Author: admin

Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar pesë (5) persona të dyshuar për veprat penale “Sulmi”, “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Rrezikimi i trafikut publik me veprime apo mjete të rrezikshme”, të parashikuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Po ashtu, Prokuroria ka ngritur pesë (5) aktakuza ndaj shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale. Aktakuzat përfshijnë: Një aktakuzë ndaj tre personave për veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”; Një aktakuzë ndaj një personi për…

Read More

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka shtuar aktivitetet operative dhe parandaluese në gjithë rajonin në kuadër të Planit Operativ “Vera 2026”, me qëllim rritjen e sigurisë publike, parandalimin e aksidenteve në trafik dhe luftimin e kriminalitetit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, përmes stacioneve policore dhe njësive të specializuara rajonale, po zhvillon aktivitete të shtuara operative dhe parandaluese në të gjithë zonën e përgjegjësisë në kuadër të Planit Operativ “Vera 2026”. Sipas Policisë, fokusi i këtyre aktiviteteve është rritja e prezencës së patrullave në terren, mbikëqyrja dhe kontrolli i trafikut rrugor, parandalimi i aksidenteve si dhe ndërmarrja e…

Read More

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 21 aksidente trafiku me persona të lënduar dhe 37 aksidente me dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk është raportuar asnjë aksident me fatalitet. Po ashtu, policia ka shqiptuar 2008 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion. Gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 23 persona, 18 persona janë dërguar në mbajtje, 2 persona janë ndaluar nga policia, ndërsa nuk ka pasur persona në vuajtje të dënimit./Gjilani INFO/

Read More

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë mbahet sot seanca fillestare ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte kundër popullsisë civile. Me propozim të Prokurorisë Speciale, gjykimi pritet të zhvillohet në mungesë të të pandehurve, pasi ata janë të paarritshëm për organet e drejtësisë. Në Gjykatën Themelore në Prishtinë nis sot procesi gjyqësor ndaj Zllatomir Peshiq, Mlladen Cirkoviq, Radomir Markoviq, Dushko Adamoviq, Obrad Stevanoviq, Zhivko Trajkoviq, Goran Radosavleviq, Bogolub Janiçqviq, Sllavisha Ivanoviq, Boshko Vukiqeviq, Sreten Popoviq, Nikolla Petroviq, Kërsman Jellliq, Lubisha Stojimiroviq, Bozhidar Deliq, Radojko Stefanoviq, Dragan Zhivanoviq, Milosh Gjoshan, Lubinko Cvetiq, Bozhidar Filiq dhe Milovan Kovaçeviq, të akuzuar për veprën penale…

Read More

Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të karakterizohet nga mot pjesërisht i kthjellët dhe i ngrohtë. Në orët e paradites do të mbizotërojë moti me diell, ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet zhvillim i vranësirave, të cilat lokalisht mund të sjellin reshje shiu të shoqëruara me bubullima. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit dhe perëndimit, me shpejtësi 2–8 m/s, ndërsa në zonat ku zhvillohen vranësira mund të ketë edhe përforcime të përkohshme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13°C dhe 18°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 29°C deri në…

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se më 15 korrik 2026, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar katër persona për 48 orë dhe ka ngritur dy aktakuza ndaj dy personave. Sipas njoftimit, dy persona janë ndaluar nën dyshimin për veprën penale “Sulmi”, ndërsa dy të tjerë për veprën penale “Dhuna në familje”. Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur dy aktakuza ndaj dy personave për vepra të ndryshme penale. Një aktakuzë është ngritur për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, ndërsa aktakuza tjetër për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”./Gjilani INFO/

Read More

Nënkryetarja e Komunës, Arta Bajralija, ka bërë shpërndarjen e 13 pakove Baby Box në vlerë prej 4,452,50 euro si mbështetje për familjet dhe foshnjat e porsalindura. Secila pako përmban produkte cilësore dhe të nevojshme për nënën dhe foshnjën, të mjaftueshme për përdorim deri në moshën njëvjeçare të fëmijës. Nënkryetarja Bajralija, gjatë këtij takimi, ka uruar ardhjen në jetë të 13 foshnjeve të të dy gjinive, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së familjeve dhe përkushtimin e Komunës për të qenë pranë tyre në momentet më të rëndësishme të jetës. “Komuna mbetet e përkushtuar në mbështetjen e familjeve dhe mirëqenien e fëmijëve,…

Read More

Organizata Joqeveritare Dardanapress, në kuadër të projektit “Promovimi i politikave të zhvillimit socio-ekonomik në Komunën e Kamenicës”, ka mbajtur debatin me temën “Diskutimi lidhur me sfidat dhe zbatimin e Rregulloreve Komunale”. Qëllimi i organizimit të këtij debati ishte krijimi i një platforme dialogu ndërmjet institucioneve komunale, organizatave të shoqërisë civile dhe akterëve të tjerë relevantë, për të diskutuar kornizën ligjore dhe institucionale që rregullon hartimin, miratimin dhe zbatimin e rregulloreve komunale, si dhe sfidat që paraqiten gjatë zbatimit të tyre në praktikë. Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Arbnore Beqiraj-Fera, theksoi rëndësinë e debatit dhe të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe shoqërisë civile…

Read More

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj ministres për Pushtetin Lokal, Snezhana Paunoviq e cila gjatë një interviste ka thënë se po të ishte në vend të Slobodan Millosheviqit, do ta spastronte etnikisht Kosovën. Për këtë, Kamberi ka thënë se në cilësinë e deputetit do të iniciojë kërkesë për shkarkimin e saj./Gjilani INFO/

Read More

IN MEMORIAM Sot, me dhimbje të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të mikut dhe kolegut tonë të çmuar, Nexhmedin Ymeri, një prej emrave më të respektuar të gazetarisë dhe kulturës në Gjilan. Nexhmedin Ymeri ia kushtoi tërë jetën fjalës së lirë, gazetarisë dhe artit. Për më shumë se pesë dekada ai ishte shembull i profesionalizmit, integritetit dhe përkushtimit, duke e jetuar gazetarinë jo thjesht si profesion, por si mision. Karrierën e tij e nisi që në rini, ndërsa në vitin 1974 u bë pjesë e Radio Gjilanit, ku la gjurmë të pashlyeshme si gazetar, redaktor dhe moderator. Më…

Read More