- Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor
- Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës
- Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë
- Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit
- Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave
- Policia publikon statistikat e fundit: 28 aksidente me të lënduar dhe 1,996 tiketa trafiku
- Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Viti, rasti po hetohet nga organet kompetente
- Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu
Author: admin
Kryetari Kadri Rahimaj ka njoftuar se është formuar Grupi Punues për hartimin e planit për mësim gjithëditor në Kamenicë. Kryetari Rahimaj theksoi se ekipi do bëjë përzgjedhjen e shkollave pilot për realizimin e planit të hartuar nga ta, në bashkëpunim edhe me akterë të jashtëm përfshirë këtu edhe komunitetin. Ky ekip përbëhet nga: 1. Afrim Dervishi 2. Selami Klaiqi 3. Visar Dërmaku 4. Ramadan Guda 5. Merita Keqmezi 6. Belgizare Kryeziu 7. Besim Kryeziu 8. Xhevrije Sabedinaj 9. Sabit Zylfijaj 10. Agon Mahmuti 11. Hanife Ferizaj 12. Arsim Guda 13. Avni Maliqi 14. Hazbije Haxhiu 15. Afërdita Kallaba 16. Adem…
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka pritur sot në takim disa nga figurat e shquara që kanë kontribuar në veçanti në fushën e arsimit, konkretisht ish veteranët Mujë Berisha, Esat Kamberi dhe Kurtesh Devaja. Me këtë rast ai i falënderoj ata për siç tha kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë ata për dekada me radhë. “Ky takim është i rëndësishëm në veçanti për gjeneratat e reja të njihen me figurat e shquara që kanë kontribuar për vendin,” tha Haliti, duke shtuar se ai e vlerëson lartë kontributin e tyre të dhënë. Ai vlerësoi veçanërisht rolin…
Prokuroria në Gjilan ka ngritur një aktakuzë ndaj një personi dhe ka ndaluar pesë persona të dyshuar
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar pesë (5) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi. Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar. Në njërin rast tre (3) persona, janë ndaluar për veprat penale “Shpërlarja e parave” dhe “Mashtrimi” dhe “Hyrja e paautorizuar kompjuterike” dhe “Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve”, dy (2) persona për veprën penale “Dhuna në familje”. Aktakuzat: Prokuroria Themelore në Gjilan, ka…
Në Kosovë kanë ndodhur 67 aksidente trafiku dhe janë shqiptuar 2133 gjoba trafiku, për 24 orë, bëhet e ditur sot nga Policia e vendit. Sipas statistikave zyrtare policore, njoftohet se 26 prej rasteve të aksidenteve janë me lëndime dhe 41 vetëm me dëme materiale. Nga ana tjeter, bëhet me dije arrestimi i 21 personave, dërgimit i 16 personave ne mbajtje dhe një personi në vuajtje të dënimit./GJILANI INFO/
Hyseni: Të jemi të gatshëm për situata të papritura dhe nga kërcënimet që mund të vijnë nga jashtë
Në kuadër të javës së sigurisë, është diskutuar lidhur me temën “Organizimi-funksionimi i Qendrës Operative lokale dhe procesi i vendimmarrjes në nivelin komunal”, organizuar nga Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me shoqatën e pensionistëve të TMK- së, FSK- së dhe simpatizantëve Elita. Në këtë aktivitet ishin prezent kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku, zv. ministri i Mbrojtjes Shemsi Syla, drejtori për Mbrojte dhe Shpëtim Bejtullah Osmani, si dhe përfaqësues të institucioneve të sigurisë dhe agjencioneve tjera në kuadër të komunës. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se po diskutojnë për organizimin dhe…
Një delegacion i UP “Kadri Zeka” po qëndron në vizitë zyrtare në Itali për projektin EDUFAIR
Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Prof. Dr. Dukagjin Leka dhe anëtarja e Këshillit Drejtues në Universitetin Publik “Kadri Zeka”, Prof. Ass. Dr. Shejnaze Gagica, së bashku me një delegacion të këtij universiteti, po qëndrojnë në një vizitë zyrtare në Lecce, Itali, në kuadër të projektit EDUFAIR. Ky projekt, i financuar nga Programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian, ka si qëllim avancimin e cilësisë së arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor përmes integrimit të Inteligjencës Artificiale në mësimdhënie, të mësuar dhe kërkim shkencor. Gjatë ditës së parë dhe të dytë të punimeve, delegacioni mori pjesë në diskutime të thelluara mbi rolin…
Më 3 shkurt 2024, i kishim reaguar kryetarit të Komunës, Alban Hyseni, lidhur me ndalimin e ekskursioneve për maturantët, duke theksuar se Udhëzimi Administrativ ua lejon atyre këtë të drejtë. E cilësuam vendimin e tij si politikë populiste që nuk do t’ia falin maturantët, dhe për këtë e kemi quajtur një kryetar injorant. Sot, me nënshkrimin e kontratës për ekskursione për këtë vit, ai vetëm sa po shfaq frikën nga humbja e pushtetit në tetor të këtij viti. I gjendur nën presionin e situatës së pafavorshme dhe përballë vendosmërisë e propozimit të LDK-së në Kuvendin Komunal për subvencionimin e…
Në përvjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Safet Rexhepi, udhëheqës komunal të Vitisë, të prirë nga nënkryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bekim Azizi, përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve dhe qytetarë të tjerë, kanë bërë sot homazhe pranë varrit të dëshmorit në varrezat e dëshmorëve në Viti. Me këtë rast, u kujtua me nderim dhe respekt kontributi i madh i Safet Rexhepit për lirinë e vendit, duke theksuar se sakrifica e tij është udhërrëfyes për brezat e rinj. Po ashtu, në këtë ditë…
Në vigjilie të Ditës së Evropës, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, në bashkëpunim me organizatën “Varg e Vi”, ka nisur Festivali Evropian i Filmit në Teatrin e Gjilanit me filma nga kinemaja evropiane. Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, ka përshëndetur të pranishmit në emër të kryetarit Alban Hysenit. Ajo shtoi se është një nder dhe kënaqësi e veçantë të mirëpresim hapjen solemne të European Film Fest, një ngjarje që bashkon zërat dhe vizionet e kinemasë evropiane në një mozaik të pasur kulturor. “Kinemaja ka fuqinë të na bëjë të reflektojmë, të ndjejmë dhe të shohim botën…
Organizuar nga PREVENT, sot në Viti është duke u mbajtur një takim me temën “Ndryshimet Klimatike dhe Siguria: Sfidat për Nivelin Lokal”. Në fillim të këtij takimi, fjalë rasti mbajtën Skënder Perteshi, përfaqësues i PREVENT, dhe zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu i cili mirëpriti këtë takim duke ju uruar punë të mbarë të gjithë pjesëmarrësve. Ai gjithashtu theksoj se ndryshimet klimatike dhe siguria prekin të gjitha vendet dhe shtoj se kjo temë është e një rëndësie të veçantë. Pas fjalimeve hyrëse, u prezantua projekti dhe u zhvilluan diskutime mbi tematika të rëndësishme, si ndikimi i ndryshimeve klimatike…

