Dy persona janë arrestuar në Han të Elezit, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “Rrëmbim dhe bashkëkryerje”.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimi i dy të dyshuarve meshkuj, shtetas të Kosovës, është bërë pas disa hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin.
Për zhvillimin e hetimeve është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka marrë vendim që të dyshuarit të dërgohen në mbajtje.
Rasti mbetet nën hetim nga organet kompetente./Gjilani INFO/


