Author: admin

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se gjatë periudhës së fundit ka ngritur 14 aktakuza kundër 22 personave, për vepra të ndryshme penale. Sipas njoftimit të Prokurorisë, janë ngritur: Dy aktakuza kundër dy personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”. Dy aktakuza kundër dy personave për veprën penale “Vjedhje pylli”. Dy aktakuza kundër dy personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. Një aktakuzë kundër tre personave për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës publike”. Një aktakuzë kundër tre personave për veprën penale “Sulmi”. Një aktakuzë kundër tre personave për veprat penale “Pengimi…

Read More

NGA: A.SH Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të zhvillojnë një takim të martën, në kuadër të përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje për formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të qershorit. Sipas deputetit të LDK-së, Besian Mustafa, takimi do të mbahet në orën 18:00 në objektin e Kuvendit të Kosovës. Kurti kishte ftuar në takim edhe Partinë Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, por drejtuesit e këtyre dy subjekteve politike vendosën të mos marrin pjesë. Lidhur me këtë…

Read More

Mirvete Elmazi-Mehmeti Si pëllumb i lodhur, nëpër frymën e gushtit kërkoj një ditë, pa shi, të vij tek ti. Kalërimi në tokë, nuk është si fluturimi në qiell, ku çasti mund të çoj cep në cep të globit. Në rrugët e fjordeve norvegjeze këpucës në shtrydhje i del lot sepse, kurrë mushkëritë nuk i ka ngopur me aromën e Atdheut as dje as sot. Tani, hapave po u harxhohet koha, roli i bletës që qëmton luleve është tretur nga lodhja. Po në muzg, në ëndërr, jam atje, humbur në harrim, si bija tek nëna Gjilani im./Gjilani INFO/

Read More

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Sipas parashikimit të IHMK-së, temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 11°C dhe 16°C, ndërsa temperaturat maksimale pritet të lëvizin nga 31°C deri në 37°C. Gjatë ditës do të fryjë erë nga drejtimi i lindjes dhe verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 5 m/s. Sipas IHMK-së, masat e ngrohta ajrore nga Afrika Veriore do të vazhdojnë të mbajnë temperaturat paksa mbi mesataren klimatologjike, por brenda karakteristikave të zakonshme të stinës së verës./Gjilani INFO/

Read More

Heset Zymberi Sonte nuk i numëroj yjet. Ty jam duke të pritur. Nën lisin e vjetër hija më njeh më mirë se drita. E era sjell një emër që nuk e thërret askush, pos kjo zemer. Nëse vjen, mos fol. Heshtja i di të gjitha rrugët e kthimit. Sytë e tu le të jenë dritë mbi gurët që vitet lanë mes nesh. Malli nuk është plagë. Është një lumë që nuk mësoi kurrë të rrjedhë larg. Shiu le të lajë harresen, por, jo edhe kujtimet. Po të dalë ylberi, le të mos na ndajë qiellin, por ta afrojë. E nëse…

Read More

Një person është arrestuar në Gjilan, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten e tij. Rasti ka ndodhur më 31 korrik 2026, rreth orës 21:00. Sipas Policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor pas incidentit. I dyshuari është intervistuar nga organet kompetente dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet nga organet e drejtësisë./Gjilani INFO/

Read More

Në sheshin e qytetit të Vitisë u mbajt mbrëmë nata qendrore e edicionit të pestë të Festivalit Ndërkombëtar të Folklorit, Valleve dhe Riteve “N’Karadak Krisin Tupanat”, një ngjarje që mblodhi artistë nga vende të ndryshme të botës dhe dhuroi një atmosferë të veçantë për qytetarët dhe mërgimtarët. Në këtë aktivitet kulturor morën pjesë edhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Valmir Sahiti, të cilët ndoqën nga afër programin artistik. Edicioni i sivjetmë solli në skenë ansamble folklorike dhe delegacione nga Luksemburgu, Peruja, Panamaja, Polonia, Portugalia, Meksika, Qiproja Veriore, Turqia,…

Read More

Policia e Kosovës ka regjistruar shtatë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në komuna të ndryshme të vendit, duke rezultuar me disa arrestime, persona të lënduar dhe një të dyshuar që vazhdon të jetë në arrati. Rasti më i rëndë është shënuar në Suharekë, ku pas një konflikti familjar, një burrë dyshohet se ka plagosur me armë zjarri djalin e tij. Në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar një pistoletë me pesë fishekë, ndërsa viktima po merr trajtim në Spitalin e Prizrenit. I dyshuari është arrestuar dhe ndodhet në mbajtje. Në Leposaviq, një burrë është…

Read More

Shkruan: Ismet Sylejmani “…E kam gjithkund, ndaj nuk qajta kurrë për të. Veçse, po, më shkrumbon, më djeg pa tym…” Këto vargje të Muhamet Mavrajt, për të cilin Akademik Rexhep Qosja ka thënë:”… sikur të na kishte bërë një Nënë…”, nuk janë vetëm një rrëfim për Nënën! Këto vargje, janë një himn i pashembullt i pavdekësisë së Nënës! Këto vargje, janë një dëshmi se Nëna nuk vdes kurrë! Këto vargje dëshmojnë, se Nëna largohet vetëm nga sytë tanë, por kurrë nga shpirti, nga kujtesa dhe nga ndërgjegjja jonë! Dashuria për Nënën është aq e madhe, sa lotët bëhen të…

Read More

Kosova do të përfshihet nga mot me diell dhe temperatura të larta gjatë ditës, duke sjellë vapë në pjesën më të madhe të vendit. Sipas parashikimit, era do të fryjë e dobët deri mesatare nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor, me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 30 deri në 38°C, duke e bërë këtë një nga ditët më të nxehta të kësaj periudhe. Qytetarëve u rekomandohet të shmangin ekspozimin e panevojshëm në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës,…

Read More