Author: admin

Në kuadër të Buxhetimit me Pjesëmarrje- Lagjja jote, vendimi yt, ka vazhduar procesi i votimit të njërit nga projektet e propozuara nga banorët e fshatit Pogragjë. Në procesin e votimit në shkollën “Liria”, ishin drejtori i Arsimit, Shpend Nuhiu, ai i Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimi, asambleistja komunale Krenare Kqiku Latifi dhe zyrtarë të tjerë. Banorët kanë vendosur që të realizohet projekti i zgjerimit të hapësirave publike për rekreacion. /GJILANI INFO/

Read More

Sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Në zona të caktuara pritet të ketë reshje të izoluara shiu. Era do të fryjë nga veriu, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 17-50 km/h, raporton MeteoKosova. Temperaturat do të shënojnë ngritje graduale, me minimale që do të lëvizin prej 10 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale prej 18 deri në 22°C.

Read More

“Me nderin më të madh pranoj nominimin si kandidat për kryetar të ardhshëm të Komunës së Gjilanit nga strukturat e LDK-së. Faleminderit kryetarit të LDK-së, Dr. Lumir Abdixhiku dhe kryetarit të degës në Gjilan, Lutfi Haziri për besimin dhe mbështetjen e palëkundur. Mirënjohje të veçantë për çdo nëndegë në çdo pëllëmbë të Gjilanit, aty ku zëri juaj më obligon dhe më jep përgjegjësi t’ju përfaqësoj”, tha me rastin e nominimit të tij kandidat për kryetar të Komunës së Gjilanit, në zgjedhjet e ardhshme lokale. Ai tha se ky nominim është një besim që e obligon dhe motivon për punë…

Read More

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan, përmes Shoqatës Humanitare “Bereqeti” – Dega në Gjilan, ka realizuar një donacion për organizatën HANDIKOS, duke dhuruar aparate për përgatitjen e kafesë për nevojat e zyrës së tyre lokale. Donacioni është dorëzuar nga koordinatori i degës së Shoqatës “Bereqeti” në Gjilan, z. Iljaz Mustafa, si shenjë e vazhdimit të bashkëpunimit dhe mbështetjes për kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë. Organizata HANDIKOS falënderon përzemërsisht Shoqatën “Bereqeti” për kontributin dhe bashkëpunimin e deritanishëm./GJILANI INFO/ 

Read More

Pas një procesi të kujdesshëm të konsultimeve me Kryesinë e Degës së LDK-së në Gjilan, kemi marrë vendimin që, z.Arbër Ismajli, të jetë kandidati ynë për kryetar të Komunës së Gjilanit në zgjedhjet e ardhshme lokale. Ky është një vendim që vjen si rezultat i një besimi të ndërsjellë dhe vlerësimi të thellë për punën, përkushtimin dhe vizionin që Arbëri ka dëshmuar gjatë viteve, veçanërisht si nënkryetar i Komunës, por edhe si një aktivist i palodhur i LDK-së për tri dekada. Ai është pjesë e gjeneratës së dytë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, gjeneratë e artë e familjes sonë…

Read More

Gjatë vizitës zyrtare në Universitetin e Çukurovës në Adana të Turqisë, delegacioni i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, i përbërë nga Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, Dekani i Fakultetit të Shkencave të Aplikuara Prof. Asoc. Dr. Selim Daku dhe Udhëheqësi i Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar Betim Berisha, po zhvillojnë aktivitete në kuadër të programit të mobilitetit ndërkombëtar ICM (International Credit Mobility). Prof. Asoc. Dr. Selim Daku mbajti një ligjëratë tematike në Departamentin e Shkencave Politike dhe të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të këtij universiteti, me titull “Kosova – Procesi i Shtetndërtimit”. Ligjërata u prit me interesim të madh nga…

Read More

Me rastin e pensionimit, pas shumë viteve të përkushtimit në arsim, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në takim mësimdhënësin dhe kryetarin e Sindikatës së Arsimit në komunën e Vitisë, Kemajl Bislimi. Me këtë rast, kryetari i komunës i ndau një mirënjohje për kontributin e tij të çmuar në edukimin e brezave të rinj dhe në zhvillimin e arsimit në komunën tonë. Në fjalën e tij, kryetari vlerësoi punën e palodhshme të profesorit Bislimi, duke e cilësuar atë si shembull frymëzimi dhe model për gjeneratat e ardhshme të mësimdhënësve. “Kemajl Bislimi nuk ka qenë vetëm një…

Read More

Një delegacion nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan po qëndron për vizitë zyrtare në Universitetin e Çukurovës në Adana të Turqisë, në kuadër të programit të mobilitetit ndërkombëtar ICM (International Credit Mobility). Pjesë e delegacionit të UKZ-së janë Rektori, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, Dekani i Fakultetit të Shkencave Aplikuara, Prof. Asoc. Dr. Selim Daku, dhe Udhëheqësi i Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Anëtarësime z. Betim Berisha. Qëllimi i vizitës është forcimi i partneritetit ndërmjet dy institucioneve të arsimit të lartë, zgjerimi i bashkëpunimit akademik dhe institucional, si dhe thellimi i shkëmbimeve në kuadër të projekteve të përbashkëta…

Read More

Sot u mbajt ceremonia zyrtare e nënshkrimit të kontratave ndërmjet Komunës së Vitisë dhe 35 përfaqësuesve të bizneseve përfitues të shfrytëzimit të pronës komunale në Zonën Ekonomike në Budrikë të Epërme. Nënshkrimin e kontratave e bëri kryetari Haliti me secilin përfaqësues të bizneseve përfituese kurse i pranishëm në këtë ishin edhe zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe Drejtoresha për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, znj. Milihate Ajeti. Kryetari Haliti vlerësoi rëndësinë e kësaj zone ekonomike për zhvillimin e komunës së Vitisë dhe zonës së lindjes dhe uroi afaristët për zgjedhjen e tyre, duke shprehur besim në seriozitetin e tyre.…

Read More

Janë përuruar tri dhoma të reja për edukim të hershëm në ShFMU “Vatra e Diturisë” në Livoç të Epërm. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me dejtorin e Arsimit Shpend Nuhiun, këshilltarë komunal dhe zyrtarë tjerë kanë parë nga afër rifunsionalizimin e këtyre dhomave. Ai tha se pas 15 vitesh, tri dhoma në SHFMU “Vatra e Diturisë” në fshatin Livoç i Epërm janë rifunksionalizuar dhe ka nisur edukimi i hershëm. “Tashmë, 60 fëmijë të moshës 3 deri në 6 vjeç kanë hapësirën e tyre për të mësuar, luajtur dhe ëndërruar”, tha Alban Hyseni. I pari i Gjilanit, theksoi…

Read More