Me urdhëresë të gjykatës, është kontrolluar shtëpia e një personi të dyshuar në fshati Strazhë, të Artanës dhe gjatë kontrollimit është gjetur dhe konfiskuar një pushkë e llojit M-48, me dy fishekë.
Lidhur me rastin, ka njoftuar Policia e Rajonit të Gjilanit, e cila bëri të ditur se me vendim të prokurorit personi i dyshuari është intervistuar, e pastaj u lirua në procedurë të rregullt./GJILANI INFO/