Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

April 30, 2026

Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti

April 30, 2026

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!
  • Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti
  • Kthimi i dashurisë
  • Kosova ende nuk e di kundërshtarin, çfarë ndodhi me Poloninë?
  • Mbahet manifestimi tradicional kulturor “Ditët e Agimit 2026”
  • Kur profesorët universitarë bëhen edhe tregtarë!
  • Pse Feride Rushiti nuk e mori mbështetjen e opozitës?!
  • Drejtori Shabani takon zv. komandantin e FSK-së në Gjilan
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” në Universitetin Publik “Kadri Zeka” të Gjilanit
Lajme Lokale

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” në Universitetin Publik “Kadri Zeka” të Gjilanit

adminBy adminApril 11, 2025Updated:April 11, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Me një ceremoni solemne dhe të veçantë akademike, Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan i akordoi sot titullin më të lartë nderi,”Doctor Honoris Causa”, Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesisë së Tij z. Bajram Begaj.

Ceremonia u mbajt në universitet ku mblodhi personalitete të larta nga Kosova dhe Shqipëria, përfaqësues të institucioneve qendrore e lokale, ambasadorë, akademikë, si dhe profesorë e studentë të UKZ-së.

Fillimisht, Presidenti Begaj u prit në mënyrë solemne nga Rektori Dërmaku dhe stafi i tij. Ai u shoqërua në ambientet e Rektoratit, ku u nënshkrua në Librin Amë të Universitetit, një akt simbolik që i parapriu ceremonisë zyrtare të nderimit.

Në hapje të ceremonisë, pas intonimit të Himnit të Kosovës dhe Himnit Kombëtar, Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, theksoi rëndësinë që ky titull përfaqëson për institucionin dhe shoqërinë.

“Sot, në këtë ceremoni solemne, Universitetin Publik “Kadri Zeka” ka nderin e veçantë që t’i ndajë titullin “Doctor Honoris Causa” Shkëlqesisë së Tij, Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. Ky nuk është vetëm një titull formal, ky është një akt mirënjohjeje, respekti dhe falënderimi për një jetë në shërbim të kombit, të dijes dhe të humanizmit. Si Shef i Shtabit të Përgjithshëm dhe si President i Republikës, keni qenë zëri i qetë, por i vendosur, i kombit tonë. Në momentet më të errëta për Kosovën, kur kishte nevojë për dorën e vëllait, ju ishit aty, jo për lavdi, por për përkushtim, jo për pozicion, por për mision,” ka thënë Rektori Dërmaku në fjalën e tij.

Po ashtu, Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, në fjalën e tij ka thënë se populli i Kosovës nuk harron, qytetarët e thjeshtë të Gjilanit ju kujtojnë me zemër, sepse ju ishit aty kur kishte më së shumti nevojë, por edhe në paqe angazhimi juaj ka qenë i vazhdueshëm.

“Ju ishit përkrahës i pavarësisë, i të drejtave tona, i arsimit dhe i zhvillimit institucional. Ju i dhatë Kosovës zë në diplomacinë shqiptare dhe forcë në skenën ndërkombëtare. Sot, ju jeni në vendin tuaj, në Gjilan, në shtëpinë tuaj, në mesin e vëllezërve që i dolët në ndihmë në kohët më të vështira. Në këtë Universitet që mban emrin e heroit Kadri Zeka, ju mirëpresim në tempullin tonë të dijes dhe kujtesës historike. Përmes këtij titulli, ne nderojmë një njeri që mishëron virtytet më të larta të një udhëheqësi modern, njeri të dijes, karakterit dhe përulësisë”, ka thënë Rektori Dëmaku.

Ndër tjerash Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, ka thënë se, le të jetë ky moment një mesazh për studentët tanë: Po, ia vlen të studiosh. Po, ia vlen të shërbesh. Po, ia vlen të jesh i ndershëm, i përkushtuar dhe njerëzor.

Nndërsa në fjalën e saj Ministrja e Arsimit Shkencës teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Arbërie Nagavci tha se nderimi që sot i bëhet Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj, nga një institucion i rëndësishëm arsimor si Universiteti Publik “Kadri Zeka”, është një dëshmi e fuqisë që ka arsimi për të ndërtuar ura bashkëpunimi, respekti dhe uniteti kombëtar.

“Është nder i veçantë për Republikën e Kosovës që Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj, po nderohet sot me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan. Ky akt simbolizon jo vetëm respektin për një personalitet të shquar të kombit tonë, por edhe thellimin e lidhjeve ndërmjet institucioneve tona akademike e shtetërore,” ka thënë Ministrja Nagavci.

Më pas, Prof. Asoc. Dr. Shpresa Qamili lexoi laudacionin zyrtar për Presidentin Begaj, duke përshkruar kontributin e tij si figurë politike, humane dhe përfaqësues i unitetit mbarëkombëtar.

Pastaj Prorektori Prof. Dr. Dukagjin Leka lexoi vendimin e Senatit të Universitetit Publik “Kadri Zeka”, me të cilin Presidentit të Republikës së Shqipërisë i akordohej titulli Doctor Honoris Causa.

Në momentin solemn, të shoqëruar me Himnin Akademik “Gaudeamus Igitur”, Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, i dorëzoi diplomën e titullit Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesisë së Tij z. Bajram Begaj.

Në fjalën e tij, Presidenti Begaj falënderoi Universitetin për këtë nder të veçantë. Ai tha se marrja e titullit “Doctor Honoris Causa”, nga Universiteti Publik “Kadri Zeka”, ka domethënie shumë të madhe dhe nuk mund t’i fsheh dot emocionet. Nga sot lidhja me qytetin dhe Universiteti “Kadri Zeka” është shumë e madhe lidhja me Kosovën, kjo lidhje do të jetë kurdo e kudo, në çdo rrethanë e situatë, tha presidenti Begaj.

“Universiteti Publik “Kadri Zeka”, mban emrin e birit të shquar të këtyre trevave, patriot dhe luftëtar shumë i madh dhe besoj që emri i tij ndriçon rrugën e universitetit dhe të atyre studentëve që studiojnë këtu. Është një nderë i jashtëzakonshme të marrë këtë titull sot. Vlerësim është jo vetëm një nder personal për mua, por edhe një përgjegjësi si një kujtesë për arsimin dhe për brezat e rijnë që vijnë pas. Nuk mjafton thjesht të kemi më shumë universitete, por na duhen më shumë njerëz të aftë, më shumë shkencëtarë, sipërmarrës të cilët mendojnë për të ardhmen dhe të tjerët. Të punojmë së bashku për një shoqëri më të fortë dhe të ditur për të ardhmen e përbashkët”, ka thënë ndër të tjera Begaj.

Ceremonia u përmbyll me një pjesë muzikore artistike, ku Solistja Rina Kurteshi e shoqëruar me piano nga Flakron Kallaba, interpretuan veprat shqiptare “Pranvera filloj me ardhë” krijim kompozitorit Tonin Harapi dhe “Margjelo” krijim i kompozitorit të njohur shqiptar, Prenk Jakova, me tekst të Filip Ndocajt.

Në nderim të kësaj ceremonie të veçantë, në oborrin e Universitetit Publik “Kadri Zeka” u mboll një pishe simbolike nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij z. Bajram Begaj, Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku dhe Ministrja e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë znj. Arbërije Nagavci.

Kjo pishë është një shenjë kujtese dhe mirënjohjeje, një simbol i jetës, qëndrueshmërisë dhe lidhjes së përhershme mes institucioneve tona dhe vlerave që na bashkojnë. /GJILANI INFO/

 

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Drejtori Shabani takon zv. komandantin e FSK-së në Gjilan

April 30, 2026

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, viziton Policinë Rajonale në Gjilan

April 29, 2026

Huruglica: Bashkëpunimi ndërinstitucional është thelbësor për zhvillimin lokal

April 29, 2026
Mos humbni
Opinione

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

By adminApril 30, 2026

Shkruan: Selajdin Abdullahu Në Republikën e Kosovës, demokracia ka zbuluar një funksion të ri:…

Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti

April 30, 2026

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026

Kosova ende nuk e di kundërshtarin, çfarë ndodhi me Poloninë?

April 30, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

April 30, 2026

Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti

April 30, 2026

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.