Kryeministri Edi Rama ka pritur në Pallatin e Brigadave homologun e tij, Albin Kurti. Vizita e tij vjen në kuadër të samitit të liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili po mban punimet në kryeqytet me temën bosht: “Reforma, Rritje, Integrim – Drejt Europës së bashku”.
Sipas agjendës, mbërritja e liderëve është parashikuar në orën 10:00, ndërsa në orën 10:30 do të mbahen fjalët hyrëse nga kryeministri Edi Rama dhe Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos.
Në këtë fazë janë parashikuar edhe prononcimet për mediat të përfaqësuesve pjesëmarrës.
Ndërkaq, do të realizohet fotografia e përbashkët e liderëve, ndërsa në orën 12:30 Rama dhe Kos do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp./B.S/


