- Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme
- Më dhuro një lule…
- Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
- Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
- Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
- Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
- Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
- Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria
Author: admin
Kuvendi Komunal i Gjilanit sot mban seancën e radhës. R E N D P U N E : 1. Konstatimi i prezencës së anëtarëve të Kuvendit miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar 2. Pyetje dhe pergjigje 3. Propozim vendimi për shfuqizimin e Vendimit 01 Nr. 016-51963 të datës: 30.06.2020 për plotësimin dhe ndryshimin e kushteve ndërtimore të një nënzonë të Bllokut “B3” në kuadër të Planit Rregullues Urban “Kodra e Thatë”, në Gjilan. 4. Propozim vendimi për shfuqizimin e Vendimit 01 Nr. 016-15787 të datës: 11.02.2021 për plotësimin dhe ndryshimin e kushteve ndërtimore në zonën Blloku “B4” në…
Ka përfunduar suksesshëm cikli i parë i programit “Network Administrator” me certifikimin e kandidatëve të grupit III dhe IV
Janë certifikuar sot kandidatët e grupit të III dhe IV në programin e “Network Administrator”, në Infotech Academy në Gjilan, pas përfundimit të ciklit të parë të trajnimit në këtë sferë, filluar pothuajse një vit më parë. Fal suksesit, së shpejti pritet që të nis edhe cikli tjetër, por që do të jetë më i zgjeruar, kurse sa i përket komunave dhe programeve e numrit të kandidatëve që do të përfshihen për t’i ndjekin trajnimet e tilla. Pra, të rinjtë nga Gjilani kanë shfrytëzuar mundësinë që të trajnohen në fushën e teknologjis informative, përmes trajnimi që u ofroi InfoTech…
Gagica: Shtylla më e fuqishme e zhvillimit ekonomik të Kosovës janë afaristët tanë në Gjermani dhe kudo tjetër
“Shumë i lumtur të shoh e të njihem nga afër me bizneset shqiptare të cilat janë shndërruar në konkurrente me ato gjermane e të tjera këtu në Gjermani, kjo falë punës së palodhshme, korrekte e profesionale të shumë bashkatdhetarëve tanë”, ka thënë kryetarI i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, Nazim Gagica. Gagica ka njoftuar se sot bashkë me kryetarin e AAK-së për Gjermani, mikun Ukë Blakaj, të jenë për vizitë në ndërmarrjen “Kroni” në Gjermani, një kompani serioze me pronar bashkëvendësin tonë nga Gjilani, anëtarin e kryesisë së degës së Aleancës një Gjilan, afaristin e…
Për të shënuar Ditën e Presidentit, e para e shtetit, Vjosa Osmani ka qëndruar në shtëpinë e presidentit historik, Ibrahim Rugova. Osmani përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka thënë se Pavarësia ishte ideali jetësor i Rugovës. “Në familjen e Presidentit Rugova, dera është gjithnjë e hapur për miq. Në Ditën e Presidentit, çdo vit pritja shoqërohet edhe me tortën e Presidentit, gatuar enkas për këtë ditë nga duart e arta të znj. Fanë, për ta kujtuar atin themeltar të Republikës”, ka shkruar Osmani. Ndryshe, në pranverën e vitit 1992, u organizuan zgjedhjet e para parlamentare dhe…
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për dhënie dhe marrje të ryshfetit. Sipas njoftimit të policisë, Z.H dyshohet të ketë ndërmjetësuar një regjistrim në mënyrë të kundërligjshme në Komunën e Vitisë. Në njoftim thuhet se ky është personi i trete i arrestuar për këtë rast dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë. “Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Gjilan, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore -Gjilan, ka kryer veprime hetimore/operative për disa muaj duke arritur të sigurojë dëshmi se i…
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person i cili ishte kërkuar për vjedhje të rëndë në Gjilan. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata themelore Gjilan me dënim burgimi prej 150 ditë burg për veprat penale ‘Vjedhje e rëndë’’. Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. “Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan më 23.05.2023 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin Q.M. (viti i lindjes 1973, mashkull kosovar shqiptar)”, thuhet në raport. Drejtoria Rajonale e Policisë…
Programi më i ri qeveritar “Arti në shkolla” po sjell plot energji, mundësi e kreativitet artistik tek nxënësit e shkollave në të cilat po pilotohet. “Artisti në klasë” është një nga pikat e tij më të veçanta, ku fëmijët po zgjerojnë njonuritë për operën, instrumentet muzikore, shfaqjet teatrale e aktrimin, pikërisht nga personat që ushtrojnë këto profesione. Aktivitetet po udhëhiqen nga artistë dhe ekipi profesional i institucioneve qendrore të kulturës. Rrugëtimi i programit ka vazhduar me një koncert në Shkollën e Muzikës, që u mbajt nën udhëheqjen e Operës së Kosovës dhe Korit Okarina. Koncerti u dha për rreth…
Kryetari Haliti: Stërzgjatja e punimeve në rrugën Viti-Kllokot-Gjilan shqetësuese dhe e paarsyeshme
Qytetarët e komunës së Vitisë, por edhe të komunave tjera, po vazhdojnë të përballen me një situatë kaotike të qarkullimit përmes aksit rrugorë Viti-Kllokot-Gjilan. Punimet e stërzgjatura në këtë rrugë, kanë bërë që të krijohet një gjendje e padurueshme. Prandaj në emër të qytetarëve të komunës së Vitisë, shpreh shqetësimin tim publik me dinamikën e punimeve që po bëhen në këtë rrugë. Kjo rrugë është e një rëndësie të veçantë pasi që lidh mes vete disa komuna. Si pasojë e gjendjes aktuale të kësaj rruge qytetarët e Vitisë, kanë vështirësi të mëdha në qarkullim, në veçanti banorët që jetojnë për…
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me Drejtoreshën e Administratës Arlindë Sejdiu, si dhe Drejtoreshën e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Ardita Dërmaku, kanë pritur sot në takim nxnënësit e klasëve të –IV-të të ShFMU “Fan S. Noli”, së bashku me drejtorin e shkollës, Mustafë Rrudhani dhe mësueset. Ata kanë vizituar drejtoritë dhe sektorët e ndryshëm në komunë, si dhe kanë diskutuar së bashku me kryetarin për tema të ndryshme. Pyetjet e fëmijëve drejtuar Kryetarit Rahimaj ishin nga më të ndryshmet si: Kur do të ndërtohet shkolla dhe sheshi i Kamenicës? Ata u ndanë të lumtur…
Përfaqësuesit e UKZ-së prezantuan programet e tyre për nxënësit e klasave të XII-ta të Shkollës Teknike “Mehmet Isai”
Prezantimi i drejtimeve nga Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan sot ishte aktiviteti i radhës së Qendrës së Karrierës. Përfaqësuesit e UKZ-së prezantuan programet e tyre nga afër për nxënësit e klasave të XII-ta të Shkollës së Mesme Teknike Profesionale “Mehmet Isai”. Universiteti Kadri Zeka u përafësua nga Dekani i Fakultetit Juridik Prof. Asoc.Dr. Sadik Haxhiu, Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike Prof.Asoc.Dr. Artan Dermaku, Prof.Ass. Detrina Alishani, Prof. Ass. Arbenita Kosumi, Pros.Ass. Aferdita Ibrahimi dhe Minire Haziri Rexhepi udheheqese e zyres per Komunikim me Publikun ne Universitetin Publik “Kadri Zeka” Përfaqësuesit e Universitetit “Kadri Zeka” u priten dhe u…

