Author: admin

Sot do të zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës në futboll, sfidë e cila edhe zyrtarisht e mbyll edicionin garues 2022/23. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 18:00, edhe pse në rolin e vendasit do të jetë skuadra gjilanase. Prishtina synojnë që ta mbyllin sezonin me një trofe, andaj ky duel parashihet të jetë jashtëzakonisht interesant, derisa pritet të ketë një numër të madh të tifozëve në tribina. Sa i përket kampionatit, Gjilani e mbylli sezonin në vendin e tretë, kurse Prishtina në të pestin.

Read More

NGA: ALBERT ZHOLI Këto ditë, poeti Gani Orana, po hedh në treg librin e ri me poezi “Kullat tona”. Kush janë kullta tona?! Çfarë përfaqësojnë ato?! Pse jeta e shqiptarit është lidhur me kullat?! Çfarë ka në brendësi përveç kullave ky libër poetik?! Kullat, për shekuj janë bërë pjesë e jetës së shqiptarit. Në Kosovë, kullat kishin nisur të ndërtohen në numër më të madh në fillimin e shekullit XVIII-të, nga familjet e pasura dhe që kanë pasur deri në 30 anëtarë. Kullat fillimisht ishin ndërtuar nga mjeshtrit shqiptarë nga Dibra, të njohur asokohe si latues të shkathtë të gurit.…

Read More

Pestalozzi Bibliothek Hardau është një nga bibliotekat më të frekuentuara në Cyrih dhe ajo udhëhiqet tashmë nëntë vjet nga drejtoresha Suela Jorgaqi E apasionuar pas gjuhëve dhe kulturave të ndryshme, Suela Jorgaqi studimet i përfundoi në Fakultetin për Gjuhë të Huaja, në Tiranë. Në vitin 2000 fati i saj ishte të takonte një çift zviceran, i cili do ta ndihmonte më pas për të studiuar në Chur. Studimet për shkencë informacioni i hapën dyert Suelës për të bërë punën që ajo kishte dashur gjithmonë, të jetë afër librave dhe afër njerëzve që i duan librat, sikurse ajo.   “Universiteti që…

Read More

Shumë të rinj nga Lugina e Preshevës, kanë vendosur që të mos vijojnë studimet e tyre në arsimin e lartë në Kosovë, por në vende të tjera të rajonit. Kjo për shkak se diplomat e tyre vazhdojnë të mos njihen në shtetin serb, edhe pas shumë marrëveshjeve për njohje të diplomave. Mosnjohja e diplomave të universiteteve të Kosovës nga autoritetet e Serbisë, ua kanë vështirësuar qasjen për punësim të rinjve shqiptarë që jetojnë në Luginën e Preshevës. Kryetari i Këshillit Kombëtar në Luginën e Preshevës, Nevzad Lutfiu, tha për Radio Kosovën, se të rinjtë atje kanë gjetur zgjidhje të…

Read More

Bekim Jashari ka treguar për gëzim në familjen e tyre, bëhet fjalë për lindjen e djalit të tretë të Besartës. E këtij djali i është vendosur emri Mars – pra muaji i rënies heroike të familjes Jashari. ”Gëzim i madh për familjen tonë! Emrin e muajit të heroizmit, sakrificës dhe Epopesë së UÇK-së nga tani do ta bartë nipi jonë i ri, djali i tretë i motrës sime Besartës”. “Falënderimi i takon Zotit, që pas gjithë atyre rënieve të fëmijëve të familjes sonë për liri, familja jonë po mbushet me djem e vajza që sigurisht do të ndjekin rrugën…

Read More

Policia e Kosovës, respektivisht njësitë policore nga Policia Kufitare, gjatë kryerjes së detyrave të rregullta, përgjatë vijës kufitare në zonën e fshatit Velegllavë, kanë hasur në drunj të disa llojeve të ndryshme, si: ahu, plepi dhe qershia, në sasi prej 70 (shtatëdhjetë) metër kub. Pas gjetjes së kësaj sasie të drunjve, të cilat dyshohet se në territorin e Republikës së Kosovës janë sjellë nga territori i Serbisë, zyrtarët policorë kanë arritur të zbulojnë se kjo sasi e drunjve i përket të dyshuarit mashkull me iniciale A. L. viti i lindjes 1985. Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kompetent, me…

Read More

Është dënuar me 25 vjet burgim I.G i akuzuari për vrasjen e bashkëshortes së tij. I akuzuari kishte vrarë më sëpatë bashkëshorten e tij, derisa ajo ishte në gjumë, rasti ka ndodhur në Prishtinë. Gjykata Themelore në Prishtinë njofton se I.G ka pranuar fajësinë për vrasjen e bashkëshortes së tij, transmeton Telegrafi. “Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarit I.G për veprën penale Vrasje e rëndë, nga neni 173 paragrafi 1 pikat 1.3 dhe 1.4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Më datë 30.05.2023 gjykata ka…

Read More

Gjendja në tri komunat veriore në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok është e qetë, ndërsa Policia e Kosovës dhe KFOR-i vazhdojnë të qëndrojnë pranë objekteve komunale. Dy ditët e fundit në veri numri i protestuesve ka qenë i vogël, krahasuar me ditët paraprake, transmeton Telegrafi. Serbët në veri janë duke kundërshtuar vendosjen e kryetarëve shqiptarë në objektet e komunave. Disa grupe kriminale kanë vepruar dhunshëm para disa ditësh të cilët tentuan të hyjnë në objektet komunale, ata kanë sulmuar ushtarët e KFOR-it, duke lënduar 30 prej tyre. Po ashtu, ata kanë sulmuar edhe ekipet e mediave nga Kosova dhe…

Read More