Author: admin

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të enjten u mbajt ceremonia e pranim dorëzimit të tre kamionëve të autoshkollës në vlerë prej 405 mijë euro, si donacion nga Gjermania. Në këtë ceremoni mori pjesë ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i shoqëruar nga Inspektori i Përgjithshëm i FSK-së, gjeneralmajor Irfete Spahiu, komandanti i KDS-së, gjeneral brigade Jeton Dreshaj, si dhe zyrtarë dhe oficerë të MM dhe FSK-së. Përmes këtyre automjeteve lehtësohet zhvillimi i orëve praktike për ushtarakët të cilët janë në proces të licencimit për kategorinë C. Me këtë rast, ministri Mehaj falënderoi…

Read More

Sot rreth orës 05:50 ka ndodhur një vetëaksident në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë, më konkretisht te penda e Livoçit të Epërm, ku një shofere e cila nuk ka përshtatur shpejtësinë e kushteve të rrugës, doli jashtë saj. Sipas Policisë së Kosovës, ajo ka goditur një automjet që ishte i parkuar. Vetura e viktimës ka përfunduar në ujin e pendës. Pas trajtimit në qendrën emergjente, viktima është liruar për në shtëpi. “Nga hetimet e para dyshohet se ngasësi i automjetit me targa vendore (femër kosovare) duke mos përshtatur shpejtësinë kushteve të rrugës në kthesë, del jashtë rrugës, godet një automjet tjetër…

Read More

Në kuadër të vizitave nëpër biznese të suksesshme të komunës së Vitisë, kryetari Sokol Haliti, sot ka vizituar kompaninë “Nori Group”, në fshatin Ramjan, me pronar Besim Zejnullahun. Kryetari Haliti, gjatë kësaj vizite duke e përgëzuar pronarin për punën tha se kjo kompani është shembull i mirë se si zhvillohet biznesi, por edhe një mundësi e mirë për inkuadrimin e puntorëve të rinjë. Përndryshe kompania “Nori Group”, mirret me prodhimin e gotave të letrës./GJILANI INFO/

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtori për Kulturë, Rini e Sport, Valmir Sahiti, kanë pritur sot në takim përfaqësuesit e organizatave, shoqërive kulturo-artistike, klubeve sportive e të tjerë, të cilët janë përfitues të subvencioneve të drejtorisë së Kulturës. Kryetari Haliti, i ka përgëzuar organizatat për punën dhe rezultatet e treguara deri më tani dhe, potencoi se komuna e Vitisë do të ofrojë përkrahjen e vazhdueshme për të gjithë, duke synuar progres dhe rritje të buxhetit për ta, në vitet në vijim./GJILANI INFO/

Read More

30 të rinj do të fillojnë punë praktike me pagesë në drejtoritë komunale të Gjilanit, ka bërë të ditur kryetari i Komunës, Alban Hyseni. Kryetari Hyseni tha se me të rinjtë të cilët do të zhvillojnë punë praktikë me kompensim në institucionet komunale, me periudhë 3 mujore. “Me qëllim promovimin e shkathtësive të punësimit, nxitjen e bashkëpunimit dhe fuqizimin e të rinjve në tregun e punës, K-GenU është platforma përmes të cilës do të ndihmojmë të rinjtë në përmirësimin e tranzicionit nga shkolla në punë dhe për të marrë përvojën e tyre të parë të punës”, është shprehur ai. Ky…

Read More

Kuvendi Komunal i Gjilanit, në mungesë të kuorumit, e ka ndërprerë seancën e sotme, pasi opozita e ka braktisur sallën e mbledhjeve, duke kundërshtuar për të qenë në rend dite propozim-vendimet për shfuqizimin e tre vendimeve, me arsyetimin se nuk kanë kaluar në Komitetin për Planifikim Hapësinor dhe Komitetin për Politikë dhe Financa. Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Gjilanit, Arianit Sadiku, ka kërkuar që të futen në rend dite tri propozim-vendimet për shfuqizimin e vendimeve të mëhershme që kanë të bëjnë me plotësimin dhe ndryshimin e kushteve ndërtimore në nën-zonën e Bllokut “B3” në kuadër të Planit Rregullues Urban “Kodra…

Read More

Koordinatorja e NJKDNJ-së, njëherit edhe Person kontaktues për Komunën e Kamenicës, Nazmije Demolli Kastrati në cilësinë e panelistes, mori pjesë në konferencën “Nxitja dhe promovimi i punësimit te komunitet rom, ashkali dhe egjiptian”, ku para të pranishmëve paraqiti tolerancën dhe bashkjetesën ndërmjet komuniteteve në Kamenicë. Kjo konferencë u organizua nga Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit (ZQM/ZKM) në bashkëpunim me Programi ROMACTED II për Promovimin e qeverisjes së mirë dhe fuqizimin e romëve në nivel lokal, një program i përbashkët midis Bashkimit Evropian (DG NEAR) dhe Këshillit të Evropës. Koordinatorja Demolli Kastrati në fjalimin e saj ka thënë…

Read More

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot ka pritur në takim kryetarin e komunës së Cedar Falls në Iowa të ShBA-së, Rob Green, me të cilin janë pajtuar që përmes binjakëzimit të këtyre dy komunave, ta thellojnë bashkëpunimin në sferën e arsimit, kulturës, sportit dhe atë ekonomik. Me këtë rast, kryetari Haliti tha se bashkëpunime të tilla në sfera të ndryshme, shkëmbim studentësh, ndarje e kulturave, agrokulturë, turizëm dhe shum sfera të tjera, janë të mirëseardhura për komunën e Vitisë./GJILANI INFO/

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka shpërndarë certifikata për komunitetin rom për përfundimin me sukses të kursit të gjuhës shqipe. Kërkesa për kurs të gjuhës shqipe është iniciuar nga Arianit Sadiku, kryesues i Kuvendit Komunal të Gjilanit dhe Vebi Ramadanit nga Zyra për Komunitete dhe Kthim. Kreu i Gjilanit, Alban Hyseni, pasi ka përgëzuar nxënësit e komunitetit rom për përfundimin me sukses të këtij kursi, ka falënderuar OSBE-në për mbështetjen në këtë aspekt, derisa tha se kjo është hera e parë që në Gjilan organizohet një kurs tillë. Në këtë ngjarje ka marrë pjesë edhe drejtori i Zyrës…

Read More

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjilan, i cili ishte i kërkuar me urdhër – arrest ndërkombëtar. Siç ka bërë me dije policia, i arrestuari dyshohet  për veprat penale “Vrasje e rendë” dhe “Themelim i organizatës kriminale”. “Policia e Kosovës, njësite patrulluese nga stacioni policor Gjilan me datën 24.05.2023 gjatë patrullimit në qytetin e Gjilanit deri sa ishin duke kryer detyra operacionale kanë ndalur të dyshuarin S.J. (viti i lindjes 1981, mashkull kosovar serb). Gjatë verifikimit i njëjti dyshohet se është i kërkuar në bazë të një urdhër arrestit ndërkombëtar i lëshuar nga shtati…

Read More