- Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor
- Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës
- Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë
- Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit
- Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave
- Policia publikon statistikat e fundit: 28 aksidente me të lënduar dhe 1,996 tiketa trafiku
- Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Viti, rasti po hetohet nga organet kompetente
- Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu
Author: admin
Komuna e Vitisë, ka zhvilluar sot disa aktivitete mjedisore që kishin për qëllim mbrojtjen e ambientit dhe rritjen e vetëdijes qytetare për ruajtjen e tij. Aktivitetet filluan përgjatë lumit “Morava e Binçes” në Viti, ku edhe janë mbjellur drunj dekorativ si dhe është zhvilluar një aksion për pastrimin e lumit. Aktiviteteve janë paraprirë nga kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë. Kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të KFOR-it amerikan, Policisë, “Eco Higjiena”, zjarrfikësit dhe qytetarë të tjerë. Kryetari Haliti, gjatë fjalës së tij, theksoi rëndësinë e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e mjedisit dhe bëri të ditur se viti…
Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është shqyrtuar e miratuar propozim-vendimi preliminar për shpronësim të interesit publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit, të cilët preken nga realizimi i projektit: Ndërtimi i qarkores së jashtme të qytetit të Gjilanit dhe lidhja e rrugës nacionale M25. II dhe M25. III deri te autoudha R7.1 (Velekincë- Livoçi i Ulët dhe i Epërm). Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit për ndërtimin e Qarkores së jashtme të qytetit të Gjilanit dhe tash po vazhdohet edhe me procesin e shpronësimit të pronave të…
Kryetari Rahimaj takon Kryetarin e e qytetit Yamaguchi të Japonisë, diskutojnë për bashkëpunimet mes dy qyteteve
Kryetari Kadri Rahimaj në kuadër të vizitës në Japoni ka takuar Kryetarin e qytetit Yamaguchi të Japonisë, Kazuki Ito. Kryetari Rahimaj theksoi se ky takim kishte për qëllim bashkëpunimin ndërmjet Kamenicës dhe qytetit Yamaguchi. “Yamaguchi është një qytet i njohur në Japoni për cilësinë e lartë të arsimit dhe traditën universitare, zhvillimin e qëndrueshëm rural dhe agroturizmin, menaxhimin me mjedisin si dhe organizimin e festivaleve kulturore tradicionale që ruajnë trashëgiminë japoneze. Gjatë takimit diskutuam për bashkëpunim të ndërsjellë në fushat e arsimit, kulturës dhe agroturizmit, me theks të veçantë në krijimin e partneriteteve mes shkollave, projekteve rinore dhe promovimin e…
Në përvjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Kemajl Azizi, sot në varrezat e dëshmorëve në Viti, është përkujtuar dhe janë bërë homazhe në nderim të këtij dëshmori. Këtyre homazheve i ka paraprirë kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë ku edhe vendosën kurora me lule pranë varrit të dëshmorit. Në homazhe morën pjesë edhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, si dhe përfaqësues të institucioneve të tjera komunale, përfaqësues të subjekteve politike, policisë, qytetarë të shumtë dhe anëtarët e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve që mban me krenari emrin e dëshmorit Kemajl Azizi./GJILANI…
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, kanë vizituar punimet e rrugës “Hamdi Kurteshi”, gjatë qëndrimit të tij, dje, në Gjilan. Ndërkaq është njoftuar nga kryetari Hyseni për rëndësinë e kësaj rruge, detajet e projektit dhe për punimet që po zhvillohen aty e që janë afër përfundimit. Siç dihet, vlera e projektit për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” kapë shifrën prej 2.4 milionë eurosh. Kryetari iKomunës, Alban Hyseni, ka thënë se nëse punimet vazhdojnë me këtë ritëm, priten që të finalizohen gjatë muajve të verës./GJILANI INFO/
Janë arrestuar edhe tre persona të dyshuar për lëshim të çeqeve pa mbulesë ose të rremë, keqpërdorimin e kartelave të bankës dhe mashtrime kompjuterike
Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme nga Sektori i Hetimeve Rajonale në Gjilan, ka realizuar arrestimin e edhe tre personave të tjerë të dyshuar, duke vepruar në vijimësi të hetimit të rastit të arrestimit të pesëmbëdhjetë të dyshuarve me datën 02.06.2024 për veprat penale ‘’Lëshim i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorim i kartelave të bankës apo të kreditit’’ dhe ‘’Mashtrim kompjuterik’’,. Të arrestuarit dyshohen se kanë qenë të përfshirë në aktivitete të kundërligjshme që kanë rezultuar me dëme materiale dhe përfitime të kundërligjshëm përmes metodave të lartcekura. Pas intervistimit nga ana e hetuesve policorë dhe në koordinim…
Është bërë certifikimi i nxënësve të Shkollës së Mesme të Lartë Profesionale “Sahit Baftiu” në Gjilan, ku të pranishëm ishin edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me ministren Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, zv. ministrin Arsim Ademi si dhe drejtori i GIZ Kosova, Mario Eckardt. I pari i Gjilanit, tregoi se së bashku me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, morën pjesë në certifikimin e gjeneratës së parë të kuzhinierëve në shkollën “Sahit Baftiu” në Gjilan. “Ky është një hap i madh për arsimin dual në komunën tonë, një model që lidh shkollën me jetën…
UP “Kadri Zeka” dhe Universiteti Kombëtar i Gjeorgjisë SEU nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi
Në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimit ndërkombëtar, Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, respektivisht Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku, ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me Universitetin Kombëtar të Gjeorgjisë SEU. Ky memorandum synon të vendosë një bashkëpunim të qëndrueshëm mes dy institucioneve, në fusha të ndryshme të arsimit të lartë, duke përfshirë, zhvillimin e programeve të përbashkëta dhe të dyfishta; shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik/administrativ; bashkëpunimin në projekte kërkimore e zhvillimore; si dhe organizimin e njësive të përbashkëta mësimore dhe aktiviteteve akademike. Sipas memorandum mirëkuptimit, të dy universitetet do të angazhohen të kërkojnë dhe të aplikojnë për…
Arbër Musliu: LDK në panik nga një administratë që nuk i përgjigjet më telefonave të parties
Ata kanë dalë me kërkesë për me “shfuqizu” një rregullore që as nuk e kanë votu! Për mbi 10 vjet qeverisje, LDK e ka trajtu institucionin si zyrë të partisë, kjo partia që e ka shpikë militantizmin institucional, po tash i ka marrë malli për ditët kur zgjedhjet në institucione bëheshin në kafe. Tash që sistemi po riorganizohet dhe po sistematizohet, LDK-së po i dhemb, se po e humbin ndikimin, po i dhemb se po i shkëputen duart prej administratës që dikur e kishin si pronë private. LDK’ja kur nuk udhëheqin, zgjedhin me pengu,Kur nuk përfitojnë, zgjedhin me shpif,…
Shoqatës Humanitare “Bereqeti” – Dega në Gjilan, ka shpërndarë 2 mijë kilogram sasi mishi për qytetarët në nevojë
Në prag të festës së Kurban Bajramit, Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan, përmes Shoqatës Humanitare “Bereqeti” – Dega në Gjilan, ka realizuar shpërndarjen e 2,000 kilogramëve mish të freskët për kategori të ndryshme të qytetarëve në nevojë. Përfitues nga ky aktivitet humanitar ishin: veteranët dhe invalidët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familjet e dëshmorëve, Shoqata e të Verbërve, Shoqata “Hendikos”, si dhe familje me gjendje të rënduar socio-ekonomike. Koordinatori i Shoqatës “Bereqeti” në Gjilan, Iljaz ef. Mustafa, theksoi se ky aksion është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Bashkësisë Islame për të ndihmuar dhe përkrahur ata që kanë…

