- Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor
- Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës
- Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë
- Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit
- Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave
- Policia publikon statistikat e fundit: 28 aksidente me të lënduar dhe 1,996 tiketa trafiku
- Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Viti, rasti po hetohet nga organet kompetente
- Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu
Author: admin
Komuna e Gjilanit, realizon ekskursionin për maturantët e shkollave të mesme në Shqipëri. Për herë të parë shpenzimet e ekskursionit mbulohen nga komuna. Tashmë është nënshkruar edhe kontrata me operatorin ekonomik. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, nënshkrimin e kontratës e ka vlerësuar si lajm fantastik. “Kontrata u nënshkrua, ekskursioni i maturës në Shqipëri, shpërblim i veçantë për çdo maturant të Gjilanit”, tha kryetari Alban Hyseni./GJILANI INFO/
Policia e Kosovës arreston tre të dyshuar për katër vepra të ndryshme penale, ndër to edhe për vjedhje të identitetit dhe kredencialeve
Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, pas veprimeve hetimore, me mbështetjen edhe nga njësitë tjera relevante policore, ka zhvilluar kontroll në tri lokacione të ndryshme në Gjilan, me ç’rast janë arrestuar tre persona të dyshuar. Të dyshuarit, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, dhe në grup edhe me persona të tjerë, dyshohet se kanë mashtruar qytetarë të ndryshëm kryesisht shtetas të huaj, duke i joshur përmes thirrjeve telefonike, përdorimit të identiteteve të rrejshme dhe metodave të sofistikuara dhe kanë arritur t’i bindin që të investojnë në bursa…
Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar mbi 1 mijë e 955 tiketa trafiku. Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se kanë ndodhur 59 aksidente; 25 prej tyre me të lënduar dhe 34 me dëme materiale. Ndër tjera thuhet se janë arrestuar 16 persona e 14 janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit./GJILANI INFO/
Kryetari Hyseni rrit fondet e buxhetimit me pjesëmarrje nga 280 mijë euro në 400 mijë euro për vitin 2025
Për të tretin vit radhazi, Komuna e Gjilanit, po realizon buxhetimin me pjesëmarrje. Arbenita Sopi Haziri, drejtoreshë për Administratë në Komunën e Gjilanit, tha se motoja e buxhetimit me pjesëmarrje për këtë vit është: “Lagjja jote, vendimi yt”. Tashmë është publikuar edhe kalendari i takimeve publike, dhe do të mbahen gjashtëmbëdhjetë sosh. Ajo tregon se takimet e para mbahen në shtatë lagje dhe fshatra të komunës dhe nisin nga 14 maji dhe vazhdojnë deri më 23 maj, ku qytetarët japin propozimet e tyre për projekte. Derisa takimet e dyta vazhdojnë nga 26 deri më 30 maj, votohet për projektet…
Në prezencë të menaxhmentit të QKMF-së, shërbimit të Stomatologjisë dhe familjes Mustafa, është pensionuar pas një periudhe të gjatë pune profesionale, mbi 30 vite në shërbim të qytetarëve, një prej emrave të shquar kontributdhënës, Dr. Salihe Abdyli Mustafa, specialist i Ortodoncisë. Dr. Salihe Mustafa filloi kontributin e saj ndaj qytetarëve qysh herët nga viti 1987. Pas një periudhe profesionale ndaj pacientëve, Dr. Salihe Mustafa zgjedhet Shefe e Shërbimit të Stomatologjisë, duke treguar korrektësi e intelektualitet, për të vazhduar si Drejtoreshë e QKMF-së. Përpos nivelit lokal, Dr. Salihe Mustafa shtrin përgjegjësitë e saj në nivelin qëndror si deputete e Kuvendit…
Sot do të jetë moti me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell kohëpaskohe. Nga orët e para të ditës, janë të mundshme zhvillime të rrebeshesh shiu dhe bubullima në disa zona të vendit. Pjesërisht nuk përjashtohet mundësia e ndonjë stuhie më të ashpër me breshër dhe erëra. Erëra jugperëndimore do të fryjnë me shpejtësi 4-11m/s, ndërsa në mbrëmje pritet ndryshimi i drejtimit të erës në veriore. Temperaturat maksimale do të jenë paksa më të ulëta, nga 20°C në 23°C.
Xherdan Shaqiri po përjeton një sezon të jashtëzakonshëm në Superligën e Zvicrës, duke e udhëhequr Baselin drejt titullit të parë pas plot tetë vitesh pritje. Ylli nga Kosova ka qenë protagonist absolut, duke u shndërruar në liderin e padiskutueshëm të kampionatit. Me 15 gola dhe plot 20 asistime në 30 ndeshje, Shaqiri është jo vetëm golashënuesi më i mirë i Superligës, por edhe asistuesi më i saktë. Rikthimi i tij verën e kaluar te Baseli ka rezultuar vendimtar. Edhe tifozët më besnikë nuk e kishin parashikuar një formë kaq të lartë. Në fushë, 33-vjeçari është bërë njeriu kyç, me…
Mërgimtari 24 vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në vendin e tij të punës në Milano të Italisë, shkruan albinfo.ch. Sipas informatave të para, thuhet se i riu nga Kosova ishte duke punuar në ndërtimtari dhe në rrethana ende të paqarta ka ndërruar jetë pikërisht në vendin e punës. Pavarësisht ndihmës së shpejtë, për shkak të lëndimeve të rënda, ai ndërroj jetë në spitalin italian. Ai po punonte në një kantier ndërtimi për rinovimin e ndërtesës në numrin 39 të rrugës Bassini. Thuhet se i riu ishte duke punuar për një kompani ndërtimi në rikonstruksionin e një ballkoni në…
Avni Halimi Në botën e letrave, përkthimi është një akt fisnik: një përpjekje për të ndërtuar ura midis gjuhëve, kulturave dhe njerëzve. Një libër që kalon nga një gjuhë në tjetrën, nuk përçon vetëm një histori apo një stil – ai përçon një botë të tërë. Po si qëndron puna e përkthimeve të librit shqip në gjuhën maqedonase, në një gjuhë folësit etnik të së cilës nuk e durojnë, madje e urrejnë institucionalisht gjuhën shqipe? Në vitet e fundit, në Maqedoninë e Veriut ka një prirje për përkthimin e letërsisë shqipe në gjuhën maqedonase. Në shikim të parë, kjo do…
Është vënë gurthemeli i ndërtesave për banimin e përballueshëm dhe social në Gjilan. Në këtë ceremoni ishte kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, zëvendësministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Jeton Raka, ministren e Ekonomisë Artane Rizavanollin, deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe drejtorë e zyrtarë komunalë. Po ashtu kanë vizituar edhe kompleksin e banesave sociale në Gjilan, ku po vazhdon renovimi i tërësishëm: izolimi i plotë i kulmit, fasada e jashtme e gjithë objektit, ku dhe janë ndërruar edhe dritaret. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se Komuna…

