- Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
- Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
- 170 mijë euro investim në rrjetin e ujësjellësit në Grizime, përfitojnë 170 ekonomi familjare
- Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza brenda 24-orësh
- Delegacioni i veteranëve shqiptarë dhe kroatë nderon dëshmorët në Gjilan
- Moti sot me diell dhe vranësira, mund të ketë diku- diku edhe reshje shiu
- Brenda një dite 74 aksidente trafiku dhe 2 mijë 475 tiketa trafiku
Author: admin
Moti gjatë ditës së sotme do të jetë kryesisht me diell dhe stabil. Temperaturat do të shënojnë rritje graduale. Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga drejtimet veriperëndimore dhe perëndimore, me shpejtësi 1–6 m/s. Temperaturat minimale: 12–15°C Temperaturat maksimale: 27–32°C
Një person është arrestuar të martën pasdite në rrugën “Idriz Seferi” në Gjilan, nën dyshimin për posedim të paautorizuar të substancave narkotike. Sipas Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit të të dyshuarit, mashkull kosovar, janë gjetur dhe sekuestruar 16.67 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Pas intervistimit nga organet kompetente, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga autoritetet përkatëse./Gjilani INFO/
Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, të cilat pasqyrojnë gjendjen e sigurisë dhe aktivitetet policore në të gjithë vendin. Gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Ndërkaq, janë regjistruar 25 aksidente trafiku me persona të lënduar dhe 58 aksidente që kanë shkaktuar vetëm dëme materiale. Sa i përket sigurisë në komunikacion, zyrtarët policorë kanë shqiptuar gjithsej 2,693 tiketa trafiku për shkelje të rregullave. Në kuadër të veprimeve policore, janë arrestuar 25 persona, prej të cilëve 15 janë dërguar në mbajtje. Nuk është raportuar asnjë person në ndalim policor, ndërsa…
Prokuroria në Gjilan ka ngritur pesë aktakuza për vjedhje, kanosje, vetëgjyqësi dhe dhunë në familje
Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave të ndryshëm, për vepra të ndryshme penale, në kuadër të veprimeve të rregullta të ndjekjes penale. Sipas njoftimit të Prokurorisë, janë ngritur: Një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”; Një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Vetëgjyqësia”; Një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Vjedhja”; Një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Kanosja”; Një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Dhuna në familje”. Prokuroria Themelore në Gjilan ka theksuar se do të vazhdojë…
Rrëfimi i Hasip Abdullahut: Mobilizimi me dhunë i shqiptarëve në vitin 1945 dhe rrugëtimi drejt Tivarit
Një nga kujtimet më të dhimbshme që autori i këtij shkrimi ka ruajtur nga babai i tij, Hasip Abdullahu, lidhet me mobilizimin e detyruar të mijëra shqiptarëve të Kosovës nga autoritetet jugosllave në fillim të vitit 1945. Sipas rrëfimit të Hasip Abdullahut, në janar të vitit 1945 Ushtria Jugosllave urdhëroi mobilizimin e brigadave të ashtuquajtura të “Kosmetit”, ndërsa gjatë muajve mars dhe prill mobilizimi u shtri me forcë edhe mbi mijëra shqiptarë të Kosovës. Zyrtarisht, ata do të dërgoheshin në frontin e Adriatikut për operacione ushtarake, por sipas dëshmisë së tij dhe shumë rrëfimeve të tjera të kohës, qëllimi i…
Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se gjatë periudhës së fundit ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale. Sipas njoftimit të Prokurorisë, është ngritur: Një aktakuzë për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”; dy aktakuza për “Posedimin e paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”; një aktakuzë për “Lëndim të lehtë trupor”; një aktakuzë për “Kanosje”; dhe një aktakuzë për “Dhunë në familje”. Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se do të vazhdojë trajtimin e rasteve penale në përputhje me ligjin, duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për ndjekjen e autorëve të…
Një person është arrestuar në Gjilan nën dyshimin për posedim të substancave narkotike, pasi policia i ka gjetur drogë gjatë një kontrolli. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në orën 00:40 të datës 28 korrik 2026, në rrugën “Lufta e Gjilanit”. Gjatë kontrollit të një të dyshuari, mashkull kosovar, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar 5.38 gramë substancë narkotike të dyshuar të llojit hashash. Lënda narkotike është konfiskuar si provë materiale, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për procedurat e nevojshme. Me vendim të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për veprën penale…
Xhemile Adili Do të vij Më prit Do të vij pas mesnate Kur terri të mbuloj gjithçka E heshtja të mbizotëroj Do ti këpus zinxhirët e grilave Me gjuhën e zemrës Sonte me prite se do te vij Dhe hënës iu luta të bëjë gjumë Dua që vetëm dashuria jonë Të ec shtatëve si lum Të jemi vetëm dua, pa shtroje Pa petale trëndafili Nuk dua të na shoqëroj as zë bylbyli Mes territ dua të takohemi Më pritë, të lutem në Zot Vetëm një përqafim e një puthe dua Pastaj do të largohem, do të ikë /Gjilani INFO/
Shkruan: Ismet Sylejmani Ka takime që zgjasin pak çaste, por zgjojnë kujtime të një jete të tërë! I tillë ishte edhe takimi im sot në Gjilan me Profesorin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe te nderuarin Musa Musliu, njërin nga profesorët që ka lënë gjurmët më të thella në formimin tim njerëzor, intelektual, patriotik dhe atdhetar! Profesor Musa Musliu nuk ishte vetëm profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe! Ishte edukator brezash, njeri i dijes, i kulturës atdhetare dhe fryëmëzues i ndërgjegjes kombëtare! Profesor Musa Musliu me urtësinë e jashtëzakonshme, me përkushtimin absolut dhe me shembullin e Tij të madh, na…
Shkruan: Ismajl Kurteshi Integrimi përmes privilegjeve nuk është integrim është përfitim. Njëri ndër kushtet e Bashkimit Evropian për vendet që synojnë të bëhen pjesë e BE-së është funksionimi i ligjeve në vendet që aplikojnë për anëtarësim në BE. Gjatë ditëve të fundit BE-ja dy herë ka reaguar në lidhje me dy vendime të institucioneve të Kosovës. Në rastin e parë BE-ja është deklaruar kundër vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës në lidhje me kërkesën e ish – prokurorëve të nacionalitetit serb, që ishin dorëhequr në vitin 2022 dhe që nga ajo kohë, nuk kishin shkuar në punë, por tani…

