- Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor
- Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës
- Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë
- Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit
- Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave
- Policia publikon statistikat e fundit: 28 aksidente me të lënduar dhe 1,996 tiketa trafiku
- Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Viti, rasti po hetohet nga organet kompetente
- Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu
Author: admin
Në UP “Kadri Zeka” është mbajtur ceremonia e mbylljes së Klinikës Ligjore “Mbrojtja Ndërkombëtare – Azili, Refugjatët dhe Pashtetësia”
Në Fakultetin Juridik të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, përfundoi me sukses Klinika Ligjore mbi Azilin, Refugjatët dhe Pashtetësinë, që u mbajt nga 18 mars deri më 29 prill 2025. Ky program u realizua me mbështetje nga Bashkimi Evropian, UNHCR dhe Programi për të Drejtat Civile të Kosovës (CRPK), duke ofruar mundësi trajnimi dhe zhvillimi për studentët mbi mbrojtjen e të drejtave të refugjatëve dhe personave pa shtetësi. Për këtë, përfaqësuesit e programit të Klinikës Ligjore “Mbrojtja Ndërkombëtare – Azili, Refugjatët dhe Pashtetësia” kanë qëndruar sot në UKZ, ku fillimisht janë pritur në një takim nga Prof. Asoc. Dr.…
Qendra Kulturore “Anamorava” nga Viti ka shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm në skenën folklorike kombëtare, duke u dalluar në edicionin e fundit të Festivalit Burimor “Hasi Jehon”, një nga ngjarjet më të njohura në fushën e trashëgimisë kulturore shqiptare. Në këtë festival prestigjioz, ansambli u nderua me dy çmime të mëdha: Çmimin “Malësorja”, që përfaqëson vendin e dytë për autenticitet dhe paraqitje burimore, një ndër vlerësimet më të rëndësishme të festivalit. Çmimin për trupën dhe valltarët më të mirë burimorë, që dëshmon për nivelin e lartë artistik dhe profesionalizmin e këtij ansambli. Qendra Kulturore “Anamorava”, për vite me radhë,…
Kryetari Kadri Rahimaj ka takuar Ambasadorin e Japonisë, Hiroyasu Tanigaki, me të cilin ka diskutuar rreth pjesëmarrjes së Komunës së Kamenicës në “Osaka Expo”2025. Kryetari Rahimaj nga ky takim ka konfirmuar se Kamenica do të jetë pjesë e kësaj ngjarje madhështore në të cilën marrin pjesë mbi 160 shtete dhe organizata ndërkombëtare. “Kamenica do të jetë pjesë e “Osaka Expo” 2025, në Japoni. Sot, në një takim të parë dhe shumë miqësor me Ambasadorin e sapoardhur të shtetit të Japonisë z. Hiroyasu Tanigaki, kemi diskutuar për pjesëmarrjen e Komunës së Kamenicës në “Osaka Expo” 2025. Në këtë ngjarje madhështore marrin…
Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur se kanë ndodhur 65 aksidente, 26 me të lënduar dhe 39 me dëme materiale. Ndërkaq, janë shqiptue 2 mij e 4 tiketa trafiku, u arrestuan 18 persona dhe 11 janë paraburgosur./GJILANI INFO/
Drejtori i DKA-së, Shpend Nuhiu, së bashku me Kryetarin e Komunës, Alban Hyseni, mirëpritën për t’i uruar për suksesin e jashtëzakonshëm artisten e re Ilda Nuhiu dhe profesoreshën Arta Haziri Nuhiu, pas paraqitjes së tyre të suksesshme në festivalin prestigjioz “Golden Voice” në Maltë. ”Ilda përfaqësoi me krenari Kosovën, duke u renditur e para në kategorinë e saj mes 150 konkurrentëve nga 21 shtete të ndryshme, me një performancë të paharrueshme që fitoi çmimin kryesor”, thotë drejtori i DKA-së, Shpend Nuhiu. “Të rinjtë e qytetit tonë vazhdojnë të na bëjnë krenarë me talentin dhe përkushtimin e tyre – ne…
Zv.Ambasadori i Kroacisë në Kosovë, Nedeljko Shpilek, realizoi një vizitë zyrtare në komunën e Vitisë, ku u prit nga zëvendëskryetari i komunës, Hasan Aliu, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët. Gjatë takimit, zv. kryetari Aliu e informoi diplomatin kroat për të dhëna të përgjithshme mbi komunën, përfshirë numrin e popullsisë, komunitetet që jetojnë në këtë komunë, me theks të veçantë për komunitetin kroat, si dhe për historikun, pozitën e favorshme gjeografike, zhvillimet aktuale dhe projektet në realizim. Ai theksoi edhe rëndësinë e tokës bujqësore dhe potencialin ekonomik të Vitisë, që paraqet një bazë të rëndësishme për zhvillim të qëndrueshëm. Zv.ambasadori Shpilek,…
Kanë filluar punimet për ndërtimin e qendrës rekreativo-sportive tek liqeni në Livoç të Epërm. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimin, kanë parë nga afër punimet të cilat po zhvillohen te Liqeni i Livoçit të Epërm. “Një tjetër premtim po bëhet realitet. Filluan punimet në qendrën rekreativo-sportive tek liqeni në Livoç të Epërm”, tha kryetari Alban Hyseni. I pari i Gjilanit, theksoi se premtimi elektoral, ndërtimi i qendrës rekreativo-sportive tek Liqeni i Livoçit të Epërm po vazhdon. “Është njëri prej pak premtimeve që ka mbetur pa punuar dhe pa i kryer punimet…
Janë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Gjilan me rastin e 5 majit- Ditës së Dëshmorë֝ve. Pos kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në aktivitete ishin edhe nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku, deputetë nga Kuvendi i Kosovës, drejtorë e asamblistë komunalë, përfaqësues të subjekteve politike, ata nga shoqatat e dala nga lufta, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë. Po ashtu në fshatin Përlepnicë të Gjilanit, është zbuluar edhe pllaka përkujtimore me rastin e 40 vjetorit të rënies së heroit Zija Shemsiut dhe është mbajtur edhe akademi përkujtimore. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se nderuan dëshmorët e kombit…
Në Atanë është gjetur pa shenja jete trupi i një femreje, rast ky që është raportuar në polici. Sipas policisë me vendim të prokurorit trupi i pajetë i sajë është dërguar në IML për obduksion dhe rasti në fjalë është duke u hetuar./GJILANI INFO/
Gjatë punimeve afër pendës (digës) së një liqeni në Gjilan janë gjetur disa eshtra, dje pasdite, bëri me dije sot policia. Policia njofton se Njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, kurse për rastin thuhet se është duke u hetuar./GJILANI INFO/

