Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

April 30, 2026

Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti

April 30, 2026

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!
  • Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti
  • Kthimi i dashurisë
  • Kosova ende nuk e di kundërshtarin, çfarë ndodhi me Poloninë?
  • Mbahet manifestimi tradicional kulturor “Ditët e Agimit 2026”
  • Kur profesorët universitarë bëhen edhe tregtarë!
  • Pse Feride Rushiti nuk e mori mbështetjen e opozitës?!
  • Drejtori Shabani takon zv. komandantin e FSK-së në Gjilan
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Opinione»Ushtria
Opinione

Ushtria

adminBy adminFebruary 12, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Ne duhet të armatosemi për të çarmatosur kundërshtarin… / Imanuel KantI /

Shkruan: Ismajl KURTESHI

Nuk mjafton vetëm të krenohemi me Ushtrinë e Kosovës.

Kontributi për Ushtrinë (sigurinë) e vendit është obligim. Ta kryejmë obligimin tonë … ta forcojmë Ushtrinë.

Në rrjetet tona sociale shpesh shtrohet pyetja: “A krenoheni me Ushtrinë e Kosovës”? Pas kësaj pyetje pasojnë shumë pëlqime “like”. Pothuajse të gjithë shqiptarët krenohen me Ushtrinë e Kosovës, madje edhe ata që nuk bëjnë “lajka”, krenohen me te. Por a mjafton vetëm kjo? A e forcojmë ne Ushtrinë, vetëm duke qenë krenar me te?

Ushtria jonë ka për obligim ta ruajë integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit. Por, athua Ushtria e Kosovës është e armatosur mjaftueshëm sa për t’u përballur me ndonjë agresion eventual që mund të vijë nga një shtet tjetër?

Sa po investojmë ne në forcimin e këtij faktori vendimtar për sigurinë e Shtetit, për të cilin u sakrifikuan breza të tërë të këtij vendi, sidomos kur e kemi parasysh armatimin enorm të Serbisë dhe e cila po shfaqë hapur pretendime për ta zhbërë Republikën e Kosovës.

Ministria e Mbrojtjes e pati hapur llogarinë për ata që duan të kontribuojnë me mjete financiare për Ushtrinë. Por  shtrohet pyetja, sa po kontribuojmë, ne qytetarët që po krenohemi me Ushtrinë tonë, në këtë llogari?

Mes nesh po dominon logjika se ne po na mbron KFOR-i (NATO), por athua  a duhet ne vetë të bëjmë diçka për rritjen e aftësive mbrojtëse të Ushtrisë sonë, apo duhet përherë të llogarisim në KFOR-in, i cili një ditë edhe mund të shkojë.

Është gjë e mirë që ne krenohemi me Ushtrinë tonë, por nuk mjafton vetëm të krenohemi me te.

Është mirë që e kemi këtu KFOR-in, por  nuk duhet të llogarisim në përkrahje të përhershme të KFOR-it dhe miqve tanë.

Nëse duam të sigurohemi se kufijtë tanë janë të pacenueshëm. Nëse duam normalizim  të marrëdhënieve me Serbinë. Nëse duam paqe, atëherë ne duhet ta rrisim aftësinë tonë mbrojtëse.  Pra ne duhet  të ndihmojmë materialisht për forcimin e Ushtrisë sonë.

Sepse vetëm një Ushtri e fortë e Kosovës do të bëhet faktor stabiliteti në rajon dhe do t’i shuajë ëndrrat e Serbisë për tu kthye në Kosovë, ashtu siç  po pretendon, ose së paku siç po ëndërron ta fus nën sqetull një pjesë të Kosovës.

Vetëm një Ushtri e fortë e Kosovës do ta detyrojë Serbinë që të heq dorë nga politika e saj hegjemoniste karshi shqiptarëve dhe trojeve tona etnike.

Vetëm kështu Serbia do ta pranojë realitetin e ri dhe në vend të prodhimit të krizave të njëpasnjëshme do të fillojë të bashkëpunojë me Shtetin e pavarur të Kosovës.

Kështu Serbia do të obligohet t’i heq  pretendimet territoriale ndaj Kosovës dhe do të angazhohet për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve,  Kosovës dhe Serbisë.

Kështu do të respektohen edhe të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Kështu do të stabilizohet Ballkani dhe të ndodh zhvillimi i gjithmbarshëm i rajonit.

Me një Kosovë të fortë në aspektin ushtarak, Serbisë i mbetet një alternativë e vetme, e ajo është njohja e pavarësisë së Kosovës dhe bashkëpunimi i bazuar në interesat reciproke.

Kontributi për Ushtrinë, me të cilën po krenohemi, është kontribut për sigurinë tonë dhe brezat që do të vijnë.

Kontributi për ushtrinë (sigurinë) e vendit është obligim dhe sa më shumë që të kontribuojmë aq më të sigurtë do të jemi.

Ta kryejmë pra të gjithë  obligimin tonë, sipas mundësive që kemi, dhe sa herë që kemi vullnet i gjejmë edhe mundësitë. /GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

April 30, 2026

Kur profesorët universitarë bëhen edhe tregtarë!

April 30, 2026

Rrëfimi i Hoxhë Enverit dhe Abdylhakim Shaqirit nga Gjilani: Nga sfidat e regjimit te kontributi në luftë dhe pas saj

April 21, 2026
Mos humbni
Opinione

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

By adminApril 30, 2026

Shkruan: Selajdin Abdullahu Në Republikën e Kosovës, demokracia ka zbuluar një funksion të ri:…

Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti

April 30, 2026

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026

Kosova ende nuk e di kundërshtarin, çfarë ndodhi me Poloninë?

April 30, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

April 30, 2026

Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti

April 30, 2026

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.