Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Shabani: Vendosja e sistemit GPS do të rrisë transparencën dhe kontrollin e automjeteve komunale

June 5, 2026

Vetëvendosje me aktivitet elektoral edhe në Lagjen ”Dardania”

June 5, 2026

Vetëvendosje me aktivitet elektoral në lagjen “Dheu i Bardhë”

June 5, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Shabani: Vendosja e sistemit GPS do të rrisë transparencën dhe kontrollin e automjeteve komunale
  • Vetëvendosje me aktivitet elektoral edhe në Lagjen ”Dardania”
  • Vetëvendosje me aktivitet elektoral në lagjen “Dheu i Bardhë”
  • NPL“Tregu” ka inspektuar disa hapësira publike në disa fshatra të komunës së Gjilanit
  • Nis procesi për hartimin e Planit të Mobilitetit të Qëndrueshëm Urban në Kamenicë
  • Komuna e Kamenicës mbështet familjet e reja, shpërndan 31 pako për foshnjat e sapolindura
  • Përkujtohet dëshmori i kombit, Kemajl Azizi, në Viti
  • Prokuroria e Gjilanit ndalon dy persona dhe ngre tetë aktakuza për vepra të ndryshme penale
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Opinione»Kur përkthimi bëhet tezgë dhe jo urë
Opinione

Kur përkthimi bëhet tezgë dhe jo urë

adminBy adminMay 6, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Avni Halimi

Në botën e letrave, përkthimi është një akt fisnik: një përpjekje për të ndërtuar ura midis gjuhëve, kulturave dhe njerëzve. Një libër që kalon nga një gjuhë në tjetrën, nuk përçon vetëm një histori apo një stil – ai përçon një botë të tërë. Po si qëndron puna e përkthimeve të librit shqip në gjuhën maqedonase, në një gjuhë folësit etnik të së cilës nuk e durojnë, madje e urrejnë institucionalisht gjuhën shqipe?

Në vitet e fundit, në Maqedoninë e Veriut ka një prirje për përkthimin e letërsisë shqipe në gjuhën maqedonase. Në shikim të parë, kjo do të duhej të ishte lajm i mirë. Të përkthehesh në një gjuhë tjetër do të thotë të zgjerohet lexueshmëria, të bëhesh pjesë e dialogut kulturor, të dalësh nga kufijtë etnikë. Por pikërisht këtu lind paradoksi: a është ky përkthim urë midis kulturave, apo një produkt tregtar me afat të skaduar i cili apriori hidhet në plehra?

Shumë nga përkthimet e letërsisë shqipe në maqedonisht nuk janë nxitur nga ndonjë interes kulturor apo vlerësim i sinqertë për letërsinë shqipe. Ato janë bërë sepse ka fonde, sepse ka grante që shpërndahen me lehtësi, sepse autori shqiptar ka dëshirë të shohë emrin e tij të shtypur në një gjuhë tjetër – madje edhe kur lexuesi maqedonas nuk e njeh, nuk e lexon dhe në disa raste, as nuk dëshiron ta lexojë. Ka botues maqedonasë që e boton në maqedonisht një autor shqiptar sa për t’ia bërë qejfin funksionarit shqiptar në Ministri të Kulturës dhe, pasi ta botojë, askush nuk e sheh në treg! Pra, janë të rëndësishme paratë, dhe jo libri shqip që në rastin konkret shërben vetëm si karrem!

Pra, përkthyesit dhe botuesit, të përfshirë në këto skema, e shohin veprën letrare të përkthyer nga shqipja në maqedonisht jo si tekst për t’u kultivuar, por si mall për të qarkulluar dhe për të sjellë përfitime ekonomike. Asnjë shtëpi botuese maqedonase nuk organizoi një promovim të një libri të përkthyer në maqedonisht nga shqipja, asnjë kritik maqedonas nuk foli mbi ndonjë autor shqiptar sado që mund të jetë me vlera rajonale apo botërore.

Ajo që habit më shumë, në këtë mes, nuk është etja për përkthim, por arsyeja përse kërkohet ai përkthim. Ka autorë që e shohin përkthimin si një dekor për karrierën letrare, si një pasaportë për t’u dukur “ndërkombëtar”. Madje, për disa, të përktheshesh në maqedonisht, duket si një arritje më e madhe sesa të lexohet nga bashkëkombësit. Por çfarë vlere ka përkthimi, kur ai nuk krijon lexues? Kur nuk prodhon dialog? Kur ai nuk shoqërohet me pranimin e vlerës së kulturës që përfaqëson?

Le të jemi të qartë: një pjesë e mirë e publikut maqedonas nuk ka treguar as dëshirë për të lexuar letërsinë shqipe, e jo më për ta vlerësuar. Madje, ende ka një kontingjent shoqëror e institucional në Maqedoninë e Veriut që mohon të drejtën e ekzistencës së gjuhës shqipe në nivel zyrtar, që e sheh kulturën shqiptare si kërcënim dhe jo si pasuri të përbashkët.

Në këtë kontekst, çfarë kuptimi ka të përkthesh një autor shqiptar, kur lexuesi i synuar nuk e njeh dhe nuk e pranon realitetin që ai përfaqëson? A nuk është kjo një fasadë kulturore, një stërvitje e rreme bashkëjetese?
Përkthimi duhet të jetë një akt i thellë dashurie për tekstin dhe për kulturën tjetër – jo një mjet për të plotësuar një CV, as për të përfituar nga ndonjë grant kalimtar. Ai duhet të ndërtojë ura, jo të shpikë pseudo-lidhje që ekzistojnë vetëm në raportet vjetore të institucioneve.

Le të përkthehet letërsia shqipe, kudo dhe në çdo gjuhë, por me dinjitet, me standard dhe mbi të gjitha, me qëllim që të hapet dialog i vërtetë. Përndryshe, po e kthejmë përkthimin në një treg të zbrazët që nuk na nderon as si kulturë, as si popull./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit

May 23, 2026

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

April 30, 2026

Kur profesorët universitarë bëhen edhe tregtarë!

April 30, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Shabani: Vendosja e sistemit GPS do të rrisë transparencën dhe kontrollin e automjeteve komunale

By adminJune 5, 2026

“Sot, së bashku me shefin e autoparkut, Ilaz Rashiti, përcollëm nga afër procesin e…

Vetëvendosje me aktivitet elektoral edhe në Lagjen ”Dardania”

June 5, 2026

Vetëvendosje me aktivitet elektoral në lagjen “Dheu i Bardhë”

June 5, 2026

NPL“Tregu” ka inspektuar disa hapësira publike në disa fshatra të komunës së Gjilanit

June 5, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Shabani: Vendosja e sistemit GPS do të rrisë transparencën dhe kontrollin e automjeteve komunale

June 5, 2026

Vetëvendosje me aktivitet elektoral edhe në Lagjen ”Dardania”

June 5, 2026

Vetëvendosje me aktivitet elektoral në lagjen “Dheu i Bardhë”

June 5, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.