Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor

September 1, 2026

Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës

September 1, 2026

Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë

September 1, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor
  • Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës
  • Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë
  • Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit
  • Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave
  • Policia publikon statistikat e fundit: 28 aksidente me të lënduar dhe 1,996 tiketa trafiku
  • Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Viti, rasti po hetohet nga organet kompetente
  • Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Dardanët të gatshëm e me motiv maksimal për sfidën vendimtare ndaj Islandës
Sport

Dardanët të gatshëm e me motiv maksimal për sfidën vendimtare ndaj Islandës

adminBy adminMarch 23, 2025Updated:March 23, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes vendimtare kundër Islandës për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve, e cila do të luhet sot në stadiumin “Enrique Roca de Murcia” në Spanjë.

Dardanët kanë zbritur në fushë me përkushtim të plotë, të motivuar dhe të gatshëm për të dhënë maksimumin në këtë përballje të rëndësishme.

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, në konferencën për media ka theksuar se ekipi duhet të jetë i përqendruar gjatë gjithë ndeshjes dhe të tregohet i disiplinuar taktikisht, veçanërisht kur Islanda ka posedimin e topit.

“Gjasat për fitore? Siç e kam thënë edhe më herët do të jetë një përballje ku gjasat janë 50 me 50. Kjo u dëshmua edhe në ndeshjen e parë, e cila ishte goxha e përafërt, ku edhe Islanda kishte mundësi të shënonte në disa situata, por edhe ne kishim mundësi të mira për të shënuar për 3:1. Mënyra se si do të luajmë? Islanda është skuadër që ka futbollistë që ka të mirë sidomos në aspektin ofanziv. Do të jetë shumë e rëndësishme për ne se si do të luajmë kur Islanda e ka posedimin e topit. Mënyra se si do të reagojmë dhe energjia që do të kemi për të luftuar për ta rifituar topin mund të jetë vendimtare për epilogun e ndeshjes”, ka theksuar Foda.

Ai ka thënë ndonëse janë në cilësi të mysafirit në këtë ndeshje do të synojnë ta bëjnë lojë sa më kreative dhe të provojnë të gjejnë golin.

Sa i përket vendimit se kush do të jetë në portë pas mungesës së Arijanet Muric, trajner gjerman ka thënë se për këtë do të vendosë nesër.

Në fakt, Kosova do të përballet me disa mungesa të rëndësishme në këtë ndeshje.

Krahas futbollistëve që u lënduan para grumbullimit me klubet e tyre, në këtë ndeshje mungojnë edhe portieri Arijanet Muric dhe mesfushori Donat Rrudhani për shkak të lëndimeve, si dhe Valon Berisha i cili është i suspenduar për shkak të kartonëve.

Megjithatë, skuadra është e vendosur për të luftuar për fitore dhe për të siguruar kualifikimin në Ligën B të Ligës së Kombeve dhe këtë mesazh e përçoi në konferencë për media edhe sulmuesi Vedat Muriqi.

“Arma jonë më e fortë? Gjithmonë kam thënë se është shpirti luftarak. Lëndimet e disa lojtarëve? Ne edhe në shumë ndeshje tjera kemi luajtur me mungesa, si pa Amirin, pa Milotin apo pa mua, por ekipi ka treguar lojëra të mira.

Besoj se edhe kësaj radhe pavarësisht mungesës së Aros, Donatit dhe Valonit, ata që do të luajnë do ta japin maksimumin”, tha Muriqi.

Ai tha se edhe ndeshja e parë ka qenë e vështirë. “Qëllimi ka qenë që ta kemi avantazhin nga ndeshja e parë dhe këtë e kemi arritur, pasi kemi epërsinë e një goli. Jemi të gatshëm për nesër. Kosova është e gatshme për t’u kualifikuar në Ligën B”, theksoi Muriqi, duke shtuar:

“Është hera e parë në Murcia, nëse do të luhej ndeshja në Mallorca sigurisht se do të ishte ndryshe, por shpresoj se edhe nga këtu do të kem përshtypje të mira në fund”.

Sfida e sotme ndaj Islandës do të duket nga ora 18:00.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Besim Uruçi triumfon në Turneun e Shahut në Kamenica Summer Fest – ja kush u renditën në katër vendet e para

August 5, 2026

Kampionët e Beach Volley triumfojnë në Kamenicë – turneu që rrëmbeu vëmendjen e publikut

August 5, 2026

Edon Zhegrova nis stërvitjet me Juventusin

July 14, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor

By adminSeptember 1, 2026

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026/27, Drejtoria Rajonale e Policisë në…

Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës

September 1, 2026

Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë

September 1, 2026

Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit

September 1, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor

September 1, 2026

Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës

September 1, 2026

Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë

September 1, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.