“Padrejtësia që ndodhi sot në Hagë na rëndon të gjithëve, sepse tenton të njollosë njërën nga epokat më të ndritura të kombit tonë, luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit
Por, siç ka thënë Hyseni, asnjë dënim nuk mund ta ndryshojë të vërtetën: ata hynë në luftë si çlirimtarë për të na sjellë lirinë dhe në histori do të mbeten të tillë përjetësisht.
“Drejtësia mund të cenohet përkohësisht, por vlera e UÇK-së është e gdhendur në themelet e shtetit tonë. Me mendje e zemër jemi pranë tyre dhe familjeve të tyre”, ka thënë kryetari Hyseni./Gjilani INFO/


