Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Policia: 2 viktima në aksidente trafiku dhe mbi 1 mijë e 500 gjoba të shqiptuara në 24 orët e fundit

June 29, 2026

Diell dhe temperatura të larta gjatë ditës së sotme

June 29, 2026

Rrëfimet e Nënë Zelës – historia e një familjeje që përjetoi përndjekjet deri në përfundimin e luftës në Kosovë

June 27, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Policia: 2 viktima në aksidente trafiku dhe mbi 1 mijë e 500 gjoba të shqiptuara në 24 orët e fundit
  • Diell dhe temperatura të larta gjatë ditës së sotme
  • Rrëfimet e Nënë Zelës – historia e një familjeje që përjetoi përndjekjet deri në përfundimin e luftës në Kosovë
  • U diskutua Korniza Afatmesme Buxhetore 2027–2029 në Viti, interesim i ulët në debatin publik
  • Sot mot me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 33 gradë
  • Kryetari Hyseni dhe ministri i Shëndetësisë, flasin për investime të reja shëndetësore në Gjilan
  • Policia e Gjilanit apelon për kujdes të shtuar ndaj përdoruesve të trotinetëve
  • Kuvendarët e Gjilanit miratojnë Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2027-2029
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»Vihet gurthemeli i ndërtesave për banimin e përballueshëm dhe social në Gjilan
Lajme Lokale

Vihet gurthemeli i ndërtesave për banimin e përballueshëm dhe social në Gjilan

adminBy adminMay 6, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Është vënë gurthemeli i ndërtesave për banimin e përballueshëm dhe social në Gjilan. Në këtë ceremoni ishte kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, zëvendësministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Jeton Raka, ministren e Ekonomisë Artane Rizavanollin, deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe drejtorë e zyrtarë komunalë.

Po ashtu kanë vizituar edhe kompleksin e banesave sociale në Gjilan, ku po vazhdon renovimi i tërësishëm: izolimi i plotë i kulmit, fasada e jashtme e gjithë objektit, ku dhe janë ndërruar edhe dritaret.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se Komuna e Gjilanit, është një nga komunat që ka arritur të plotësojë kërkesat për këtë projekt jetik dhe shumë të rëndësishëm për qytetarët”, tha Alban Hyseni.

Sipas tij po fillon implementimi i projektit dhe po punohet shumë për mirëqenien e qytetarëve.

I pari i Gjilanit, falënderoi kryeministrin Albin Kurtin zv. ministrin e Mjedisit Jeton Rakën, deputetë dhe të gjithë të tjerët që kanë kontribuar në këtë projekt të rëndësishëm.

Kryeministri Albin Kurti, tha se vendosen gur themelin e ndërtesave për banimin e përballueshëm dhe social në Gjilan. Bëhet fjalë për dy lote, ku do të ndërtohen gjithsej 71 njësi banimi për 71 familje, prej të cilave 57 do të jenë për banim të përballueshëm dhe 14 për banim social.

Sipërfaqja e përgjithshme ndërtimore do të jetë 12 mijë 350 metra katrorë dhe objekti do të përfshijë katër tipe të ndryshme banesash: me sipërfaqe prej 53, 66, 77 dhe 87 metrash katrorë.

Kohëzgjatja e kontratës së ndërtimit është paraparë të jetë 3 vjet. Më shpejt bënë e më ngadalë nuk bënë.

“Qysh në fillim të mandatit patëm filluar me përgatitjet për banimin e përballueshëm social duke vendosur në agjendë qeveritare për komunat që kanë aplikuar dhe këtu në Gjilan po e kurorëzojmë themelin,” deklaroi Kurti.

Kurti theksoi se përfitues nga ky projekt do të jenë çiftet e reja që ende nuk e kanë të zgjidhur problemin e banesës – me kusht që njëri nga partnerët të jetë nën moshën 37 vjeç – si dhe familjet me prindërit vetushqyes.

Ky është një projekt i bashkë financuar mes komunës dhe ministrisë, ku Komuna e Gjilanit kontribuon me lokacionin dhe ndërtimin e infrastrukturës përcjellëse.

Komuna e Gjilanit është njëra ndër pesë komunat për të cilat janë hartuar projektet ideore dhe kryesore për banimin e përballueshëm dhe social.

Nga ana tjetër, zëvendësministri Jeton Raka tha se ky projekt ka për synim të mundësojë një jetë më të denjë dhe më të përballueshme për të gjithë qytetarët.

“Qeveria në vitin 2021 ka miratuar Agjendën Qeveritare për Banim të Përballueshëm dhe Social, ku kemi bërë edhe thirrje publike për komunat,” tha ai, duke shtuar se kësaj thirrjeje i janë përgjigjur vetëm 13 nga gjithsej 38 komuna të vendit”, tha zv.ministri.

Projekti është bashkëfinancim me Komunën e Gjilanit./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

U diskutua Korniza Afatmesme Buxhetore 2027–2029 në Viti, interesim i ulët në debatin publik

June 26, 2026

Kuvendarët e Gjilanit miratojnë Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2027-2029

June 26, 2026

Vitia mikpritëse e Samitit Ndërkombëtar të Rinisë për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në gusht 2026

June 24, 2026
Mos humbni
Kronikë

Policia: 2 viktima në aksidente trafiku dhe mbi 1 mijë e 500 gjoba të shqiptuara në 24 orët e fundit

By adminJune 29, 2026

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të…

Diell dhe temperatura të larta gjatë ditës së sotme

June 29, 2026

Rrëfimet e Nënë Zelës – historia e një familjeje që përjetoi përndjekjet deri në përfundimin e luftës në Kosovë

June 27, 2026

U diskutua Korniza Afatmesme Buxhetore 2027–2029 në Viti, interesim i ulët në debatin publik

June 26, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Policia: 2 viktima në aksidente trafiku dhe mbi 1 mijë e 500 gjoba të shqiptuara në 24 orët e fundit

June 29, 2026

Diell dhe temperatura të larta gjatë ditës së sotme

June 29, 2026

Rrëfimet e Nënë Zelës – historia e një familjeje që përjetoi përndjekjet deri në përfundimin e luftës në Kosovë

June 27, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.