Author: admin

Hizdri Halit Gubetini lindi më 8 prill të vitit 1977 në Polenicë, paralagje e Podujevës, e njohur sot si Podujeva e Re. Qysh në fëmijëri, ëndrrat e tij nuk kishin kufij – ai nuk shihte vetëm përtej horizontit, por ëndërronte të sfidonte lartësitë dhe të fluturonte në qiell. Dashuria e tij për fluturimin nuk ishte thjesht një pasion i çastit, por një thirrje e brendshme, një forcë që e shtynte të sfidonte gravitetin dhe të përjetonte lirinë që vetëm qielli mund t’i ofronte. E, dinte se mjeshtëria e parashutizmit bartte rreziqe të shumta, por asgjë nuk mund ta zmbrapste.…

Read More

Policia në Viti ka arrestuar një person, pasi që, gjatë kontollit të shtëpisë së tij, janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjysmë automatike dhe tri thika. Policia njofton se pas intervistimit, me vendim prokurorit i dyshuari është liruar, kurse rasti vazhdon në procedurë të rregullt./GJILANI INFO/

Read More

Kanë kaluar mbi dy dekada e gjysmë që kur kishte nisur realizmi i qarkores së qytetit në Gjilan dhe pronat e qytetarëve asnjëherë nuk janë shpronësuar. Tashmë kjo punë po merr zgjidhjen, për të cilën për 25 vjet nuk ishte interesuar thuajse askush. Vendimi për shpronësimin e tokave të qarkores tashmë është miratuar nga Qeveria e Kosovës. Bekim Salihu, drejtori për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë në Komunën e Gjilanit, tha se është shumë i lumtur që të ndaj një lajm shumë të mirë dhe të rëndësishëm për qytetarët e Gjilanit. Ai tregoi se është fjala për elaboratin e hartuar nga…

Read More

Sot parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet të ketë edhe reshje lokale shiu, kryesisht më vonë gjatë pasdites, të cilat në momente të caktuara pritet të jenë në formë të rrebesheve. Reshjet më të përqëndruara parashihen në zonën jugore, juglindore dhe lindore. Si pasojë e prezencës së grimcave të pluhurit saharian, shiu do të jetë i përzier me baltë. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, veçanërisht në veri, me shpejtësi prej 15 deri në 50 km/h. Temperaturat…

Read More

Në “Arena Kombëtare” u luajt ndeshja e dytë e Grupit K e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2026 mes Shqipërisë dhe Andorrës. Shqipëria fitoi me shifrat 3-0, duke arritur fitoren e parë në grup, pas humbjes së sfidës së parë në “Wembley” 2-0 me Anglinë. Përsa i përket takimit, në minutën e nëntë u zhbllokua rezultati. Pas një krosimi të Asllanit, Rei Manaj goditi me kokë, duke kaluar kuqezinjtë në avantazh. Kuqezinjtë nuk u ndalën, teksa në të 19’ pas një veprimi të bukur në zonë, Broja pasoi te Manaj, i cili realizon golin e dytë. Në pjesën e…

Read More

Mirvete Elmazi Mehmeti Me batanije mbështjellë e cigaren në buzë shfryj brengën me veten deri në rrapëllim shiu Viti 2000 vetëm 36-t vjeçe vdekja sa vinte e zhdukej Gjysmë e alivanosur shpirtin në grusht shtrëngoja për gjoksi që të mos më braktiste Sa kam fjetur,nuk mbaj mend nuk mbaj mend as rrugën me rërë apo në kalldrëm shtruar ishte Mbaj mend,vetëm batanijen e cigaren që shfryja brengën deri në rrapëllim shiu në imazhin e një ëndrre.

Read More

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan,  u mbajt Gara Ndërkombëtare e Matematikës “Math Kangaroo”, ku më shumë se 250 nxënës nga shkollat e Gjilanit, Kamenicës, Artanës dhe Preshevës demonstruan aftësitë dhe njohuritë e tyre në matematikë. Ky aktivitet i mbushur me vullnet, energji dhe entuziazëm ishte një mundësi për nxënësit e Anamoravës për të treguar se ata janë të aftë të përballen me sfidat e matematikës dhe të bëjnë krenarë prindërit dhe rrethin e tyre. Universiteti Publik “Kadri Zeka” mbështet gjithmonë aktivitete të tilla, duke inkurajuar nxënësit që të vazhdojnë studimet dhe të kontribuojnë në shoqërinë e Kosovës.…

Read More

Misri duke qenë si njëra ndër kulturat jashtëzakonisht të rëndësishme për ekonominë e vendit, vazhdon të mbështetet nga Komuna e Gjilanit. Drejtori për Bujqësi, Bajram Isufi, tha se duke u bazuar në planin e punës për këtë vit, kanë shpallur thirrje për aplikim për farë misri dhe pleh artificial. Ai tregoi se të drejtë aplikimi kanë të gjithë fermerët e komunës, të cilët janë kultivues të misrit. Derisa përparësi kanë ata që jetojnë në fshatra.  Sipërfaqja e planifikuar duhet të jetë  nga 0.20 hektarë deri në 0.98 hektarë. Aplikimi ka nisur nga 21 marsi dhe mbyllet më 9 prill. “Prioritet ndër prioritete…

Read More

N.M. /RTKlive Sot shënohet 26-vjetori i fillimit të sulmeve të NATO-s ndaj caqeve ushtarake policore serbe. 26 vjet më parë NATO ndërhyri për të ndaluar gjenocidin e vazhdueshëm të kryer kundër popullit të Kosovës. Më 24 mars bëhen 26 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të Aleancës Veri-Atlantike kundër caqeve ushtarake policore në ish-Jugosllavi. Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë kishte mundësuar edhe kthimin në shtëpitë e tyre të më shumë se 800 mijë refugjatëve, personave të zhvendosur brenda dhe jashtë Kosovës, raporton RTKlive. Më 12 qershor 1999 filloi vendosja e rreth 50 mijë ushtarëve nga 36 vende të botës, prej…

Read More

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, realizoi një vizitë inspektuese në terren për të monitoruar punimet që po kryhen në përgatitjen për asfaltim të rrugës që çon te varrezat e reja në fshatin Smirë. Gjatë vizitës, Haliti theksoi rëndësinë e përmirësimit të infrastrukturës dhe qasjes në këtë zonë, e cila do të sjellë lehtësira për banorët e fshatit dhe familjarët që vizitojnë varrezat. Haliti, poashtu ka vizituar edhe punimet që janë duke u kryer në rrugët Podgorc -Lubishtë, Devajë, Kabash-Binqë-Beguncë dhe të tjera rrugë, të cilat jo vetëm që lidhin lagjet e fshatrat rurale e bujqësore, por lehtësojnë…

Read More