Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është gjetur i vdekur në banesën e tij ku ishte duke banuar.
Rasti ka ndodhur të martën në rrugën “Sylejman Vokshi”, Prishtinë, në ora 18:35.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i vdekur në banesën e tij ku ishte duke banuar. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.