Fakultetit Juridik, kishte për qëllim informimin dhe ngritjen e vetëdijes së tyre mbi mekanizmat e mbikëqyrjes së institucioneve të sigurisë dhe rolin e IPK-së në ruajtjen e integritetit të Policisë së Kosovës. Profesoresha e Fakultetit Juridik Albulena Hajdari, në fillim të këtij organizimi, falënderoi përfaqësuesit e…

