Author: admin

Një i mitur është arrestuar në Gjilan pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë një vjedhje në një lokal për shitjen e armëve. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 30 korrik 2026, rreth orës 00:07, kur i dyshuari, mashkull kosovar i mitur, është kapur në flagrancë gjatë tentativës për të hyrë dhe vjedhur në lokalin në fjalë. Pas arrestimit, me vendim të prokurorit, i mituri është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë në tentativë”. Policia ka nisur hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti./Gjilani INFO/

Read More

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka publikuar bilancin e aktiviteteve në trafikun rrugor për periudhën 24–30 korrik 2026, gjatë së cilës janë shqiptuar 1,994 gjoba për shkelje të ndryshme të rregullave të komunikacionit. Sipas Policisë, gjatë kësaj periudhe janë hetuar gjithsej 59 aksidente trafiku, prej të cilave 40 me dëme materiale dhe 19 me persona të lënduar. Po ashtu, në kuadër të kontrolleve të shtuara në trafik janë shqiptuar: – 29 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurisë; – 37 gjoba për përdorimin e telefonit gjatë vozitjes; – 62 masa ndalimi të drejtimit të mjeteve motorike ndaj ngasësve që…

Read More

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim znj. Minavere Bislimi, këshilltare komunale në Komunën e Saint-Julien-en-Genevois të Francës. Gjatë takimit, kryetari Haliti shprehu vlerësimin e tij të lartë për angazhimin dhe kontributin e znj. Bislimi në komunën ku ajo ushtron detyrën, duke theksuar se ajo përfaqëson në mënyrë dinjitoze komunitetin shqiptar në mërgatë dhe njëherësh shërben si urë lidhëse në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy komunave. Temë kryesore e takimit ishte organizimi i pritjes zyrtare të kryetarit Haliti në Komunën e Saint-Julien-en-Genevois, në kuadër të thellimit të bashkëpunimit të nisur pas nënshkrimit të marrëveshjes së binjakëzimit…

Read More

Auditori i Brendshëm i Komunës së Kamenicës, Luan Baxhuku, ka vazhduar angazhimin e tij si ligjërues në kuadër të Programit Kombëtar për Certifikimin e Auditorëve të Brendshëm në sektorin publik në Republikën e Kosovës. Rreth 60 pjesëmarrës kanë qenë pjesë e dy grupeve të thirrjes së dytë të këtij programi. Për 14 ditë radhazi, Auditori Baxhuku ka ligjëruar modulin e tretë të trajnimit me temë “Metodologjia dhe Shkathtësitë e Auditimit të Brendshëm”. Pjesëmarrësit të cilët paraprakisht kanë kaluar provimin parakualifikues për auditorë të brendshëm kanë ndjekur ligjëratat e këtij moduli dhe pas përfundimit të tij do t’i nënshtrohen provimit teorik…

Read More

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Valmir Sahiti dhe drejtorin e Festivalit Ndërkombëtar të Folklorit, Valleve dhe Riteve “N’Karadak Krisin Tupanat”, Arsim Abazi, kanë pritur sot në një pritje solemne delegacionet dhe ansamblet pjesëmarrëse në edicionin e pestë të këtij festivali. Duke iu uruar mirëseardhje mysafirëve, kryetari Haliti theksoi se është nder dhe kënaqësi e veçantë që Vitia mirëpret përfaqësues të kulturave dhe traditave nga vende të ndryshme të botës, duke vlerësuar se prania e tyre e pasuron jetën kulturore të komunës dhe i jep festivalit karakterin e tij të…

Read More

Një kërkesë për paraburgim për tentim-vjedhje të rëndë, ndërsa aktakuzat përfshijnë vepra nga kanosja dhe dhuna në familje deri te posedimi i narkotikëve dhe armëve. Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar për veprimet e fundit të ndërmarra nga prokurorët, ku janë ndaluar dy persona, është kërkuar një masë paraburgimi dhe janë ngritur gjithsej 13 aktakuza ndaj 14 personave për vepra të ndryshme penale. Sipas njoftimit zyrtar, me urdhër të prokurorit janë ndaluar dy persona për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”. Ndërkohë, Departamenti i Përgjithshëm ka paraqitur një kërkesë në gjykatë për…

Read More

Kuvendi i Komunës së Gjilanit, nën udhëheqjen e Krenare Latifi-Kqikut, në seancën e sotme, ka diskutuar për raportin e punës së kryetarit për vitin 2025, raportin e punës së kryetarit janar – qershor 2026, sikurse edhe raportin financiar janar – qershor  2026, ndërkaq ka miratuar planin ndërkomunal për menaxhimin e integruar të mbeturinave për Rajonin e Gjilanit dhe Ferizajt, rishqyrtimin dhe harmonizimin e vendimit për themelimin e Komitetit për Politikë dhe Financa (kërkesë e MAPL-së), kërkesën nga Njësia e të Drejtave të Njeriut për themelimin e Komitetit për Barazi Gjinore e kërkesën për aprovimin e vlerësimit të dëmeve nga…

Read More

Këshilli Drejtues i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur më 31 korrik 2026, pas shqyrtimit të dorëheqjes së rektorit,  Artan Dërmaku, konstatoi përfundimin e mandatit të tij. Me qëllim të garantimit të vazhdimësisë institucionale dhe funksionimit të rregullt të Universitetit, Këshilli Drejtues, i kryesuar nga Liza Rexhepi, ka zgjedhur Fitore Malaj ushtruese të detyrës së Rektores së Universitetit Publik “Kadri Zeka”. Fitore Malaj është profesore në Fakultetin e Edukimit të Universitetit Publik “Kadri Zeka”. Për gjashtë vjet ajo ka ushtruar detyrën e drejtoreshës së Zyrës për Zhvillim Akademik dhe Cilësi, duke udhëhequr procese…

Read More

Shkruan: Sabri Abdullahu Historia e Hasip Abdullahut është historia e një brezi shqiptarësh që u detyruan të marrin rrugën e mërgimit për të siguruar jetesën, por që zemrën e lanë gjithmonë në atdhe. Ai përjetoi burgosje, përndjekje politike dhe sakrifica të shumta, megjithatë nuk u tërhoq asnjëherë nga përkushtimi ndaj çështjes kombëtare dhe ndihma ndaj njerëzve në nevojë. Rrëfimet e familjarëve e paraqesin Hasip Abdullahun si një njeri punëtor, patriot, bamirës dhe me vlera të larta njerëzore, i cili la gjurmë të pashlyeshme si në vendlindje ashtu edhe në mërgim. Hasip Abdullahu, si shumë shqiptarë të asaj kohe, mori…

Read More

Me fillimin e sezonit të korrje-shirjeve, prodhuesit vendorë raportojnë rendimente të mira të grurit dhe misrit, por sfidat ekonomike vazhdojnë të rëndojnë mbi sektorin e bujqësisë. Rritja e çmimeve të plehrave artificiale, karburanteve dhe inputeve të tjera bujqësore po e shtrenjton prodhimin, ndërsa çmimet e ulëta të grurit në treg po ua zvogëlojnë fitimet fermerëve. Fermeri Gani Dobratiqi nga Prishtina, i cili këtë vit ka kultivuar 20 hektarë grurë dhe 5 hektarë misër, ka thenë se rendimenti i grurit ka kaluar 5 mijë kilogramë për hektar, ndërsa edhe misri premton një prodhim të mirë nëse kushtet atmosferike mbeten të favorshme.…

Read More