- Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor
- Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës
- Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë
- Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit
- Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave
- Policia publikon statistikat e fundit: 28 aksidente me të lënduar dhe 1,996 tiketa trafiku
- Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Viti, rasti po hetohet nga organet kompetente
- Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu
Author: admin
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale. Aktakuzat: Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për këto vepra penale: Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’, ‘’Sulmi’’ dhe ‘’Dhuna në familje’’, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, Një (1) aktakuzë kundër një (1)…
Policia e Kosovës pas pranimit të informacioneve se persona të dyshuar dyshohet se janë duke u marrë me shitblerjen e narkotikëve ka ndërmarrë veprime hetimore dhe operative në terren me ç’rast gjatë një operacioni policor të koduar ‘Blloku’ kanë arrestuar katër persona të dyshuar. Me datë 24.03.2025 Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik – Prishtinë pas një pune operative kanë ndaluar një automjet të dyshuar në magjistralen Prishtinë- Podujevë në të cilën ndodheshin 2 të dyshuarit meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollimit të veturës është gjetur një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë me peshë prej 10.4 gram, personat…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, po qëndron për vizitë zyrtare në Francë, ku po merr pjesë në sesionin e 48-të të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës. Kjo ngjarje po mbahet në Strasburg dhe mbledh përfaqësues të niveleve lokale nga vende të ndryshme të Evropës. Gjatë pjesëmarrjes në këtë sesion pritet të diskutohet ndër tjerash për çështje që lidhen me zhvillimin lokal, decentralizimin dhe bashkëpunimin ndërkomunal. Përndryshe Kongresi i Këshillit të Evropës vlerësohet si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e përvojave mes autoriteteve lokale dhe promovimin e demokracisë rajonale. Vizita e kryetarit…
Ylber Sahitaj Në një botë ku informacioni është më i shpejtë dhe ndikimet janë më të shumta, kush ka vërtet pushtetin mbi jetën e fëmijëve tanë? A është dashuria dhe mbështetja e prindërve ajo që vendos drejtimin e jetës së tyre, apo ndikimi i mjedisit dhe teknologjisë po shkruan historinë e re të adoleshencës? Seriali i fundit britanik, Adolescence [Adoleshenca], ka shtruar një debat të rëndësishëm mbi ndikimin që ka familja, mjedisi dhe teknologjia në rritjen e fëmijëve dhe formimin e tyre si individë. Një nga pyetjet kyçe që ngrihet në këtë kontekst është cilësia e arsimit dhe roli i institucioneve…
Kombëtarja e Kosovës U21 sot do të zhvillojë ndeshjen e fundit në grumbullimin e muajit mars. Dardanët e rinj janë grumbulluar në Antalya të Turqisë, ku tanimë kanë zhvilluar ndeshjen e parë me Turqinë U21 dhe janë mundur 2-1. Ndërkohë sot në Belek, Dardanët do të përballen me Moldavinë U21 me fillim nga ora 14:00 me kohën tonë lokale. Përzgjedhësi Afrim Tovërlani është duke krijuar një kombëtare për ndeshjet kualifikuese. Sfida mes Kosovës dhe Moldavisë është miqësore dhe zhvillohet në Belek me fillim nga ora 14:00.
Recension i librit për të rinj “Letra lejlekut” të autorit Gani Bytyçi Qysh në Egjiptin e vjetër dhe në Greqinë antike, lejleku ka gëzuar një respekt të veçantë: si lajmëtar i stinës së pranverës, si një zog që sjell lumturi e fëmijë dhe si mbrojtës familjar. Romakët dhe grekët lejlekun e shihnin si krijesë hyjnore, gjë që përmendet edhe në Bibël. Andaj, ata që guxonin ta vrisnin lejlekun, dënoheshin me vdekje. Libri i ri i shkrimtarit, gazetarit e piktorit tonë të nderuar, Gani Bytyçi, i titulluar “Letra lejlekut”, e bën për vete lexuesin që në shikim të parë. Duke…
Është bërë të ditur, sot, nga Policia e Kosovës se brenda 24 orëve të kaluara janë shqiptuar 1780 gjoba në trafik. Sipas raportit prej 24 orëve të fundit nga Policia e vendit, njoftohet se janë evidentuar dhjetra aksidente trafiku, 25 me lëndime dhe 40 me dëme materiale. Ndërkaq, gjatë kësaj periudhe kohore janë arrestuar 22 persona, 9 janë dërguar në mbajtje dhe 4 persona për vuajtje të dënimeve./GJILANI INFO/
Hizdri Halit Gubetini lindi më 8 prill të vitit 1977 në Polenicë, paralagje e Podujevës, e njohur sot si Podujeva e Re. Qysh në fëmijëri, ëndrrat e tij nuk kishin kufij – ai nuk shihte vetëm përtej horizontit, por ëndërronte të sfidonte lartësitë dhe të fluturonte në qiell. Dashuria e tij për fluturimin nuk ishte thjesht një pasion i çastit, por një thirrje e brendshme, një forcë që e shtynte të sfidonte gravitetin dhe të përjetonte lirinë që vetëm qielli mund t’i ofronte. E, dinte se mjeshtëria e parashutizmit bartte rreziqe të shumta, por asgjë nuk mund ta zmbrapste.…
Policia në Viti ka arrestuar një person, pasi që, gjatë kontollit të shtëpisë së tij, janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjysmë automatike dhe tri thika. Policia njofton se pas intervistimit, me vendim prokurorit i dyshuari është liruar, kurse rasti vazhdon në procedurë të rregullt./GJILANI INFO/
Drejtori Salihu: Shpronësimet e “Qarkores së Vjetër” në Gjilan, pas 25 vjetësh më në fund po marrin zgjidhje
Kanë kaluar mbi dy dekada e gjysmë që kur kishte nisur realizmi i qarkores së qytetit në Gjilan dhe pronat e qytetarëve asnjëherë nuk janë shpronësuar. Tashmë kjo punë po merr zgjidhjen, për të cilën për 25 vjet nuk ishte interesuar thuajse askush. Vendimi për shpronësimin e tokave të qarkores tashmë është miratuar nga Qeveria e Kosovës. Bekim Salihu, drejtori për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë në Komunën e Gjilanit, tha se është shumë i lumtur që të ndaj një lajm shumë të mirë dhe të rëndësishëm për qytetarët e Gjilanit. Ai tregoi se është fjala për elaboratin e hartuar nga…

