- Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme
- Më dhuro një lule…
- Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
- Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
- Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
- Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
- Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
- Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria
Author: admin
Kryetari Haliti takohet me zv. drejtorin e KEDS-it, kërkon më shumë investime në rrjetin elektrik dhe furnizim normal të qytetarëve me rrymë
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti është pritur sot në takim nga Avni Alidema, zv.drejtori i Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS). Gjatë këtij takimi kryetari Haliti, pati disa kërkesa për këtë kompani në veçanti ai potencoi nevojën e madhe të investimeve në rrjetin elektrik dhe në vendosjen e trafove në disa lokalitete të komunës së Vitisë pasi që ata po kanë probleme me furnizimin normal të energjisë elektrike. Bëhet me dije se këtë vit pritet të fillojnë realizimi i 24 projekteve në këtë komunë. I pari i komunës së Vitisë, potencoi se është shumë…
Mbahet takimi me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2024 në fshatrat Topanicë dhe Koretin
Drejtoria për Buxhet dhe Financa në bashkëpunim me Kuvendin Komunal kanë mbajtur dëgjimin e parë me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2024 në fshatrat Topanicë dhe Koretin. Të pranishëm në këtë takim ishin: Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, Drejtoresha e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Ardita Dërmaku, zyrtari Naser Hashani, zyrtarë të tjerë komunal përgjegjës për mbajtjen e dëgjimeve buxhetore, deputetja Arta Bajraliu, asambleistet Hasan Krasniqi dhe Sejdi Kurteshi, si dhe banorë të fshatrave Topanicë dhe Koretin. Drejtoresha Ardita Dërmaku ka hapur këto dëgjime, ku theksoi se banorët e këtyre fshatrave i din më së miri nevojat…
Drejtoresha e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Ardita Dërmaku, ka mbajur dëgjimin buxhetor me Grupin e dytë të Grave. Në këtë takim të pranishëm ishin: Drejtoresha e Drejtorisë së Administratës, Arlindë Sejdiu, Drejtoresha e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë, Burbuqe Leka, Koordinatorja për të Drejtat e Njeriut, Nazmije Demolli, Zyrtarja për Barazi Gjinore, Teutë Kastrati, zyrtarë të tjerë komunal përgjegjës për mbajtjen e dëgjimeve buxhetore, gra nga fshatrat për rreth, OJQ dhe të tjerë. Drejtoresha Ardita Dërmaku ka hapur këtë dëgjim, duke thënë se këtë vit kanë rritur takimet me grupet e grave në mënyrë që ato t’i shprehin…
Lansohet projekti “Përkrahja e institucioneve dhe komuniteteve për të nxitur një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe të hapur në Kosovë”
Kryetari Haliti ka marrë pjesë në lansimin e projektit “Përkrahja e institucioneve dhe komuniteteve për të nxitur një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe të hapur në Kosovë”. Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka marrë sot pjesë në ngjarjen e fillimit të projektit “Përkrahja e institucioneve dhe komuniteteve për të nxitur një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe të hapur në Kosovë”, e iniciuar dhe zbatuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) dhe financuar nga Ambasada Britanike në Prishtinë dhe Ambasada e Zvicrës në Kosovë. Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe Znj. Emilija Redžepi – Zëvendëskryeministre për të Drejtat e Njeriut dhe…
Drita ka njoftuar se është përforcuar me sulmuesin, Erson Stiven Dias Costa. Ishte vetë klubi nga Gjilani që përmes një njoftimi në orët e vona të së martës prezantuan ardhjen e re. Marrëveshja është arritur për periudhën një vjeqare. “Erson Stiven Dias Costa është sulmuesi ynë Kemi knaqësin të ju prezantojmë sulmuesin tonë të ri Dias Costa nga Cabo Verde e Afrikës. Costa do të jetë pika referente e sulmit i cili vjen nga një përvojë e gjatë në ligë e parë të Portugalisë dhe superligën e Bullgarisë ndërsa tani e tutje avanturën do ta vazhdojë në klubin…
Zekirija Ramadani është prezantuar te skuadra e tij e re Ohod Club. Trajneri shqiptar që së fundmi ka drejtuar SC Gjilanin në Kosovë, ka marrë drejtimin e Ohod Club që bën gara në Ligën e Parë të Arabisë Saudite (niveli i dytë pas Superligës). Ka qenë faqja zyrtare e Ohod që ka zyrtarizuar afrimin e Zekirija Ramadanit në krye të skuadrës për edicionin e ri. “Klubi njofton se ka lidhur kontratë me trajnerin Ramadani, që do ta drejtojë ekipin e parë”, thuhet në njoftimin e shkurtër të klubit arab. Ramadani ka drejtuar katër skuadra në Superligën e Kosovës, duke…
Nga: Monika Stafa Italia e pas viteve 1990 nuk do të ishte më Italia e një vendi që njohu shkëlqimin e një zeniti që kish arritur në vitet e industrializimit të madh të 1970- ’80. Dora e artë që shtriu miku tej Paqësorit e shpëtoi atë nga shkatërrimet që i solli një nga luftërat më tragjike në historinë e shekullit XX: Lufta e Dytë Botërore. Ajo epokë zhvilloi kinemanë italiane, spektaklin dhe një industri mode që nuk ish parë ndonjëherë. E gjitha, një vërshim i skajshëm strategjie në një vend që konsiderohej krejt viktimë e një aleance që pavarësisht…
I diplomuar në inxhinieri, Deli Balidemaj shqiptar nga Mali i Zi tash e tutje do të mbajë një pozitë të rëndëishme në shtetin gjerman. Ai është emëruar këshilltar bashkiak i qytetit të Mynihut duke pasuar Bernd Scheyer i cili dha dorëheqje nga mandati i tij të hënën për shkak të një relativizimi të Holokaustit. Schreyer e kishte krahasuar kritikën aktuale të politikës së të Gjelbërve me persekutimin e hebrenjve. Ai kishte kërkuar falje për këtë dhe kishte paralajmëruar tërheqjen e tij si pasojë. Në një artikull të kushtuar nga gazeta gjermane Abendzeitung shkruhet se Balidemaj, 55 vjeçar ka ardhur…
Vendet e Ballkanit Perëndimor që aspirojnë të anëtarësohen në BE mund të llogarisin në mbështetjen e Sllovenisë në përpjekjen e tyre për t’u bashkuar me bllokun. Kështu thonë udhëheqësit sllovenë, Natasha Pirc Musar, Robert Golob dhe Tanja Fajon, në një deklaratë të përbashkët. “Sot, më 21 qershor, është 20-vjetori i Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Selanik të Greqisë. Në këtë ngjarje historike, Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare dhe kandidate potenciale nga Ballkani Perëndimor në atë kohë iu përkushtuan njëri-tjetrit”. “BE-ja u zotua për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që vendet në rajon miratuan vlerat e përbashkëta të demokracisë, sundimit…
Ndalimi i produkteve serbe për në Kosovë, është moment i mirë për prodhuesit vendorë dhe vetëdijesim që të konsumohen më shumë produkte vendore. Kjo situatë është humbje vetëm për Serbinë tha kryetari i AKB-së, Agim Shahini. E profesori i ekonomisë Fadil Osmani tha se për çdo produkt ka alternativa tjera, prandaj ndalesa e këtyre produkteve nuk ndikon asgjë në ekonominë e vendit. Vendimi i qeverisë për ndalimin e produkteve serbe në Kosovë, është një moment i mirë për prodhuesit vendorë. Kështu tha për Radio Kosovën kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini, i cili tha se ky moment…

