- Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor
- Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës
- Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë
- Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit
- Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave
- Policia publikon statistikat e fundit: 28 aksidente me të lënduar dhe 1,996 tiketa trafiku
- Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Viti, rasti po hetohet nga organet kompetente
- Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu
Author: admin
Sot parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet të ketë edhe reshje lokale shiu, kryesisht më vonë gjatë pasdites, të cilat në momente të caktuara pritet të jenë në formë të rrebesheve. Reshjet më të përqëndruara parashihen në zonën jugore, juglindore dhe lindore. Si pasojë e prezencës së grimcave të pluhurit saharian, shiu do të jetë i përzier me baltë. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, veçanërisht në veri, me shpejtësi prej 15 deri në 50 km/h. Temperaturat…
Në “Arena Kombëtare” u luajt ndeshja e dytë e Grupit K e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2026 mes Shqipërisë dhe Andorrës. Shqipëria fitoi me shifrat 3-0, duke arritur fitoren e parë në grup, pas humbjes së sfidës së parë në “Wembley” 2-0 me Anglinë. Përsa i përket takimit, në minutën e nëntë u zhbllokua rezultati. Pas një krosimi të Asllanit, Rei Manaj goditi me kokë, duke kaluar kuqezinjtë në avantazh. Kuqezinjtë nuk u ndalën, teksa në të 19’ pas një veprimi të bukur në zonë, Broja pasoi te Manaj, i cili realizon golin e dytë. Në pjesën e…
Mirvete Elmazi Mehmeti Me batanije mbështjellë e cigaren në buzë shfryj brengën me veten deri në rrapëllim shiu Viti 2000 vetëm 36-t vjeçe vdekja sa vinte e zhdukej Gjysmë e alivanosur shpirtin në grusht shtrëngoja për gjoksi që të mos më braktiste Sa kam fjetur,nuk mbaj mend nuk mbaj mend as rrugën me rërë apo në kalldrëm shtruar ishte Mbaj mend,vetëm batanijen e cigaren që shfryja brengën deri në rrapëllim shiu në imazhin e një ëndrre.
U mbajt Gara Ndërkombëtare e Matematikës “Math Kangaroo 2025” në UP “Kadri Zeka” të Gjilanit
Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, u mbajt Gara Ndërkombëtare e Matematikës “Math Kangaroo”, ku më shumë se 250 nxënës nga shkollat e Gjilanit, Kamenicës, Artanës dhe Preshevës demonstruan aftësitë dhe njohuritë e tyre në matematikë. Ky aktivitet i mbushur me vullnet, energji dhe entuziazëm ishte një mundësi për nxënësit e Anamoravës për të treguar se ata janë të aftë të përballen me sfidat e matematikës dhe të bëjnë krenarë prindërit dhe rrethin e tyre. Universiteti Publik “Kadri Zeka” mbështet gjithmonë aktivitete të tilla, duke inkurajuar nxënësit që të vazhdojnë studimet dhe të kontribuojnë në shoqërinë e Kosovës.…
Drejtori Isufi: Drejtoria e Bujqësisë, vazhdon mbështetjen për fermerët me farë misri e pleh artificial
Misri duke qenë si njëra ndër kulturat jashtëzakonisht të rëndësishme për ekonominë e vendit, vazhdon të mbështetet nga Komuna e Gjilanit. Drejtori për Bujqësi, Bajram Isufi, tha se duke u bazuar në planin e punës për këtë vit, kanë shpallur thirrje për aplikim për farë misri dhe pleh artificial. Ai tregoi se të drejtë aplikimi kanë të gjithë fermerët e komunës, të cilët janë kultivues të misrit. Derisa përparësi kanë ata që jetojnë në fshatra. Sipërfaqja e planifikuar duhet të jetë nga 0.20 hektarë deri në 0.98 hektarë. Aplikimi ka nisur nga 21 marsi dhe mbyllet më 9 prill. “Prioritet ndër prioritete…
N.M. /RTKlive Sot shënohet 26-vjetori i fillimit të sulmeve të NATO-s ndaj caqeve ushtarake policore serbe. 26 vjet më parë NATO ndërhyri për të ndaluar gjenocidin e vazhdueshëm të kryer kundër popullit të Kosovës. Më 24 mars bëhen 26 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të Aleancës Veri-Atlantike kundër caqeve ushtarake policore në ish-Jugosllavi. Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë kishte mundësuar edhe kthimin në shtëpitë e tyre të më shumë se 800 mijë refugjatëve, personave të zhvendosur brenda dhe jashtë Kosovës, raporton RTKlive. Më 12 qershor 1999 filloi vendosja e rreth 50 mijë ushtarëve nga 36 vende të botës, prej…
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, realizoi një vizitë inspektuese në terren për të monitoruar punimet që po kryhen në përgatitjen për asfaltim të rrugës që çon te varrezat e reja në fshatin Smirë. Gjatë vizitës, Haliti theksoi rëndësinë e përmirësimit të infrastrukturës dhe qasjes në këtë zonë, e cila do të sjellë lehtësira për banorët e fshatit dhe familjarët që vizitojnë varrezat. Haliti, poashtu ka vizituar edhe punimet që janë duke u kryer në rrugët Podgorc -Lubishtë, Devajë, Kabash-Binqë-Beguncë dhe të tjera rrugë, të cilat jo vetëm që lidhin lagjet e fshatrat rurale e bujqësore, por lehtësojnë…
Tahir Desku Kemi zënë të duhemi ndryshe Unë hesht ti hesht gurë të gurëzuar Më ka mbetur edhe kënga Fuqia ime e fundit As në varr nuk do të më lërë të qetë Gjeje një mënyrë tjetër për dashuri Anitë Kështu si jam pa krahë lehtë mund të humbas Ç’të bësh pastaj me mua të humburin Ti do të shkosh pas luleve pas fluturave Unë nuk mund të ik te yjet Ata pikojnë pluhur Mos shko te lulet Ato jetojnë vetëm një stinë Këtu jemi të amshuar Hajde të duhemi ndryshe Heshtja e zezë më vret Po e shqyej kraharorin…
Azem Shreli Mos u bëj poet nëse s’mund të lindësh me secilin varg, të lindësh me secilën fjalë. Ngrehu mbi veten në do t’rrokësh frerët e erërave, të shkelësh shpërgajt e mërisë dhe shtrëngatat e gjakut tënd. Nëse dashurohesh, dashurohu n’flakë e n’valë, jo në sy të kaltër, se bëhesh det i çmendur pendimi. Mos u bëj poet nëse s’mund të vdesësh për secilin varg, të vdesësh për secilën fjalë.
Me ardhjen e pranverës, vijnë edhe ditët e bukura me diell, si dhe mundësia e shëtitjeve me njeriun e zemrës apo miqtë gjatë ditëve të pushimit. Por vetëm kaq mund të sjellë kjo stinë? Në fakt, jo vetëm kaq, pasi me fillimin e saj vjen edhe e ashtuquajtura “e keqja e pranverës”, që, përveç alergjive, sjell edhe lodhje, mungesë përqendrimi, humor të keq, ankth dhe agresivitet. Pra ndërrimi i stinëve na bën të ndihemi jopozitivë. Sipas ekspertëve, bëhet fjalë për një problematikë që prek në masë të madhe gratë, gjashtë herë më shumë se burrat. Bëhet fjalë për shqetësime…

