Author: admin

Në kuadër të Buxhetimit me Pjesëmarrje- Lagjja jote, vendimi yt, ka vazhduar procesi i votimit të njërit nga projektet e propozuara nga banorët e fshatit Livoç i Epërm të Gjilanit. Në procesin e votimit në shkollën “Vatra e Diturisë”, ishin drejtoresha e Administratës, Arbenita Sopi Haziri, ai i Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimi dhe zyrtarë të tjerë. Banorët kanë vendosur që të realizohet projekti i parkut në lagjen e Muhaxherëve./GJILANI INFO/

Read More

Një dietë e pasur me lëndë ushqyese, siç janë frutat, mund të ndihmojë në ruajtjen e një sistemi kardiovaskular të shëndetshëm. Lloje të caktuara frutash ndihmojnë në pastrimin e enëve të gjakut nga depozitat yndyrore, siç janë kolesteroli dhe trigliceridet. Ai rekomandon këto tre fruta për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Boronica Ato janë veçanërisht të pasura me antioksidantë që ndihmojnë në mbrojtjen e arterieve nga stresi oksidativ dhe inflamacioni. Stresi oksidativ është një nga faktorët kryesorë në formimin e pllakës në arterie. Përfshirja e boronicave dhe manave të tjera në dietën tuaj mund të ndihmojë në…

Read More

Arsim Kastrati Me ia dashtë veç pak t’mirën Kosovës e me i përcjellë zhvillimet politike në të dhe rreth saj, duhet pasur goxha shumë durim. Në këtë vend, zhvillimi shoqëror dhe ekonomik shkon veç me hapa të breshkës. Proceset e integrimit BE-ja i ka kushtëzuar me formimin e një entiteti politikoterritorial monoetnik brenda strukturës multietnike të shtetit, të cilin 5 anëtaret mosnjohëse të BE-së ndoshta nuk do ta njohin as pas pranimit të  formimit të entitetit në fjalë. Ndërsa politikanët kosovar, që nga pas lufta e deri në ditët e sotme asnjëherë nuk janë kujdesur për interesin e përgjithshëm…

Read More

Ish-kryetari i Këshilli Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi ka reaguar sërish lidhur me pretendimet se shqiptarët e Luginës nuk kanë shfaqur interesim për t’u bërë pjesë e Policisë së Serbisë, duke thënë është një manipulim klasik i të vërtetës. Mustafi në një postim në Facebook ka thënë se po rikthehet diskriminimi i vitit 2001. Lexo po ashtuAsnjë shqiptar i pranuar në Policinë e Serbisë, reagon KKSH: Po rikthehet diskriminimi i vitit 2001 Lexoni të plotë postimin e tij: Pretendimi se shqiptarët nuk kanë shfaqur interesim për t’u bërë pjesë e policisë është një manipulim klasik i të vërtetës. E vërteta…

Read More

Kampionia e Kosovës, Drita ka njoftuar se është larguar nga skuadra futbollisti Ensar Huruglica, i cili për një vit e gjysme mbrojti ngjyrat e klubit gjilanas. “Ensar Huruglica pas një viti e gjysmë përfundon rrugëtimin me ne. Pas përfundimit të kontratës Ensarit i është dhënë lamtumira në ndeshjen me bashkëlojtarët dhe tifozët. Suksese në vazhdim Ensar dhe paq fat”, thuhet në njoftimin e Ditës. Nga drita është larguar Kastriot Selmani, kurse kontratat me skuadrën kampione i kanë vazhduar Blerim Krasniqi, Hasan Gomda Juan Camilo Mesa, Albert Dabiqaj dhe Ron Broja. Ndërsa si përforcim ka ardhur Liridon Balaj.

Read More

Musa Ramadani Ky ishte numri i rrethuar në notesin e tij miniatural ku kishte të shënuar disa data, numra dhe adresa jo të plota. Kurrë s’i mbante mend numrat, pos numrit të këpucëve dhe të kemi­shëve. E drejta, dy numrat e fundit të atij të shënuar në notes s’i harronte dot, meqë ishte i lindur më ’12-shin. Madje në disa doku­mente i figuronte ’11-shi ose ’13-shi (supozimin e fundit s’ia donte zemra edhe po të ishte i saktë). Sidoqoftë, edhe pse viti i lindjes i ngatërrohej, për datën e muajin ishte plotësisht i sigurt. Këtë e kishte mbajtur mend…

Read More

Policia e Kosovës brenda 24-orëve ka shqiptuar mbi 2 mijë e 193 gjoba trafiku në vend. Në raportin e policisë bëhet e ditur se gjithashtu kanë ndodhur 54 aksidente, përfshirë 21 aksidente me të lënduar dhe 33 me dëme materiale. Njëherësh janë arrestuar 19 persona. 15 janë dërguar në mbajtje.

Read More

Policia Rajonit te Gjilanit ka njoftuar për një incident në Ranillug, e të cilin e ka cilësuar si lëndim të tendë trupor. Sipas njoftimeve policore bëhet e ditur se lidhur me rastin janë arrestuar tre persona të dyshuar, pasi që të njëjtit kishin sulmuar fizikisht një person. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/

Read More

Në kuadër të Buxhetimit me Pjesëmarrje- Lagjja jote, vendimi yt, ka vazhduar procesi i votimit të njërit nga projektet e propozuara nga banorët e lagjes “Tetë” dhe ata të lagjes “Tregu i gjelbër”. Në procesin e votimit ishin drejtoresha e Administratës, Arbenita Sopi Haziri, ai i Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimi dhe zyrtarë të tjerë. Banorët e lagjes “Tetë” kanë vendosur që të realizohet projekti i parkut të lagjes. Ndërsa banorët e lagjes “Tregu i gjelbër”, kanë vendosur që të realizohet projekti i këndit të lojërave për fëmijë./GJILANI INFO/

Read More