Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Kryetari Hyseni, hapi fushatën e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit

July 8, 2026

Raportohet zhdukja e një personi në Gjilan, policia ka nisur hetimet

July 8, 2026

Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët

July 8, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Kryetari Hyseni, hapi fushatën e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit
  • Raportohet zhdukja e një personi në Gjilan, policia ka nisur hetimet
  • Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
  • Protestat në Tiranë, kundër zhvillimit të Shqipërisë!
  • Kryetari Haliti priti përfaqësuesen e Shoqatës “PePeKo”, më 1 gusht në Viti mbahet “Tregu në Rrota”
  • Gjilan: KBI dhe “Bereqeti” kanë shpërndarë mish kurbani për 200 familje në nevojë
  • Prokuroria e Gjilanit ndalon një të mitur për narkotikë, ngre aktakuzë për armëmbajtje pa leje
  • Universiteti Publik “Kadri Zeka” nënshkroi Memorandum Mirëkuptimi me Universitetin Shtetëror Bujqësor të Azerbajxhanit
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kulturë»ABSURDET NË AMBIENTIN TONË LETRAR
Kulturë

ABSURDET NË AMBIENTIN TONË LETRAR

adminBy adminMarch 19, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Shkelzen Halimi
Ambienti ynë letrar fatkeqësisht po përshkohet me lloj-lloj absurde të natyrave të ndryshme. Se kemi zhvendosje të vlerave, kjo më nuk paraqet asnjë risi. Ata që i përcjellin rrjedhat letrare, kanë vërejtur se si po vërshojnë “poetët” nga të gjitha anët. Në këtë vërshim më nuk ka asnjë mburojë, nuk respektohet asnjë kriter. Motoja e tyre është thjeshtë: shkruaj, shfrytëzo rrjetet sociale dhe brenda natës “faktorizohu”. Aq shumë abuzohet me letërsinë, sa që sikur po shndërrohet në një dukuri normale, pa të cilën nuk mund të jetohet.
Është e habitshme, por aspak e çuditshme se si anonimëve brenda natës u hapen “portat” e suksesit dhe depërtojnë atje ku vërtet nuk e kanë vendin dhe ku thjeshtë realisht e turpërojnë letërsinë shqiptare. Si është e mundur që disa anonimë në hapësirat shqiptare të gjejnë shteg dhe prezantohen nëpër “revista” të ndryshme të huaja që sajohen nëpër rrjetet sociale!
Bëjnë vet-prezantime të çuditshme sa që dikujt i kujtohet të ndajë edhe epitetin:“fenomen letrar”, pavarësisht se akoma gjendet e mbuluar me plafin e amatorizmit, kurse të shumtë janë ata, mbase ka edhe krijues të mirëfilltë, të cilët u duartrokasin këtyre budallallëqeve. Në rrjetet sociale do të gjesh edhe individë që vetes ia atribuojnë disa kategori aftësie, të cilat bien në rrafshin e humorit të zi, si: drejtore ekzekutive e revistave fizike, gazetare, shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese e kështu me radhë. Këta individë për çdo ditë bëjnë hari-kiri në emër të përkthimit dhe askush nuk lodhet të shohë se çfarë në fakt përkthejnë dhe si përkthejnë, kurse përkthyesit e tillë fare nuk skuqen që si mjet përkthimi përdorin kryekëput GOOGLE TRANSLATE.
Mungesa e një rendi të mirëfilltë, mungesa e kritikës, e debatit, ka bërë që të shpërthejnë sythët e “shkrimtarëve” anonimë, e përkthyesve diletantë, të cilëve u është bërë mendja top se çka do që ata shkruajnë e përkthejnë, është vlerë artistike. Janë po këta që gjithnjë veprojnë me logjikën e profitit dhe sipas parimit: UNË JAP – TI JEP (veta e tretë rrezikon pazarin). Por, në këtë të keqe, ndonjëherë paraqitet ana tjetër e medaljes, sepse, siç thonë, gënjeshtra i ka këmbët e shkurta dhe në fund të ditës del lakuriq e vërteta e pazarit të autorëve të këtyre matrapazllëqeve.
Shkrimtari Mehmet Kraja me një rast do të thotë se “konformizmin e shkrimtarëve, që ndonjëherë është eufemizëm për heshtjen e detyrueshme, e kanë dëshiruar të gjithë sunduesit, që nga antika e deri më sot, e kanë dëshiruar të gjitha diktaturat, ndërsa pushtetet demokratike detyrimin e heshtjes e kanë zëvendësuar me mospërfillje arrogante”. Një vlerësim ky shumë i mirë i shkrimtarit Mehmet Kraja.
Shoqërisë shqiptare, fatkeqësisht, e keqja nuk i ndahet, aq më tepër e keqja nga vetvetja. Për çdo ditë ndodhin ngjarje të ndryshme, që nuk i shkojnë për shtati imazhit të identitetit të kësaj shoqërie. Edhe përkundër pritshmërive se do të do të ketë reagime konstruktive, inteligjencia, përkatësisht bota artistike shqiptare, me ndonjë përjashtim të vogël, vazhdimisht zgjedh të mrizojë dhe të qëndrojë në këndet e margjinave të ngjarjeve të shëmtuara.
Në fakt, nuk duhet të habitem me këtë konformizëm, sepse në hapësirat shqiptare ka edhe lloj-lloj “artistë”. Bie fjala, ka “artistë” që s’mërziten për asgjë dhe investojnë vetëm në imazhin e tyre. Ka “artistë” (përfshi edhe përkthyes) që mendojnë se bota sillet rreth tyre. Ka grupime “artistësh” që jo vetëm e pëlqejnë njëri tjetrin në rrethin që i takojnë, por edhe vetë-pëlqehen, duke mos lejuar askënd të futet brenda rrethit të tyre, duke organizuar “manifestime” e argëtime të ndryshme e duke zhvatur taksat e popullit. Ka “artistë” që e shesin dinjitetin e tyre për pak lekë, duke qëndruar më afër biznesmenëve dhe duke u thurur atyre elozhe të shumta. Ka “artistë” që shpërndajnë mjegull, nihilizëm, gënjeshtra. Ka “artistë” që presin vetëm momentet e duhura për ta nxjerrë në pah “patriotizmin” e tyre dhe për ta shitur me çmim të lartë.
Ka të ashtuquajtur përkthyes që i gjuajnë fillestarët dhe u përkthejnë poezi edhe në “tunguzishte”!
Ka të ashtuquajtur shkrimtarë që bëjnë biznes, duke i mashtruar sidomos disa entuziaste, të cilat me shumë lekë e blejnë botimin e “krijimeve” të tyre. Ka shkrimtarë që pa fije turpi “huazojnë” vargje nga autorë të huaj e i “shesin me etiketë origjinali”. Të gjithë këta të ashtuquajtur artistë mendojnë vetëm për vete dhe assesi edhe për artin shqiptar.
E po tash shtrohet pyetja: a ka artistë që mendojnë me logjikë të shëndoshë? Përveç disave që mund të numërohen me gishta të duarve dhe që akoma jetojnë me dinjitet dhe ecin vertikalisht, pjesa dërmuese, të dehur nga lakmitë e llojllojshme, e kanë humbur rrugën në oborrin e tyre.
Fatkeqësisht, absurdet në ambientin tonë letrar nuk përfundojnë.. /GJILANI INFO/
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

“Kalendar i përjetësis së fjalës”, një libër unik në llojin e tij

July 6, 2026

Njerëzit me maska

July 4, 2026

Me shkruaj një leter…

July 3, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Kryetari Hyseni, hapi fushatën e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit

By adminJuly 8, 2026

Ka nisur fushata e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit për këtë vit në Komunën…

Raportohet zhdukja e një personi në Gjilan, policia ka nisur hetimet

July 8, 2026

Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët

July 8, 2026

Protestat në Tiranë, kundër zhvillimit të Shqipërisë!

July 7, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Kryetari Hyseni, hapi fushatën e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit

July 8, 2026

Raportohet zhdukja e një personi në Gjilan, policia ka nisur hetimet

July 8, 2026

Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët

July 8, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.