Në Kamenicë është realizuar një aktivitet i fokusuar në informimin, parandalimin dhe kujdesin për shëndetin e qytetarëve.
Aktiviteti është zhvilluar në kuadër të projektit “Kujdesi shëndetësor i qasshëm dhe cilësor – AQH Project”, i financuar nga SDC dhe i implementuar nga Swiss TPH, KOPF dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Shaban Geci” në Kamenicë.
Përmes këtij aktiviteti synohet rritja e informimit të qytetarëve, promovimi i masave parandaluese dhe forcimi i kujdesit shëndetësor në komunitet.
Mesazhi i aktivitetit ishte i qartë: bashkë për më shumë informim, parandalim dhe kujdes për shëndetin./Gjilani INFO/







