Author: admin

Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj bashkë me drejtoreshën e DAP-së Arlindë Sejdiu si dhe Koordinatoren e Njesisë Komunale për të Drejtat e Njeriut Nazmije Demolli-Kastrati kanë takuar Drejtoreshën e OSBE-së pët të Drejtat e Njeriut Kavya Rayan si dhe Drejtorin e Qendrës Rajonale të OSBE-së Igli Totozani. Ata kanë diskutuar sa i përket punëve të mira që komuna po bën në raport me të drejtat e njeriut si dhe gjithëpërfshirjen. Drejtoresha Kayan ka përgëzuar Kryetarin Rahimaj për punën e bërë deri më tani si dhe ka inkurajuar për vazhdimin e punës si dhe projekteve të mira në…

Read More

Avokati dhe biznismeni i njohur Arsim Vranovci, njëherIit edhe President i Shoqatës së Miqësisë Kosovë- Austri si dhe President i Këshillit të Bizneseve të Rajonit të Gjilanit, u takua me ish-kongresmenin dhe ambasadorin amerikan në OKB, mikun e Kosovës zoteri Tony Hall gjatë Konferencës së Lidershipit, konferencë kjo që po mbahet në Prishtinë. Vranovci u shpreh se ndihet shumë i lumtur që u takua me një mik të Kosovës dhe theksoi se zoteri Hall ka qenë një zë i fortë në mbrojtjen e popullit tonë dhe në kërkesën për liri dhe pavarësi të Kosovës. Avokati dhe biznismeni i njohur Arsim…

Read More

KultPlus Caffe Gallery e udhëhequr nga Drejtoresha Ekzekutive znj. Ardianë Pajaziti që njëkohësisht është edhe Anëtare e Bordit të Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri, solli për herë të parë në Kosovë artisten Hermi Kürner.   Kjo ekspozitë u hap nga Udhëheqësja e KultPlus njëherazi Anëtarja e Bordit të Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri znj. Ardianë Pajaziti, Presidenti i Shoqatës Avokati Arsim Vranovci dhe natyrisht artistja e ekspozitës znj. Hermi Kürner Përshkrim i shkurtër për artisten Hermi Kürner dhe ekspozitën: Hermi Kürner është një artiste austriake e cila si pasionante e udhëtimeve ka sjell në pah edhe pikturat nga vende të ndryshme, e…

Read More

Kuvendi Komunal i Gjilanit, në mungesë kuorumi, ka ndërprerë sërish seancën e sotme, për të tretën herë radhazi, pas diskutimit për anulimin e tri vendimeve të mëhershme, që kanë të bëjnë me plotësimin dhe ndryshimin e kushteve ndërtimore në nënzonën e Bllokut “B3” në kuadër të Planit Rregullues Urban “Kodra e Thatë”, në zonën e Bllokut “B4” në kuadër të Planit Rregullues Urban “Kodra e Thatë” dhe në zonën e Bllokut “I” në kuadër të Planit Rregullues Urban “Livadhet e Arapit”, të cilat i ka arsyetuar kryetari i Komunës, Alban Hyseni. “Sot është mundësia që këta asambleistë që janë…

Read More

Sali Kqiku, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare në Zyrën e Prokurimit në Gjilan është liruar nga aktakuza, ka njoftuar avokati mbrojtës i tij, zoteri Arsim Vranovci. Kurse, Salih Kqiku, sh-drejtori i Zyrës së Prokurimit në Gjilan, ka thënë; ” Ndaj meje është bërë  një padrejtësi, por falë punës së mirë të mbrojtjes sime, respektivisht Avokatit Arsim Vranovci, dhe provave të pakontestueshme të cilat u dhanë nga eksperti i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, më në fund jam i lirë”. Sipas tij është thënë se rigjykimi ishte i drejtë dhe gjykatësit kanë vendosur në mënyrë meritore vendimin që…

Read More

Në përkujtim të figurës së mësuesit dhe pishtarit të shkollës shqipe, atdhetarit Jetish Vishi, është mbajtur sot në Institutin Albanologjik të Prishtinës, një Akademi përkujtimore. Folësit në këtë akademi, rikujtuan veprën jetësore dhe atë arsimore të atdhetarit Jetish Vishi, duke e cilësuar si mësues që hapte shkolla shqipe, e që përhapte rreze dijeje jo vetëm në Kosovë, por edhe në shkolla të Maqedonisë si në fshatin Rashçe të Dërvenit të Shkupit në vitin 1945, në fshatin Zhelinë të Tetovës 1945-1947, e madje arriti të hapte shkollën shqipe edhe në Amerikën tej oqeanike gjatë viteve1973-1977. Kryetari i komunës së Vitisë,…

Read More

Në kuadër të projektit “Promovimi i Zhvillimit Socio – Ekonomik në Komunën e Kamenicës”, Dardanapress në qendër të qytetit ka organizuar kampanjën e vetëdijesimit me qëllim të promovimit,informimit të qytetarëve lidhur me zhvillimin socio-ekonomik të Komunës së Kamenicës. Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë stafi i Dardanapress-it,anëtarët e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal, përfaqësues të Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës, dhe vullnetarët. Projekti “Promovimi i Zhvillimit Socio – Ekonomik në Komunën e Kamenicës”, është përkrahur nga Ministria e Zhvillimit Rajonal./GJILANI INFO/

Read More

Komisioni për hartimin e Draft-Kodit të Etikës, ka mbajtur diskutimin publik lidhur me këtë dokument. Të pranishëm në këtë diskutim ishin anëtarët e komisionit hartues të këtij dokumenti, Drejtorë të Drejtorive Komunale, Drejtori i Zyrës së Auditimit të Brendshëm, zyrtarë komunal, përfaqësues të OJQ-ve dhe të tjerë. Kryesuesi i komisionit hartues të Draft-Kodit të Etikës, Zijadin Thaqi, para të pranishmëve ka paraqitur Draft-Kodin e Etikës. Ai ka thënë se ky Kod ka për qëllim të përcaktojë rregullat e sjelljes për zyrtarët e komunës sipas rregullave dhe standardeve të vendosura në përputhje me frymën e etikes profesionale dhe morale të…

Read More

Në 24 vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit, heroit Bafti Haxhiu dhe Sali Zenuni, në varrezat e dëshmorëve në Viti, janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurore lulesh. Përveç institucioneve komunale, në homazhe morën pjesë edhe përfaqësuesit e Policisë, të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, familjet e dëshmorëve, bashkëluftëtarë të dëshmorëve e familjarë të tyre por edhe personeli arsimor dhe nxënësit e shkollës “Bafti Haxhiu” në Viti dhe paralelja e ndarë në Ramnishtë. Po ashtu sot është mbajtur edhe një manifestim në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, për shënimin e ditës së…

Read More