Author: admin

Policia: Janë evidentuar 54 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë Të dhënat e përgjithshme nga raporti ditor policorë për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara. Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se për 24 orët e fundit  nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 22 aksidente me të lënduar dhe 32 të tjera me dëme materiale. Policia brenda kësaj dite ka shqiptuar 1797 gjoba trafiku, si dhe ka arrestuar 16 persona, prej të cilëve 14 janë dërguar në mbajtje./GJILANI…

Read More

Në kuadër të Buxhetimit me Pjesëmarrje- Lagjja jote, vendimi yt, ka vazhduar procesi i votimit të njërit nga projektet e propozuara nga gratë dhe vajzat e Komunës së Gjilanit. Në procesin e votimit në sallën e Kuvendit Komunal, ishin drejtoresha e Administratës, Arbenita Sopi Haziri, ajo e Inspeksionit, Entela Hyseni, Lindita Salihu, zyrtare për Barazi Gjinore, këshilltarja komunale, Krenare Latifi Kqiku dhe zyrtarë të tjerë. Gratë dhe vajzat, kanë vendosur që të realizohet projekti pjerrina për persona me nevoja të veçanta./GJILANI INFO/

Read More

Gjeneralmajori i Ushtrisë turke Mustafa Ozcan, me bashkëpunëtorë, ka vizituar Komunën e Gjilanit, përkatësisht Gjimnazin natyror “Xhavit Ahmeti”, ku janë pritur nga nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, drejtori e shkollës Bekim Mustafa dhe profesorë e nxënës të kësaj shkolle. Nënkryetarja e Komunës, tha: mikpritje e ngrohtë për gjeneralin turk Mustafa Ozcan me shoqëruesit e tij në Gjimnazin e Shkencave të Natyrës “Xhavit Ahmeti”. Sipas saj me nderim të veçantë e mirëpritën  gjeneralin turk në ambientet e Gjimnazit të Shkencave të Natyrës në Gjilan. Vizita e tyre u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe frymëzuese për nxënësit, mësimdhënësit…

Read More

Nga 1 Qershori e deri më 30 shtator, me vendim të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni,, zgjatet orari i punës në Bibliotekën e Qytetit “Fan S Noli” në Gjilan. Një lajm ky i mirë për studentët e lexuesit e bibliotekës. Orari i punës do të fillojë në ora 08:00 dhe do të përfundojë në ora 22:00, transmeton Agjencia e Lajmeve “Gjilani INFO”. Ky vendim është marrë për shkak të nevojave të veçanta – përgatitja e provimeve nga ana e studentëve që e frekuentojnë këtë institucion./GJILANI INFO/

Read More

Në një bashkëpunim të ngushtë mes UNICEF-it në Kosovë, të përfaqësuar nga shefja, Veronika Vashchenko, Kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, Drejtorit të DKA-së, Shpend Nuhiu dhe zyrtarja për arsimin parashkollor, Tylaj Hasanaj, u përurua këndi i ri gjithëpërfshirës i lojërave në çerdhen publike “Dardania”. Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Gjilan, vlerëson se ky projekt përfaqëson përkushtimin e përbashkët për të ndërtuar një sistem arsimor gjithëpërfshirës që fillon nga edukimi i hershëm, duke ofruar hapësira ku çdo fëmijë, pa dallim, ka mundësi të luajë, të mësojë dhe të rritet i barabartë me të tjerët. “Prindërit dhe fëmijët…

Read More

“Këshilltarët e Kuvendi Komunal, në mbledhjen e pestë nuk e votuan plotësimin dhe ndryshimin i Rregullores 04/20020 për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në administratën komunale”, thuhet në  një reagim të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, lidhur me këtë çështje. I pari i komunës tha se me keqardhje dëshiron t’i njoftojë qytetarët se në Kuvendin Komunal, nuk u miratua Rregullorja për Sistematizimin e Vendeve të Punës në Shërbimin Civil, ndonëse ajo u hartua me përkushtim, transparencë dhe kontribut profesional nga drejtues komunalë dhe shefa sektorësh. Më tej Hyseni theksoi se rregullorja synonte përmirësimin…

Read More

Kuvendi i Komunës Gjilanit, në mbledhjen e pestë të rregullt nën udhëheqjen e Kushtrim Kadriut, e cila ka vazhduar edhe të premten pasi ishte në ndërprerë dje  derisa po raportonte kryetari i Komunës, Alban Hyseni për raportin janar-dhjetor 2024, sërish ka shtyrë për një seancë tjetër raportin e punës së kryetarit për vitin 2024, raportin vjetor financiar për vitin fiskal 2024 dhe raportin financiar janar-mars 2025, pasi partitë opozitare, të cilat përbëjnë shumicën në Kuvend, nuk pranuan të diskutojnë për këto pika në mungesë të kryetarit Hyseni dhe drejtorëve komunalë. Ndërkaq, kuvendarët e Gjilanit kanë miratuar ndryshimin dhe plotësimin e…

Read More