Author: admin

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, këtë fundjavë ka marrë një mirënjohje nga Kryqi i Kuq i Kosovës-Dega në Viti për kontributin e dhën, por edhe në shenjë bashkëpunimi që ka pasur komuna e Vitisë me Kryqin e Kuq në Viti. Këtë mirënjohje kryetari Haliti, e ka pranuar nga znj.Feride Hyseni, kryetare e Kryqit të Kuq të Kosovës. Me këtë rast kryetari Haliti, falënderoi këtë organizatë për mirënjohjen e dhënë dhe e çmoi lartë punën e Kryqit të Kuq në Viti, duke potencuar se kjo organizatë gjithmonë përmes aktiviteteve të saja ju del në ndihmë qytetarëve në nevojë.…

Read More

Nëse dëshironi të hani tortë, i keni dhjetë minuta kohë dhe këta katër artikuj, do ta plotësoni dëshiron tuaj  Do t’ju nevojiten këta artikuj: ▪ 4 vezë ▪ 200 g çokollatë të zezë ▪ 100 g gjalpë ▪ një kore portokalli të grirë në rende Përgatitja: Mu ashtu siç është treguar në video, do të shkrini çokollatën në avull, ndërkaq në enë të veçantë i tundni vezët dhe gjalpin. Ngadalë shtoni në vezë çokollatën e ftohur e të shkrirë, duke i përzier tërë kohës. Në fund shtoni korën e portokallit të grirë në rende, qiteni në enë dhe piqeni…

Read More
VIP

Kohëve të fundit, këngëtarja e njohur Gili po realizon ndryshime tek vetja duke qenë gjithmonë perfekte me stilin e saj. Duke u përkujdesur në çdo kohë për vetën, ajo shkëlqen me pamjen perfekte. Edhe këtë herë, në një imazh të publikuar këngtëarja shkëlqen dhe duket për mrekulli. Për më shumë, shikojeni. Gili FOTO GALERI

Read More

Kohët e fundit më dhanë një temë të çuditshme për një prezantim. “Kënaqësia e lidershipit”. Kishte të bënte me përvojën e lidershipit nga këndvështrimi i liderit dhe ishte menduar për njerëzit që nuk janë ende në pozita të larta drejtuese. Pse njerëzit bëhen liderë, çfarë përfitojnë prej saj? Të gjitha gjëra interesante, por ç’të themi për titullin e çuditshëm? Është qartë një referencë për një libër të famshëm, “Kënaqësia e seksit”. Nëse nuk keni dëgjuar për të, me sa duket është një manual i ilustruar seksual i autorit britanik Alex Comfort, i cili ishte një bestseller në fillim të…

Read More

Këtë vit ka pasur një “shpërthim” të madh të rasteve të gripit. Gripi sezonal shfaqet kryesisht në muajt e dimrit. Ka një fillim akut të simptomave të rënda dhe zgjat nga 5 deri në 7 ditë. Por çfarë mund të bëni për të mbrojtur veten nga gripi kur të gjithë rreth jush janë të sëmurë? Mbani distancë Meqenëse spërklat e lëshuara nga kollitja ose teshtitja arrijnë një distancë prej më shumë se 4.5 metra brenda një sekonde, ne duhet të mbajmë distancën nga ata që janë prekur nga gripi. Nuk shtrëngojmë duart dhe përqafojmë personat, pasi 70% e atyre…

Read More

Java e 19-të në Superligën e Kosovës në futboll do të vazhdojë edhe sot me dy duelet tjera. Nga ora 13:00, Drita do të përballet me Trepçën ‘89. Në po të njëjtin orar, Dukagjini ndeshet me Prishtinën, ekip prej të cilit humbi para pak ditësh në 1/8 e finales së Kupës së Kosovës. Me këto dy takime mbyllet xhiroja e 19-të, apo xhiroja e parë e stinorit pranveror në elitën e futbollit kosovar.

Read More

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Arijon Ibrahimoviç, debutoi me fanellën e Bayernit ditën e djeshme në duelin kundër Bochum, ku bavarezët triumfuan me rezultatin 3-0. Ai u hodh në fushë në minutën e 77-të duke zënë vendin e gjermanit Leroy Sane. Kësisoj, 17-vjeçari u bë lojtari i dytë më i ri në historinë e klubit që debuton në një moshë kaq të re. Para tij kishte debutuar talenti gjerman, Paul Wagner, i cili ishte vetëm 16-vjeçar. Ibra shqiptar edhe pse nuk pati shumë minuta në fushë arriti të tregoi një paraqitje relativisht të mirë. 17-vjeçari u vlerësua me notën…

Read More

Ne duhet të armatosemi për të çarmatosur kundërshtarin… / Imanuel KantI / Shkruan: Ismajl KURTESHI Nuk mjafton vetëm të krenohemi me Ushtrinë e Kosovës. Kontributi për Ushtrinë (sigurinë) e vendit është obligim. Ta kryejmë obligimin tonë … ta forcojmë Ushtrinë. Në rrjetet tona sociale shpesh shtrohet pyetja: “A krenoheni me Ushtrinë e Kosovës”? Pas kësaj pyetje pasojnë shumë pëlqime “like”. Pothuajse të gjithë shqiptarët krenohen me Ushtrinë e Kosovës, madje edhe ata që nuk bëjnë “lajka”, krenohen me te. Por a mjafton vetëm kjo? A e forcojmë ne Ushtrinë, vetëm duke qenë krenar me te? Ushtria jonë ka për…

Read More

Libri i Alketa Gashit një artefakt kundër harresës, 15 rrëfime të nënave zemërshpuara. Ky libër vjen me dëshmitë autentike duke qenë krejt i ngarkuar e frymëafshtë prej mallit, krenarisë, dhimbjes munguese dhe sidomos lëngatës së fisme mëmësore. Ky libër është “i mbathur” me jehonë të ardhme të padiskutueshme dhe për të hyrë nëpër kohë të ardhme me imponimin  e së vërtetës monumentale që skalit shpirti i nënave që rrëfejnë. Autorja e librit është gazetare dhe poete sqimatare, me një konsistencë të shpallur ndaj vlerës morale dhe specifikës ndërgjegjësore të martirizimit shqiptar në Kosovë. Alketa Gashi në këtë libër, ka…

Read More

Mungesa e kushteve të favorshme të punës dhe pamundësia për t’u punësuar në profesionin e tyre, janë arsyet kryesore që të rinjtë po largohen nga vendi gjatë viteve, konsideron njohësi i çështjeve ekonomike dhe përfaqësuesi i sindikatës së sektorit privat. Sipas tyre, migrimi po shkakton humbje të mëdha në ekonominë vendëse, teksa thonë se humbjet mund të ndien më vonë. Njohësi i çështjeve ekonomike, Ujkan Bajra, ka thënë për Ekonomia Online, se numri i ikjes së të rinjve jashtë shtetit është i madh. Ai thotë se me këtë dukuri, bizneset në vend do të pësojnë më së shumti. “Ajo…

Read More