- Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor
- Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës
- Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë
- Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit
- Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave
- Policia publikon statistikat e fundit: 28 aksidente me të lënduar dhe 1,996 tiketa trafiku
- Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Viti, rasti po hetohet nga organet kompetente
- Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu
Author: admin
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me kryesuesin e Kuvendit Komunal Kushtrim Kadriun kanë prit në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ku kanë diskutuar për projektet e përbashkëta Kosovë-Shqipëri dhe gjendjen politike në të dyja vendet. Më pas Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, u shpall “Qytetar Nderi” i Komunës së Gjilanit. Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se ishte kënaqësi e jashtëzakonshme të mirëpresim në Gjilan, presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. “Pas një takimi ku diskutuam për projektet e përbashkëta Kosovë-Shqipëri, gjendjen politike në të dyja vendet, patëm nderin e veçantë…
Njësiti patrullues i Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-Zhegër, në bashkëpunim me policinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), kanë ndërmarrë një aksion të përbashkët për parandalimin e kontrabandës së mallrave nga territori i RMV në territorin e Republikës së Kosovës. Kështu, në fshatin Mjak të Vitisë, është ndaluar një automjet transportues me ngjyrë të bardhë dhe targa vendore i cili drejtohej nga shtetasi kosovar U.J. Gjatë kontrollit të automjetit, janë gjetur sasi të konsiderueshme mallrash komerciale për të cilat i dyshuari nuk posedonte dokumentacion përkatës. Policia ka sekuestruar rreth 108 kuti me këpucë të llojeve të ndryshme…
Sherafedin Kadriu (Anton Nikë Berishës) Me mëngjes më thirre për gëzim E marr me mend do t’më uroje kremten e Ditës së madhe që i jep fund agjërimit si për herë prej se u njohëm nga afër O njeri a hyjni qofsh i shtrirë me kollin në jastëk të trishtova dhe Ty Ti qofsh i uruar e shëndetin e botës paç po, mua m’ka vdekur dashnia për kremte Ka pesë vjet … II Nuk e di ku paskam tretë e ku paskam mbërri po sot më paska vdekur edhe një poezi diku në thellësi të shpirtit Vetëm një varg…
Rikthimi i Donald Trump në skenën politike amerikane dhe paralajmërimet për tarifa të reja tregtare ndaj Kinës dhe vendeve të tjera kanë nxitur shqetësime për ndikimin që mund të kenë edhe në Evropë – përfshirë Zvicrën. Për këtë çështje, albinfo.ch bisedoi me Fehmi Fetahun, kryetar i Bordit të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër. “Zvicra është e ndërlidhur ngushtë me tregun global. Edhe pse nuk është në BE, çdo tarifë e re nga SHBA-të do të ndikojë në kostot dhe zinxhirin e furnizimit, veçanërisht për bizneset e vogla dhe të mesme shqiptare,” thekson Fetahu. Ai shton se…
Kryetarja e Preshevës Ardita Sinani u prit sot nga Ministri i kulturës Hajrulla Çeku në Kosovë
Projekte konkrete për Preshevën e për kulturën tonë të përbashkët Sot takuam Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, mikun tonë të çmuar z. Hajrulla Çeku. Pa dyshim ishte një takim i mbushur me bashkëpunim, vizion dhe përkushtim të ndërsjellë. Me ministrin Çeku diskutuam dhe u koordinuam për realizimin e projekteve të përbashkëta në fushën e Kulturës, Trashëgimisë Kulturore dhe Sportit – fushë këto kyçe për identitetin dhe shpirtin një kombi. Projektet që do të konkretizohen do të jenë jo vetëm krenari e Qeverisë së Kosovës, por edhe e Komunës së Preshevës, sepse janë vepra që i…
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me nënkryetaren Leonora Morina Bunjakun, pritën në takim një delegacion nga Mbretëria e Bashkuar, të udhëhequr nga deputeti Alex Sobel dhe Cllr Helen Hayden nga organizata “City Leaders. Në takim u bisedua lidhur me thellimin e bashkëpunimit dhe zhvillimet aktuale në vendin tonë. I pari i komunës, tregoi se sot në Gjilan kishim nderin të mirëpresim delegacionin nga Mbretëria e Bashkuar, të përbërë nga deputeti Alex Sobel dhe Cllr Helen Hayden nga organizata “City Leaders”. Më tej ai theksoi se gjatë këtij takimi shkëmbyen ide dhe diskutuan mbi zhvillimet aktuale në vendin…
Dëmtimi i qëllimshëm i ndriçimit publik në qytetin e Vitisë nuk është vetëm një akt vandalizmi, por një sjellje tejet e papërgjegjshme që rrezikon drejtpërdrejt sigurinë e qytetarëve. Është e papranueshme që dritat publike, të cilat janë vendosur për të siguruar lëvizje të lirë dhe të sigurt për të gjithë, të bëhen cak i huliganëve apo i individëve të pandërgjegjshëm. Dëmtimi i ndriçimit publik, sjell pasoja të shumëfishta. Përveç krijimit të një ambienti të errët e të pasigurt, veçanërisht për skaj lumit Morava dhe afër shkollave, rreziku i kontaktit me kabllot e rrymës është real dhe i madh, sidomos për…
Me rastin e 26 vjetorit të Betejës së Koshares, kryetari i Komunës Gjilanit, Alban Hyseni, ka përkujtuar të rënët e Betejës së Koshares. Kryetari i Komunës së Gjilanit, tha se më 9 prill 1999 nisi Beteja e Koshares, një nga momentet më të lavdishme të historisë sonë të re dhe ndër përballjet më të ashpra të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër regjimit serb. “Në këtë betejë të lavdishme u dallua komandanti dhe strategu Agim Ramadani, emri i të cilit mbetet përjetësisht i gdhendur në kujtesën tonë kombëtare”, tha Alban Hyseni. Më tej i pari i Gjilanit, theksoi se me guxim,…
Investimet në fushën e arsimit po tregojnë edhe rezultate konkrete te nxënësit. Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se me mbi 700,000 euro investime, kanë pajisur këtë shkollë me laboratorë bashkëkohorë dhe kabinete pune, duke krijuar kushte ideale për mësim teorik dhe praktikë profesionale. Sipas tij Shkolla Teknike “Mehmet Isai” – Model i suksesit në arsimin profesional. “Si rezultat, kemi pasur rritje të madhe të interesimit të nxënësve për këtë shkollë dhe përgatitje më cilësore për tregun e punës”, tha Alban Hyseni. I pari i Komunës së Gjilanit, thekson se ky projekt është dëshmi e qartë e përkushtimit…
Sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell gjatë orëve të mëngjesit. Në vijim priten reshje lokale shiu, kryesisht në orët e pasdites dhe mbrëmjes, të cilat në momente të caktuara pritet të jenë në formë rrebeshi, ndërkaq në zonat malore parashikohen reshje të reja bore. Po ashtu, në orët e mbrëmjes pritet të depërtojnë masa të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit, ku nuk përjashtohet mundësia për ndonjë fjollë bore edhe në zona më të ulëta, raporton Meteo Kosova, Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale nga 10 deri në…

