Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Rreth 50 aksidente trafiku dhe 2 mijë e 486 tiketa trafiku për një ditë në Kosovë

February 11, 2026

Hetohet rasti i një vjedhje të rëndë në Parallovë të Novobërdës

February 11, 2026

Moti sot me vranësira të shpeshta

February 11, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Rreth 50 aksidente trafiku dhe 2 mijë e 486 tiketa trafiku për një ditë në Kosovë
  • Hetohet rasti i një vjedhje të rëndë në Parallovë të Novobërdës
  • Moti sot me vranësira të shpeshta
  • Konfiskohet një armë gjuetie në Viti
  • Kryetari Hyseni: Stacioni i ri e bënë Gjilanin një qendër më të zhvilluar për transport rajonal dhe ndërkombëtar
  • Fakulteti i Edukimit në UP “Kadri Zeka” të Gjilanit ka bërë përgatitjet për riakreditimin e programit Arsimi Fillor
  • Gjilan: Katër aktakuza kundër 5 personave për vepra të ndryshme penale
  • Diskutohet mbështetja institucionale për themelimin e Shoqatave të Pronarëve
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Diasporë»Blerta Berisha: Rrugëtimi i suksesit dhe kontributit për komunitetin shqiptar
Diasporë

Blerta Berisha: Rrugëtimi i suksesit dhe kontributit për komunitetin shqiptar

adminBy adminApril 11, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Shkroi: Rozafë Rexhepaj

„Asnjë ëndërr nuk është tepër e madhe, asnjë sfidë nuk është e pamundur dhe asnjë kufizim nuk mund të ndalojë dikë që beson në veten e tij…“

E lindur në Kosovë dhe e vendosur në Zvicër, Blerta Berisha ka ndërtuar një karrierë të shkëlqyer duke kombinuar pasionin e saj për financën, edukimin dhe lidershipin. Përveç arritjeve të saj profesionale, Blerta është një shembull i angazhimit për komunitetin shqiptar në diasporë, duke ndihmuar dhe mentoruar të rinjtë në rrugën e tyre drejt suksesit.

Rrugëtimi i Blertës në fushën akademike përfshin disa nga institucionet më prestigjioze ndërkombëtare. Ajo ka përfunduar studimet bachelor në Kosovë, një MSc në Itali dhe një EMBA në Gjenevë dhe Washington D.C. Përveç kësaj, ka marrë pjesë në shkolla verore dhe shkëmbime akademike në Oxford, Washington D.C., Zürich, Milano dhe Glasgow. Aktualisht, ajo është duke ndjekur doktoraturën në Menaxhim dhe Inxhinieri, duke dëshmuar përkushtimin e saj të vazhdueshëm ndaj dijes dhe zhvillimit profesional.

Një histori e frymëzimit dhe suksesit

Si çdo emigrante, Blerta është përballur me sfida të shumta gjatë integrimit në një vend të ri. Kalimi nga një sistem arsimor në tjetrin kërkonte fleksibilitet dhe përgatitje të madhe. Përveç kësaj, përballja me vështirësitë financiare dhe profesionale ishte një tjetër pengesë, të cilën ajo e kapërceu përmes bursave dhe ndërtimit të rrjeteve të fuqishme profesionale. Sipas saj, çdo sfidë e ka ndihmuar të mësojë diçka të re dhe të transformojë vështirësitë në mundësi.

„Asnjë ëndërr nuk është tepër e madhe, asnjë sfidë nuk është e pamundur dhe asnjë kufizim nuk mund të ndalojë dikë që beson në veten e tij. Kini guximin të ndiqni pasionet tuaja, të dilni nga zona e rehatisë dhe të krijoni mundësi aty ku të tjerët shohin pengesa“, thotë ajo kur tregon rrugëtimin e saj për albinfo.ch.

Suksesi profesional dhe përvoja ndërkombëtare

Aktualisht, Blerta punon Pedagoge ne University Riphah School of Business and Management ku  ligjeron lëndë  në Shkencat e Menaxhimit për studentët e ciklit të parë (bachelor), por eksperienca e saj profesionale është e gjerë dhe e larmishme. Ajo ka punuar në pozicione të ndryshme menaxheriale dhe analitike, përfshirë: Menaxhere Teknike e Financës në BCM Gjenevë, PMO në Julius Baer Bank Zürich, Analiste e të Dhënave RFP në Credit Suisse Asset Management, Menaxhim Global i Projekteve në Merck Group, Gjermani, Trajnere e Lartë dhe Analiste Biznesi në X-Culture, Washington D.C.

Përvoja e saj në sektorë të ndryshëm i ka mundësuar të fitojë një perspektivë të gjerë mbi financën, menaxhimin dhe zhvillimin strategjik.

Kontributi në komunitetin shqiptar

Përveç arritjeve profesionale, Blerta është një figurë e rëndësishme në komunitetin shqiptar në Zvicër. Ajo ka dhënë një kontribut të madh në mentorimin dhe mbështetjen e të rinjve përmes iniciativave të ndryshme si: Illyrian Brains – një iniciativë për mentorim dhe edukim, Albanian Engineering of Switzerland (AES) – mbështetje për profesionistët shqiptarë në Zvicër, Instituti për Avancim Kombëtar – kontribut në politika dhe zhvillim ekonomik, si dhe Germin – angazhimi i diasporës shqiptare.

Gjithashtu, ajo ka moderuar emisionin Leadership & Innovation Show, ku ka ftuar shqiptarë të suksesshëm nga e gjithë bota për të diskutuar tema mbi lidershipin, financën dhe inovacionin. Me organizimin e webinareve falas mbi menaxhimin dhe financën, ajo synon të ndajë njohuritë e saj me të tjerët dhe të ndihmojë të rinjtë të zhvillojnë aftësitë e tyre profesionale.

Mesazhi i saj për të rinjtë

Blerta beson fuqimisht se suksesi nuk arrihet i vetëm Për të, familja ka qenë një shtyllë e fortë mbështetëse, veçanërisht Maki i saj, Bukurije Berisha, e cila e ka udhëhequr me dashuri dhe vizion.

“Pas çdo arritjeje qëndron një rrjet njerëzish që na mbështesin dhe na frymëzojnë. Për mua, ky rrjet ka qenë familja ime dhe mbi të gjitha, Maki im (Bukurije Berisha), e cila më ka udhëhequr me dashuri, forcë dhe vizion. Ndaj sot, ju inkurajoj që jo vetëm të synoni majat për veten tuaj, por edhe të bëheni drita dhe mbështetja për dikë tjetër. Sepse kur mbështesim dhe frymëzojmë njëri-tjetrin, ne jo vetëm që ndërtojmë sukses individual, por krijojmë një ndikim të vërtetë dhe të qëndrueshëm për brezat që vijnë”, thekson ajo në mesazhin e saj drejtuar të rinjëve.

Blerta synon të jetë një shembull frymëzimi për të tjerët dhe të nxisë shqiptarët në mbarë botën që të ndjekin ëndrrat e tyre me vendosmëri dhe pasion.

albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch

 


Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Inxhinierja shqiptare në Amerikë arrin majat e industrisë kimike

January 28, 2026

Kamberi kërkon nga Qeveria e Serbisë formimin e një fondi të veçantë për Luginën e Preshevës

August 23, 2025

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, me bashkëpunëtorë po qëndron në Zvicër

August 23, 2025
Mos humbni
Kronikë

Rreth 50 aksidente trafiku dhe 2 mijë e 486 tiketa trafiku për një ditë në Kosovë

By adminFebruary 11, 2026

Edhe 22 aksidente trafiku me lëndime dhe 27 të tjera me dëme materiale kanë…

Hetohet rasti i një vjedhje të rëndë në Parallovë të Novobërdës

February 11, 2026

Moti sot me vranësira të shpeshta

February 11, 2026

Konfiskohet një armë gjuetie në Viti

February 11, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Rreth 50 aksidente trafiku dhe 2 mijë e 486 tiketa trafiku për një ditë në Kosovë

February 11, 2026

Hetohet rasti i një vjedhje të rëndë në Parallovë të Novobërdës

February 11, 2026

Moti sot me vranësira të shpeshta

February 11, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.