- Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor
- Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës
- Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë
- Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit
- Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave
- Policia publikon statistikat e fundit: 28 aksidente me të lënduar dhe 1,996 tiketa trafiku
- Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Viti, rasti po hetohet nga organet kompetente
- Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu
Author: admin
Pensionohet Mejreme Rexhepi, teknike e dhëmbëve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjilan
Në prezencë të menaxhmentit të QKMF-së, shërbimit të Stomatologjisë dhe familjes Rexhepi, është pensionuar pas një periudhe të gjatë pune, mbi 33 vite në shërbim të qytetarëve, Znj. Mejreme Rexhepi, teknike e dhëmbëve. Duke dhuruar mirënjohje dhe disa fjalë rasti, drejtori Dr. Basri Kamberi çmoi lartë profesionalizmin dhe karrieren e saj, gjerësa Shefi i Shërbimit të Stomatologjisë Dr. Taulant Ramadani tha se Znj. Mejreme mbetet një prej personaliteteve të shquara të institucionit, qysh nga fillimet e saj të karrierës në vitin 1983 e tutje, këto karakteristika nga të cilat kanë reflektuar që i gjithë stafi shëndetësor. Mirënjohje ndau edhe…
Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit Alban Hysenit dhe Shoqatës Kulturore “Ditët e Agimit” në Zhegër, kanë vazhduar aktivitetet e manifestimit tradicional kulturor “Ditët e Agimit 2025”. Në shënimin e ditëlindjes së Agim Ramadanit, në “Tubimi Qendror – I këndojmë Agimit”, bashkë me kryetarin e Komunës së Gjilanit Alban Hyseni ishte edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se manifestimi “I këndojmë Agimit” ishte një aktivitet i veçantë në kuadër të manifestimit Ditët e Agimit 2025, ku përmes këngës e fjalës, nderuan jetën dhe veprën e heroit Agim Ramadani. “Në Zhegër,…
UP “Kadri Zeka” në Gjilan ka filluar aktivitetin “Tailored Booster Week for Startups and SMEs” në bashkëpunim me Universitetin e Lucernit
Universiteti Publik (UP), “Kadri Zeka” në Gjilan ka nisur aktivitetin ndërkombëtar “Tailored Booster Week for Startups and SMEs”, i cili organizohet në bashkëpunim me Universitetin e Lucernit të Shkencave të Aplikuara dhe Arteve – Business nga Zvicra. Qëllimi i këtij organizimi është mbështetja e zhvillimit të sipërmarrjes, nxitja e inovacionit dhe forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar mes studentëve, bizneseve lokale dhe ekspertëve zviceranë. Hapja zyrtare e kësaj jave u bë nga Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, në prani të përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme, përfshirë Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, z. Jürg…
Përmbyll promovimin e ofertës akademike Fakulteti i Shkencave Sociale në Universitetin “Kadri Zeka” të Gjilanit
Fakulteti i Shkencave Sociale në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ka përfunduar me sukses fushatën promovuese të ofertës akademike në shkollat e mesme të komunave të rajonit të Anamoravës. Gjatë kësaj fushate, stafi akademik, administrativ dhe studentët e fakultetit, kanë realizuar takime informuese me maturantët, me qëllim të prezantimit të programit studimor “Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Studime Evropiane”. Ky program, i cili është unik në nivel vendi, karakterizohet nga një qasje ndërdisiplinore dhe ofron një gamë të gjerë mundësish për zhvillim akademik dhe profesional. Falë përmbajtjes bashkëkohore dhe perspektivës ndërkombëtare, programi konsiderohet atraktiv për të rinjtë që synojnë një…
Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 10 aktakuza për sulm, vjedhje dhe dhunë në familje
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy (2) persona, të dyshuar. Në njërin rast një (1) person, është ndaluar për veprën penale “Kanosja”, dhe një (1) person, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Aktakuzat: Prokuroria Themelore…
Me rastin e 5 majit- Ditës së dëshmorëve të komunës së Vitisë, sot është mbajtur një seancë solemne të Kuvendit Komunal të Vitisë si dhe janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora lushësh në varrezat e dëshmorëve në Viti. Përndryshe nën organizimin e drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport që nga tre maji janë mbajtur aktivitete të ndryshme si: “Pranvera poetike në Viti”-Hoxha i bunkerëve”, që ju kushtohet dëshmorit, Jonuz Zejnullahu, shtegtimi “Nderojmë dëshmorët e Karadakut” kurse me 6 maj pritet të mbahet finalja e turneut memorial “Nijazi Rexhepi” në Sllatinë të Epërme me fillim nga ora 20:00. Përndryshe…
Kryetari Kadri Rahimaj ka njoftuar se ka filluar projekti për asfaltimin e rrugës në Zhujë, Shahiq dhe Lisockë. Kryetari Rahimaj theksoi se kjo rrugë prej 6 kilometrash ka vlerën prej 1,4 milionë Euro. “Në cep të Kamenicës, në Zhujë Rruga prej 6 kilometra në vlerë prej 1,4 milionë euro ka filluar të lidhë fshatrat e brezit kufitar nga Zhuja në Shahiq dhe në Lisockë. Me përfundimin e këtij projekti do të hapen mundësi të shumta për zhvillim të kësaj zone e gjithsesi dhe gjithë komunës”, ka thënë ai./GJILANI INFO/
Policia e Kosovës në dy raste të ndara, në rajonin e Prishtinës, ka identifikuar dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në vepra penale me narkotikë, si dhe ka sekuestruar provat materiale përkatëse. Rasti 1. Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN), në Prishtinë, pas një pune intensive-operative në terren, me datën 04.05.2025 ka arritur tek informacionet se i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka në posedim një sasi të substancave narkotike të llojit kokainë dhe marihuanë. Pas trajtimit të informacioneve lidhur me këtë rast, në konsultim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë,…
Kryetari Hyseni: Për herë të parë gjatë këtij mandati, ofruam shërbime logopedike në shkolla
Rezultate të rëndësishme janë shënuar sa i përket gjithëpërfshirës në fushën e arsimit në Komunën e Gjilanit, përkatësisht me ofrimin e shërbimeve logopedike. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se për herë të parë gjatë këtij mandati, ofruan shërbime logopedike në shkollat e komunës. “Ky është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e fëmijëve. 102 fëmijë të përfshirë, mbi 2 mijë e 500 seanca të realizuara dhe 89 raste të përfunduara me sukses. Të gjitha pa asnjë kosto për familjet”, tha Alban Hyseni. Kreu i Gjilanit, falënderoi logopedët për punën e palodhshme dhe përkushtimin ndaj fëmijëve të…
Sherafedin KADRIU (Për vëllimin poetik, ” Kasaforta erotike” të Muhamet Halilit, botuar para pak kohësh nga Shtëpia botuese “BEQIR MUSLIU”, Gjilan) Muhamet Halili vjen me këtë vëllim poetik si një kryengritës i dashuruar që e shpërfaq ndryshe dashurinë. Vetë titull i librit Kasaforta erotike, njëmend nuk ka shkëputur dy shprehje që kanë përmbajtje të ngjashme: erotikë – dashuri, por në këtë rast, sikur erotika lidhet me aktin, ndërsa dashuria me ndjenjën sepse akti i dëshiruar dhe i kërkuar me ngulm mbetet domethënësi. Prandaj, këtë shpërfaqje ndryshe, – ndryshe do duhej shikuar si fjalë artistike, e cila shpeshherë del të…

