Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Kryetari Hyseni, hapi fushatën e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit

July 8, 2026

Raportohet zhdukja e një personi në Gjilan, policia ka nisur hetimet

July 8, 2026

Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët

July 8, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Kryetari Hyseni, hapi fushatën e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit
  • Raportohet zhdukja e një personi në Gjilan, policia ka nisur hetimet
  • Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
  • Protestat në Tiranë, kundër zhvillimit të Shqipërisë!
  • Kryetari Haliti priti përfaqësuesen e Shoqatës “PePeKo”, më 1 gusht në Viti mbahet “Tregu në Rrota”
  • Gjilan: KBI dhe “Bereqeti” kanë shpërndarë mish kurbani për 200 familje në nevojë
  • Prokuroria e Gjilanit ndalon një të mitur për narkotikë, ngre aktakuzë për armëmbajtje pa leje
  • Universiteti Publik “Kadri Zeka” nënshkroi Memorandum Mirëkuptimi me Universitetin Shtetëror Bujqësor të Azerbajxhanit
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kulturë»Mbresa udhëtimi…
Kulturë

Mbresa udhëtimi…

adminBy adminFebruary 8, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

NGA: GJOVALIN DUSHAJ

( Reportazhë ) 

Sa bukur ështe kur merr rrugën për një udhëtim, që të ngjan më shumë me një relaks se sa misioni për të cilin udhëton! Isha i ftuar special në një eveniment pagëzimi fëmijësh në Leipzig të Gjermanisë, tek vëllezërit Shtjefni, dajat e kushërinëve të mi por që nuk di ti ndaj nga dajat e mi. U binda me në fund se, rrugëtimi me avion paska qenë kaq i gjatë përballë atij fakti, që mbeta pa fjalë pasi arrita në ambjentin ku organizohej ceremonia e pagëzimit.

Pasi u përshendetëm, ku malli si duket na kishte kapluar për tu riparë, shkëmbyem sëbashku ashtu në këmbë, pa u ulur, shprehjet e mirëseardhjes, që nuk kishin ndryshuar fare nga ajo thjeshtësi e dikurshme, që ruhet edhe sot. Thjeshtësia e këtyre vëllezërve ishte për ta patur vërtetë zili. Një bashkëpunim perfekt në bizneset e tyre, që ajo zonë e Leipzigut ku ushtronin aktivitetet në kulinari-hoteleri, i kishte si një etalon dhe që edhe gjermanët i respektonin shumë. Takova Benin, u përshëndetëm dhe për një copë herë qëndruam ashtu në supet e njeri-tjetrit, ku malli ishte dy palësh. Ashtu të përqafuar me të, na gjeti Prenga, apo “Spiro” siç e njihnin klientët. Buzeqeshja e tij fliste shumë…

ImageFOTO GALERI
– Faleminderit nipash që na erdhe!, – më tha dhe shtrëngoi duart e mia, që nuk po ndaheshin dot nga ai takim.

Pa vonuar shumë, erdhën edhe Zamiri me Nardin. Kënaqësia, nuk kishte fund. Sejcili me i dashur se tjetri! Të mallëngjyer, dhe me shikimet në sy, na ftuan të uleshim në një tryezë, që siç dukej ishte e shtruar enkas për ne, pasi në këtë event ishin të ftuar edhe një grup muzikor nga Shkodra; Roland Çukja-këngëtar, surprizë e asaj mbremje, së bashku me Vis Shkodranin në klarinetë-saks, Dionin në tastierë dhe Donaldin në violinë. Nuk kishte më bukur se kaq, kur Beni merr mikrofonin dhe uron të ftuarit me fjalët e mirëseardhjes! Pas trokitjes së gotave, filloj kënga tashmë e kthyer në traditë, me fjalët; “I zoti i shtëpisë o tu rritë ndera”… Megjithëse ishim në Gjermani, prap se prap, kostumet popullore shqiptare nuk munguan, duke i dhënë një larmi edhe më të bukur asaj mbremjeje…

Nuk ishte kjo arsyeja që e bëra njëfarë prezantimi për familjen Shtjefni, por më shumë për të treguar, në vazhdim rrugën e tyre të biznesit.

Rruga e vështirë e këtyre katër vëllezërve, fillon qysh me emigrimet e para, të pas viteve 90-të, nga Greqia, Italia, dhe së fundi në Gjermani, ku siç duket ky ishte edhe stacioni i tyre i fundit. Ashtu të katërt sëbashku, mundin dhe djersën e tyre e kthyen në kapital, e në prona të patundshme, ku sot janë krenari në Leipzig të Gjermanisë. Suksesi i tyre sa vjen dhe rritet, pasi ata besojnë shumë tek e sotmja dhe e ardhmja dhe mbi të gjitha tek vetja e tyre. Nese mundohesh të takosh të parin e tyre, atë nuk do ta gjesh kurrë, pasi të gjithë kanë një shenjë barazimi, thjeshtsiënë, madje edhe në momentet që po mbaja shënime për të shkruar këto rrjeshta, kurrë nuk e mësova, se kush ishte i pari, prej tyre… Se ata të gjithë ishin një!

Shpesh herë hotelet e tyre janë të mbushura me klientë, po kështu edhe restorantet. Bisedat e tyre në telefon, janë të ngjeshura, ku disa herë të kap veshi fjalën pronotim. Kjo tregon për sjelljen korrekte të këtyre djemve dhe stafit të tyre (të cilët mbi 80% ishin shqiptarë) ndaj klientëve.

ImageFOTO GALERI

Udhëtova duke shëtitur nëpër bizneset e tyre dhe për hir të së vërtetës edhe u mahnita. Se gjithëçka funksiononte për mrekulli, duke filluar nga komunikimi dhe fjalët mikpritëse ndaj klientëve, e deri në percjelljen e tyre jashtë ambjenteve ku u shërbenin.

Edhe në fushën e marketingut ata ishin në vendin e nderit, pasi edhe dy-tre autobuzë të linjeve në qytet mbanin të stampuar logon e biznesit të tyre. E quajta veten me fat, që isha i ftuar tek këta djem të thjeshtë, që me humanizmin e tyre kishin bërë shumë familje të lumtura, jo vetëm shqiptare por edhe gjermane. Herë pas here, ato bënin dhurata për familjet në nevojë, të nacionaliteteve të ndryshme, ku merrnin në këmbim mirënjohjen e pakufijshme për mirësitë që bënin. “Është mirë që të dhurosh”, më thoshte Beni, njëri nga vëllezërit, pasi edhe ne jemi rritur me halle, si gjithë të tjerët. Dhe vërtetë ashtu është!…

Ditët e kthimit po afroheshin me shpejtësi, sa edhe vete nuk i kuptova, që ato ikën kaq shpejt, se ditët e qëndrimit më ngjanin me minuta, ku herë pas here shikoja orën, pasi fluturimi ishte nga Nerenbergu rreth tre ore larg me makinë. U ndamë me njeri-tjetrin, me mallë dhe shpresë, për tu ritakuar përsëri, pasi ata të afronin bujarinë dhe sinqeritetin, qysh në momentin e parë të takimit.

Me këta djem shqiptarë dhe të tillë si këta, kemi të drejtë të krenohemi, pasi ata janë vlerë e përfaqësimit dhe dinjitetit të shqiptarëve, ku me se miri flet djersa, puna, sakrifica, pse jo dhe pagjumësia e tyre për të qenë këta që janë. Krenaria e djemëve të shqiptarisë!…

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

“Kalendar i përjetësis së fjalës”, një libër unik në llojin e tij

July 6, 2026

Njerëzit me maska

July 4, 2026

Me shkruaj një leter…

July 3, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Kryetari Hyseni, hapi fushatën e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit

By adminJuly 8, 2026

Ka nisur fushata e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit për këtë vit në Komunën…

Raportohet zhdukja e një personi në Gjilan, policia ka nisur hetimet

July 8, 2026

Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët

July 8, 2026

Protestat në Tiranë, kundër zhvillimit të Shqipërisë!

July 7, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Kryetari Hyseni, hapi fushatën e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit

July 8, 2026

Raportohet zhdukja e një personi në Gjilan, policia ka nisur hetimet

July 8, 2026

Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët

July 8, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.