- Mbahet mbledhja e radhës e Komisionit për Administrimin e Prokurorive
- Prokuroria në Gjilan: Ndalohen dy persona dhe ngriten 5 aktakuza ndaj 5 personave
- Për 24 orë 64 aksidente dhe mbi 1 mijë e 780 gjobitje në trafikun rrugor
- Policia në Gjilan ka gjetur dhe konfiskuar edhe në një rast tjetër substancë narkotike
- Arrestohet në Gjilan person i dyshuar për posedim të substancave narkotike
- Kryetari Hyseni, ditën e parë të mandatit të dytë, e nis me projektin 18 milionë euro të Bulevardit të qytetit
- Ndalet një person i dyshuar në Gjilan për kryerje të veprave penale: Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve
- Shqyrtohet mundësia e bashkëpunimit mes Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” nga Gjilani dhe Kolegjit AAB
Author: admin
Futbollisti Edon Zhegrova zhvilloi një ndeshje fantastike. Sulmuesi shqiptar ishte një nga më të mirët në fushë në fitoren 1-3 të Lille-s kundër Rennais-së. Zhegrova shënoi njërin prej golave, si dhe asistin në dy golat e tjerë të skuadrës së tij, çka i ka sjellë një notë 8.5 nga “Sofascore”. Në formacionin e javës së 22-të të kampionatit francez gjendet edhe emri i Edon Zhegrovës. Lojtari i përfaqësueses së Kosovës renditet përkrahë Lionel Messi-t dhe Hakimit, të cilët janë futbollistët e vetëm që mbajnë një notë më të lartë se ai.
NGA: GJOVALIN DUSHAJ ( Reportazhë ) Sa bukur ështe kur merr rrugën për një udhëtim, që të ngjan më shumë me një relaks se sa misioni për të cilin udhëton! Isha i ftuar special në një eveniment pagëzimi fëmijësh në Leipzig të Gjermanisë, tek vëllezërit Shtjefni, dajat e kushërinëve të mi por që nuk di ti ndaj nga dajat e mi. U binda me në fund se, rrugëtimi me avion paska qenë kaq i gjatë përballë atij fakti, që mbeta pa fjalë pasi arrita në ambjentin ku organizohej ceremonia e pagëzimit. Pasi u përshendetëm, ku malli si duket na kishte…
I shkolluar për ekonomi në Itali, vendos të kthehet në vendlindje I riu shqiptar, Mateo Pasho, është vetëm 19 vjeç dhe sot është shef kuzhine. Lindur dhe rritur në Itali, i diplomuar për ekonomi ndërkombëtare, vendosi që të ndjekë pasionin dhe të rikthehet pikërisht në Vlorë, përcjell albinfo.ch. “Më pëlqen Vlora dhe për pasionin që kam, më jep mundësi të shprehem akoma më mirë te pasioni im që është kuzhina”, tha ai. Punën që ai bën, e ka të kultivuar nga gjyshërit. “Kur isha i vogël jam rrit me gjyshet dhe kam marrë shumë nga gjyshet, ata gatuanin, unë…
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është gjetur i vdekur në banesën e tij ku ishte duke banuar. Rasti ka ndodhur të martën në rrugën “Sylejman Vokshi”, Prishtinë, në ora 18:35. “Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i vdekur në banesën e tij ku ishte duke banuar. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në raport. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se ka bërë shumë përpjekje për përgatitjen e seancës së Kuvendit për Kosovën. “Unë mendoj se njerëzit mund të shohin dhe kuptojnë se sa e vështirë është pozita jonë, veçanërisht tani për shkak të luftës në Ukrainë, dhe disa u përpoqën të bënin akuza dhe të shkaktonin incidente”, tha ai në Tv Pink. “Ne nuk kemi qenë të bashkuar në parlament për Kosovën, nuk bëhet fjalë për dallime politike, por se kanë për qëllim vetëm rrëzimin e SNS-së dhe mua si president. Në parlament 190 herë është përmendur negativisht marrëveshja e Brukselit, dhe unë…
residentja Vjosa Osmani ka shpallur të mërkurën Ditë Zie Shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmeteve të datës 6 shkurt 2023 me epiqendër në Turqi, të cilët lanë mijëra të vdekur e të lënduar. Presidentja theksoi se përballë tragjedive të tilla duhet të qëndrojmë pranë atyre që kanë nevojë për mbështetje, dhe se dhimbja e popullit turk dhe atij të Sirisë është edhe e jona. “Presidentja Vjosa Osmani ka shpallur ditën e mërkurë, 8 shkurt 2023 Ditë Zie Shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmeteve të datës 6 shkurt 2023 me epiqendër në Turqi, të cilët lanë mijëra të…
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se tash është koha kur mund të ushtrohet presion mbi Serbinë që ta njohë Pavarësinë e Kosovës. Haziri ka thënë se Kosova nuk duhet ta humbasë këtë shans kur roli i Rusisë në komunitetin ndërkombëtar është dobësuar për shkak të luftës në Ukrainë. “Tani janë rrethanat më të mira që t’i bëhet presion Serbisë për ta njohur Kosovën sepse Rusia është në konflikt”. “Pozicion më të dobët të Rusisë asnjëherë nuk kemi pasur. Tani kemi një Serbi që nuk po pranon t’i vendosë sanksione Rusisë – nuk e ka…
Numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë tani është të paktën 7 mijë e 266. Organizata vullnetare e Sirisë, “Helmetat e Bardha”, të njohura gjithashtu si Mbrojtja Civile e Sirisë, ka përditësuar numrin e të vdekurve në Sirinë veriperëndimore në 1020 në zonat e kontrolluara nga opozita. Sipas mediave shtetërore siriane, të paktën 812 persona kanë vdekur në zonat e kontrolluara nga qeveria. Kjo e çon numrin e përgjithshëm të vdekjeve të Sirisë në të paktën 1,832, shkruan CNN. Ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca tha në një konferencë për shtyp të martën se numri…
Tortë shumë e thjeshtë dhe e gatshme për vetëm dhjetë minuta: Më shpejt do ta gatuash, sesa të shkosh në dyqan për ta blerë!
Do t’ju kënaqë kur ta provoni. Është edhe e ëmbël, edhe e shijshme… Këtë recetë po e japim vetëm për ato amvisa të cilat arrijnë t’i bëjnë bash të gjitha në kohë, por që dëshirojnë të gatuajnë tortë në shtëpi, transmeton Telegrafi. Përbërësit e nevojshëm: ▪ 250 g hallvë ▪ 250 g krem të rrahur ▪ 100 ml ujë të gazuar ▪ 250 g biskota ▪ 50 g krem të rrahur për dekorim ▪ çokollatë të zezë Përgatitja: Me ujin e gazuar përzieni kremin e rrahur, ndërsa biskotat bluani dhe përzieni me kremin e rrahur dhe hallvën. Të gjitha…
Fero dhe Arbenita Ismajli janë komentuar shpesh në rrjetet sociale e faqet rozë për raportin e tyre. Ndonëse të martuar prej vitesh, ata shpesh janë përfolur për uljet dhe ngritjet në këtë marrëdhënie. Sido që të jetë, çifti shihet se janë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit pavarësisht thashethemeve. Fero dhe Arbenita Ismajli FOTO GALERI Fero kësaj radhe ka shpërndarë një fotografi në InstaStory, ku shfaqet përkrah bashkëshortes së tij. “Do të dua gjithmonë”, ka shkruar ai duke etiketuar modelen nga Maqedonia. Të njëjtit theksojmë se kanë bashkë edhe një vajzë të quajtur Nina, që erdhi në jetë në…

