Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, pas veprimeve hetimore ka identifikuar dhe arrestuar në Gjilan një person i cili dyshohet se përmes rrjeteve sociale në mënyrë të vazhdueshëm ka shkarkuar dhe shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve.
Dhe, pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, njoftoi sot Policia. /GJILANI INFO/