- Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor
- Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës
- Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë
- Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit
- Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave
- Policia publikon statistikat e fundit: 28 aksidente me të lënduar dhe 1,996 tiketa trafiku
- Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Viti, rasti po hetohet nga organet kompetente
- Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu
Author: admin
Kreu i Komunës së Vitisë, ka vizituar sot qendrën e shkollave të mesme në Viti, ku nga afër përcolli punimet që po zhvillohen në kuadër të rivitalizimit të plotë të objektit të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës”. Ky projekt i rëndësishëm për arsimin në komunën e Vitisë po realizohet përmes një bashkëpunimi të ngushtë ndërmjet Komunës së Vitisë dhe Bashkimit Evropian, i cili është një ndër investitorët kryesorë në këtë objekt shkollor. Falë kësaj mbështetjeje të çmuar nga BE-ja, janë siguruar fondet dhe kushtet e nevojshme për të garantuar një standard të lartë në infrastrukturën arsimore, duke krijuar hapësira moderne,…
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” në Universitetin Publik “Kadri Zeka” të Gjilanit
Me një ceremoni solemne dhe të veçantë akademike, Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan i akordoi sot titullin më të lartë nderi,”Doctor Honoris Causa”, Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesisë së Tij z. Bajram Begaj. Ceremonia u mbajt në universitet ku mblodhi personalitete të larta nga Kosova dhe Shqipëria, përfaqësues të institucioneve qendrore e lokale, ambasadorë, akademikë, si dhe profesorë e studentë të UKZ-së. Fillimisht, Presidenti Begaj u prit në mënyrë solemne nga Rektori Dërmaku dhe stafi i tij. Ai u shoqërua në ambientet e Rektoratit, ku u nënshkrua në Librin Amë të Universitetit, një akt simbolik që i…
Komandant Katana me vizionin dhe vendosmërinë e tij të hekurt ishte një udhëheqës që i dha gjithçka atdheut
“Në përvjetorin e rënies heroike të komandantit Agim Ramadani, bëmë homazhe para bustit të tij, duke nderuar sakrificën dhe guximin e jashtëzakonshëm që ai dha për lirinë e Kosovës”, ka thënë Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit. Ai shtoi se Komandant Katana, me vizionin dhe vendosmërinë e tij të hekurt, ishte një udhëheqës që i dha gjithçka atdheut, duke u bërë një figurë që do të mbetet përherë në zemrat dhe mendjet e shqiptarëve. Kryetari Hyseni tha se Liria dhe pavarësia që gëzojmë sot janë rezultat i sakrificës së tij të paçmueshme. Emri i tij do të mbetet…
Musa Ramadani (Mikut Beqir Musliut) Kurdo që rrinim unë e ti, donim dhe të heshtnim Nëse fjalët humbnin kuptimet, heshtja ua kthente Më 24 qershor se si më humbe krejt papandehurazi Në mos je fshehur diku siç e kishe shprehi dikur Dhe do të gjendemi befasisht nëpër muzikën e sferave Unë s’e mohoj vdekjen veçse edhe ringjalljes i besoj Më humbe enkas hapësirave mistike e shumëpërmasore Por edhe përtej “Librit të anatemave” do të të kërkoj Ti do të më shfaqesh si një surprizë në pa(n)kohësi Që sërishmi ta vazhdojmë në duet atë farë heshturime (Ulqin, 27 qershor, 1996)
Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar mbi 2 mijë e 323 tiketa trafiku. Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se kanë ndodhur 56 aksidente; 15 prej tyre me të lënduar dhe 41 me dëme materiale. Ndër tjera thuhet se janë arrestuar 16 persona e 11 janë dërguar në mbajtje.
Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, bashkë me drejtoreshën e Inspeksionit, Entela Hysenin pritën në takim zonjën e parë të Shqipërisë, Amarda Begaj. Në takim është biseduar për fuqizimin e grave në politikë dhe shoqëri, për rëndësinë e kulturës, trashëgimisë, familjes dhe jetës personale. Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, tha se ishte mjë takim i veçantë me një grua frymëzuese. Më tej Leonora Morina Bnunjaku, theksoi se në kuadër të vizitës shtetërore në Komunën e Gjilanit, teksa me krenari i ndamë Presidentit të Republikës së Shqipërisë z Bajram Begaj titullin “Qytetar Nderi i Gjilanit”, patëm nderin dhe kënaqësinë…
Shkroi: Rozafë Rexhepaj „Asnjë ëndërr nuk është tepër e madhe, asnjë sfidë nuk është e pamundur dhe asnjë kufizim nuk mund të ndalojë dikë që beson në veten e tij…“ E lindur në Kosovë dhe e vendosur në Zvicër, Blerta Berisha ka ndërtuar një karrierë të shkëlqyer duke kombinuar pasionin e saj për financën, edukimin dhe lidershipin. Përveç arritjeve të saj profesionale, Blerta është një shembull i angazhimit për komunitetin shqiptar në diasporë, duke ndihmuar dhe mentoruar të rinjtë në rrugën e tyre drejt suksesit. Rrugëtimi i Blertës në fushën akademike përfshin disa nga institucionet më prestigjioze ndërkombëtare. Ajo…
Deputeti Shaip Kamberi i dorëzon Kosovës dokumentet që dokumentojnë vrasjet e shqiptarëve në Luginë
Kryetari i PVD-së dhe deputeti Shaip Kamberi Institutit për krime lufte në Prishtinë, në cilësin e ish kryetarit të Këshillit për të Drejtat e njeriut, i ka dorëzuar materiale arkivore, fotografi, raporte dhe dokumente të cilat dëshmojnë diskriminimin etnik, maltretimet dhe vrasjet e civilëve shqiptarë, para, gjatë dhe pas luftës. „Materialet e dorëzuara sot, janë rezultat i punës dhe angazhimit tim në Këshillin për të Drejtat e njeriut në atë kohë dhe të njejtat, nga sot, do të jenë pjesë e Agjencisë shtetërore të arkivave të Republikës së Kosovës. Faleminderoj znj. Kimete Haxholli për bashkëpunimin dhe ftoj të gjithë…
Në rastin e parë është gjetur dhe sekustruar një pistoletë tek një person, i cili fillimisht është shoqëruar në stacionin policor, e pastaj me vendim të prokurorit është liruar, rast ky që ka shkuar në procedure të rregulltë. Ndërkaq, në rastin tjetër, personi është shoqëruar në stacionin policor, pasi që në shtëpinë e tij janë gjetur e sekustruar : Një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore, një pistoletë, 179 fishekë, një kuti diabola, dy karikatorë, një këllëf pistolete, dy dorëza pistolete dhe dy leje të armëve me afat të skaduar. Me vendim të prokurorit edhe ky rast ka shkuar në procedurë…
Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu. Orët e mëngjesit priten me acar, sidomos në Rrafshin e Kosovës. Po ashtu, në rajonin e lartcekur, pritet të fryejnë erëra kryesisht nga veriperëndimi dhe perëndimi, ndërsa në Rrafshin e Dukagjinit, kryesisht nga jugperëndimi dhe jugu, të cilat herë pas here pritet të jenë mjaft të fuqishme, me shpejtësi prej 20 deri në 50 km/h, raporton meteokosova. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale nga 13 deri në 17°C.

