- Leo Messi nuk ndalet, “pleshti” vendos dy rekorde të reja në Botëror
- Kombajnat në ara, fermerët presin një nga sezonet më të mira të grurit në Kosovë
- Njerëzit me maska
- Mësimdhënësit e sistemit paralel – nga sakrifica historike në neglizhencë institucionale
- Me shkruaj një leter…
- Prokuroria Themelore në Gjilan: 12 aktakuza ndaj 12 personave për vepra të ndryshme penale
- E ardhmja e Kosovës nuk mund të ndërtohet mbi përçarjet politike
- Vazhdojnë punimet për përmirësimin e infrastrukturës në Kabash të Vitisë
Author: admin
Tahir Desku Kemi zënë të duhemi ndryshe Unë hesht ti hesht gurë të gurëzuar Më ka mbetur edhe kënga Fuqia ime e fundit As në varr nuk do të më lërë të qetë Gjeje një mënyrë tjetër për dashuri Anitë Kështu si jam pa krahë lehtë mund të humbas Ç’të bësh pastaj me mua të humburin Ti do të shkosh pas luleve pas fluturave Unë nuk mund të ik te yjet Ata pikojnë pluhur Mos shko te lulet Ato jetojnë vetëm një stinë Këtu jemi të amshuar Hajde të duhemi ndryshe Heshtja e zezë më vret Po e shqyej kraharorin…
Azem Shreli Mos u bëj poet nëse s’mund të lindësh me secilin varg, të lindësh me secilën fjalë. Ngrehu mbi veten në do t’rrokësh frerët e erërave, të shkelësh shpërgajt e mërisë dhe shtrëngatat e gjakut tënd. Nëse dashurohesh, dashurohu n’flakë e n’valë, jo në sy të kaltër, se bëhesh det i çmendur pendimi. Mos u bëj poet nëse s’mund të vdesësh për secilin varg, të vdesësh për secilën fjalë.
Me ardhjen e pranverës, vijnë edhe ditët e bukura me diell, si dhe mundësia e shëtitjeve me njeriun e zemrës apo miqtë gjatë ditëve të pushimit. Por vetëm kaq mund të sjellë kjo stinë? Në fakt, jo vetëm kaq, pasi me fillimin e saj vjen edhe e ashtuquajtura “e keqja e pranverës”, që, përveç alergjive, sjell edhe lodhje, mungesë përqendrimi, humor të keq, ankth dhe agresivitet. Pra ndërrimi i stinëve na bën të ndihemi jopozitivë. Sipas ekspertëve, bëhet fjalë për një problematikë që prek në masë të madhe gratë, gjashtë herë më shumë se burrat. Bëhet fjalë për shqetësime…
Nga: Fadil Maloku 1. Nëse, totalitarizmi i ri neoliberal, (lexo: “izolacionist” e korporativ që ndërtohet me Donald Trump) fillon ta trajtoj Kosovën si një levë dukusuritjeje apo edhe si një lloj transaksioni e “këmbimi” bilateral të (ri)integrimeve të reja rajonale, atyre kontinentale, po edhe atyre globale, ku realisht do mund të cenoheshin rëndë interesat vitale kombëtare shqiptare, mendoj që duhet pa hamendje dhe me gjitha mjetet ta vonojmë këtë synim kobëzi e ambicie të gabuar e në disfavor të interesave afatgjata kombltare! 2. Mirëpo, nëse ky lloj “koncesioni” a transaksioni vlerësohet unanimisht nga këndi i interesave vitale se është…
Shoqata e Industrisë së Qumështit kërkon nga Qeveria të ndalojë shtrenjtimin e energjisë: Do të detyrohemi të rrisim çmimet
Shoqata e Industrisë së Qumështit të Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndërhyjë për të ndaluar shtrenjtimin e energjisë elektrike, duke theksuar se kjo rritje do të dëmtojë rëndë sektorin e prodhimit të qumështit. Kryetari i shoqatës, Gani Durmishi, ka deklaruar se tashmë po përballen me kosto të larta për ambalazhin, pagat e punëtorëve dhe shpenzime të tjera operative. Ai thekson se, pavarësisht përpjekjeve për të ruajtur stabilitetin e çmimeve, një rritje e re e tarifave të energjisë do t’i detyrojë të shtrenjtojnë produktet e qumështit. “Me gjithë sakrificat e bëra deri tani për të ruajtur…
Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes vendimtare kundër Islandës për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve, e cila do të luhet sot në stadiumin “Enrique Roca de Murcia” në Spanjë. Dardanët kanë zbritur në fushë me përkushtim të plotë, të motivuar dhe të gatshëm për të dhënë maksimumin në këtë përballje të rëndësishme. Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, në konferencën për media ka theksuar se ekipi duhet të jetë i përqendruar gjatë gjithë ndeshjes dhe të tregohet i disiplinuar taktikisht, veçanërisht kur Islanda ka posedimin e topit. “Gjasat për fitore? Siç e…
Sibel Halimi Ne jemi vazhdimësia e braktisjes Strehuar në njërën prej çative Këndet fshehin shikimet Divanet pagjumësitë e dashurive të pa jetuara Nën shkallë Botën marrim në gji E të nesërmen ecim tutje mbi kalldrëmet e historisë Me qafën mbuluar në shall valëvitur si vetë liria Presim lindjen e njërës Pasnesër varrosim bardhësinë E mbase e harrojmë veten Në fjalën e pathënë Fati i gruas nuk është anonim
Policia e Kosovës ka bërë të ditur sot se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2110 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 26 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 26 me dëme materiale. Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 17 persona. Ndërkaq 9 të tjerë janë dërguar në mbajtje si dhe një person është ndaluar nga policia./GJILANI INFO/
Ilir Muharremi Këtë të diel, artistja e talentuar Sindi Muharremi do të ngjitet në skenën e spektaklit “Yjet Shqiptarë të Diasporës”, që transmetohet në Top Channel. Ajo do të performojë këngën e famshme të Eurovizionit, “Mon amour” nga Slimane, duke sjellë një interpretim emocionues për publikun. “Yjet Shqiptarë të Diasporës” është një talent show i dedikuar zbulimit dhe promovimit të talenteve të rinj shqiptarë ose me origjinë shqiptare, duke u dhënë atyre një mundësi të shkëlqyer për t’u afirmuar në skenën ndërkombëtare. Spektakli zhvillohet nën udhëheqjen e Ilir Shaqirit, një prej balerinëve dhe koreografëve më të njohur shqiptarë. Është projekt…
Sot do të mbajë moti vranët dhe me intervale me diell. Sipas IHMK, vranësirat vende-vende mundë të shoqërohen me riga lokale shiu. Temperaturat minimale pritet të jenë nga 1 deri 4°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 15°C deri në 20°C. Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.

