- Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor
- Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës
- Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë
- Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit
- Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave
- Policia publikon statistikat e fundit: 28 aksidente me të lënduar dhe 1,996 tiketa trafiku
- Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Viti, rasti po hetohet nga organet kompetente
- Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu
Author: admin
Handikos ka organizuar aktivitete me fëmijët me nevoja të veçanta, për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, e mbështetet Klubi Rotarian “Gjilani”
Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Shoqata Handikos në Gjilan ka organizuar një ditë relaksuese me aktivitete të ndryshme për fëmijët me aftësi të kufizuara që frekuentojnë këtë qendër, duke i dërguar ata në një ambient të bukur në Stanishor, transmeton 2LONLINE.com. “Në një atmosferë të mirë e relaksuese, në praninë edhe të prindërve, familjarëve të fëmijëve dhe profesionistëve të Shoqatës Handikos, fëmijët kanë kaluar çaste të këndshme mes lojërave e argëtimit. E veçanta e aktivitetit të këtij viti ishte edhe fakti se ky aktivitet, përkatësisht këta fëmijë janë mbështetur nga Klubi Rotarian Gjilani, që ka dhuruar për…
Profesori Frederik Dara dhuron libra për bibliotekën e Universtitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan
Biblioteka e Universitetit Publik “kadri Zeka” në Gjilan është pasuruar së fundmi me tituj të rinj me vlera të veçanta akademike dhe kulturore, falë një donacioni nga Profesor Frederik Dara. Ai ka dhuruar dy ekzemplarë të librit “Hyrje në rrjetat nervore artificiale (me zbatime)”, bashkautorësi me Profesor Fatmir Hoxhën, një botim i rëndësishëm në fushën e inteligjencës artificiale dhe teknologjisë moderne. Ky libër përfaqëson një kontribut të vyer për studentët dhe studiuesit e shkencave kompjuterike dhe të inteligjencës artificiale, duke ofruar një hyrje të qartë dhe të ilustruar me zbatime praktike mbi rrjetat nervore artificiale, një nga fushat më…
Ilir Muharremi Arti i artistit Faton Aliu do të prezantohet në SHBA, në Santa Fe New Mexio, në Galerinë prestigjioze me famë botërore “World Wide Art Promotion” më 11 korrik. “Peizazh impresiv” teknika akril në pëlhurë, është punimi që do të prezantohet para artdashësve. Në këtë pikturë ngjyra është mbret i imazhit, është një valëvitje simfonike brenda kompozicionit. Ndërthurje poetike dhe estetike në bazë të renditjes figurative. Kontrasti ndërmjet qiellit gri dhe portokallies në mes të pikturës zgjon iluzionin estetik të një thellësi filozofike që shpalos ndërgjegjen dhe egon sepse gjithçka është e menduar, analizuar e pastaj plasuar. Një…
Policia Rajonale e Gjilanit e përqendruar në kontrollimet ndaj automjeteve me xhama të errësuar
Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, në kuadër të angazhimeve të saj për rritjen e sigurisë në trafik dhe respektimin e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, gjatë muajit maj 2025 ka ndërmarrë kontrolle të shtuara në trafik ndaj automjeteve me xhama të errësuar. Si rezultat i këtyre kontrolleve, janë shqiptuar gjithsej dyqind e dyzet e tetë (248) gjoba ndaj ngasësve të cilët kanë shkelur nenin 248, paragrafi 2, nën paragrafi 2.7 ‘’janë bërë ndryshime në mjet pa iu nënshtruar atestit përkatës‘’ të Ligjit Nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor, i cili ndalon qartë modifikimin…
Kryetari Hyseni priti ambasadorin e Turqisë dhe ministrin Damka, diskutojnë për projektet e përbashkëta
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me nënkryetarin Kadir Hyseinin, kanë prit në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı dhe ministrin e Zhvillimit Rajonal,Fikrim Damka, bashkë me zëvendësministrin Elldin Uglarin dhe drejtorin e DPKZHR-së Ylber Çitakun. Temë e bisedës ishin realizimi i projekteve të përbashkëta në të mirën e banorëve të Komunës së Gjilanit. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se kishte kënaqësinë të pres në takim ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka dhe ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı. “Diskutuam për projektet e përbashkëta që do të ndikojnë…
Prokuroria në Gjilan ka ngritur tetë aktakuza ndaj tetë personave për vepra të ndryshme penale
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar”. Ndërkaq ka ngrutur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale: Aktakuzat e ngritura janë me sa vijon: Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personave për veprat penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” , Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Dhuna…
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, priti sot në një takim nxënës të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” nga Vitia, të shoqëruar nga drejtori i shkollës, z. Mujë Tafa, si dhe mësimdhënës të kësaj shkolle. Gjatë këtij takimi, nxënësit prezantuan para kryetarit Haliti disa harta me tematika të ndryshme, të cilat janë përgatitur në kuadër të orëve të gjeografisë. Këto punime paraqesin një qasje kreative dhe edukative përmes së cilës nxënësit kanë reflektuar mbi karakteristikat gjeografike, sociale dhe kulturore të komunës së tyre. Kryetari Haliti i përgëzoi nxënësit për punën e shkëlqyer dhe përkushtimin që kanë treguar. Ai theksoi…
Në UP “Kadri Zeka” u mbajt takimi fillestar i projektit të ri për programin e përbashkët të Masterit me Universitetin “La Sapienza” të Romës
Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan u mbajt takimi fillestar (Kick-off) për projektin e ri të financuar ndërkombëtarisht, që ka për synim krijimin e një programi të përbashkët të studimeve Master me Universitetin prestigjioz “La Sapienza” të Romës, Itali. Takimi shënoi hapin e parë zyrtar në realizimin e këtij projekti, që është një nga arritjet e rëndësishme të UKZ-së në kuadër të ndërkombëtarizimit dhe avancimit të cilësisë së arsimit të lartë. Në takim morën pjesë Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, Prorektorët, Dekanët e Njësive Akademike, përfaqësues të institucionit donator Nehat Dervishi, koordinator në projektin SHER që mbështet…
Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Kolegji AAB në Prishtinë, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, me qëllim të forcimit të lidhjeve akademike dhe zhvillimit të projekteve të përbashkëta në të mirë të studentëve dhe stafit të të dy institucioneve. Rektori i UKZ-së Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku dhe Prof. Ass. Dr. Venera Llunji, Prorektore për Bashkëpunim të Jashtëm në Kolegjin AAB, potencuan rëndësinë e bashkëpunimeve ndërinstitucionale, duke thënë se kjo marrëveshje shënon një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një bashkëpunimi afatgjatë dhe të qëndrueshëm, që do të kontribuojë në rritjen e cilësisë akademike, ndërkombëtarizimin dhe zhvillimin profesional…
Personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin, pasi që gjatë kontrollit iu është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie dhe tre fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./GJILANI INFO/

