Gjatë kontrollës rutinore që ka bërë Sektori Inspektoratit Komunal në Kamenicë, bëri mbylljen e dy bizneseve lokale, të cilat ushtronin veprimtarinë e tyre, pa qenë të regjistruara, ka bërë me dije Drejtoria për Shërbime Publike, Ambient, Inspektorat dhe Emergjencë.
Ndërkaq, thuhet se Drejtoria në fjalë do të vazhdojë punën e saj të rregullt duke u kujdesur që secila veprimtari që zhvillohet në Komunën e Kamenicës, të veprojë në kuadër të kornizës ligjore që parasheh veprimtarinë biznesore./GJILANI INFO/