Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Prokuroria Themelore në Gjilan: Ngriten pesë aktakuza për vepra të ndryshme penale dhe ndalohet një person

July 19, 2025

Pensionohet Avni Hoda udhëheqës i Zyrës Ligjore në Kamenicë

July 19, 2025

Arrestohet në Gjilan personi i dyshuar për dhunim seksual

July 19, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Prokuroria Themelore në Gjilan: Ngriten pesë aktakuza për vepra të ndryshme penale dhe ndalohet një person
  • Pensionohet Avni Hoda udhëheqës i Zyrës Ligjore në Kamenicë
  • Arrestohet në Gjilan personi i dyshuar për dhunim seksual
  • Policia e Kosovës ka suspenduar një zyrtar policor nën dyshimin për rrjedhje të informatës zyrtare
  • Pensionohet Ajet Sallahu, drejtori komunal në Viti
  • KSSB-ja e Komunës së Gjilanit, vlerësohet nga MPB-ja si më aktivja në Kosovë, në adresimin e shqetësimeve dhe organizimin e mbledhjeve
  • Mbahet dëgjimi buxhetor në fshatin Karaçevë e Epërme të Kamenicës
  • Mbahet dëgjimi buxhetor në fshatin Karaçevë e Poshtme të Kamenicës
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Qendrore»I nxehti afrikan në vendin tonë, IKSHPK-ja jep dhjetë rekomandime për qytetarët
Lajme Qendrore

I nxehti afrikan në vendin tonë, IKSHPK-ja jep dhjetë rekomandime për qytetarët

adminBy adminJuly 10, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka dhënë disa rekomandime për qytetarët pas rritjes së temperaturave në vendin tonë.

IKSHPK-ja thekson se temperaturat e larta që mbretërojnë në sezonin e verës ndikojnë negativisht në organizmin e njeriut sidomos te të moshuarit.

Në njoftimin e bërë nga IKSHPK-ja thuhet se duke u ekspozuar në diell për një kohë të gjatë mund të pësojmë goditje nga të nxehtit që çon në dehidrim të organizmit përcjellë me ngërçe, vjellje, çrregullime diarreike, skuqje dhe djegie të lëkurës duke komplikuar sistemin kardiovaskular deri në insuficiencë renale.

Masat e rekomanduara mbrojtëse për shëndetin e personave të moshuar gjatë ekspozimit ndaj temperaturave të larta të ajrit mbi 30° C, posaçërisht për të moshuarit me sëmundje kardiovaskulare dhe sëmundje të tjera kronike janë:

1. Personat e moshuar assesi nuk duhet të ekspozohen në rrezet e diellit në intervalin kohor prej orës 10.00-17.00 , sidomos jo të moshuarit me sëmundje të zemrës ose ata me diabet;

2. Gjatë daljes nga shtëpia të moshuarit detyrimisht duhet ta mbrojnë kokën me kapelë ose shall; rrobat duhet të jenë të holla, komode, prej liri ose pambuku dhe me ngjyra të çelëta;

3. Është e domosdoshme marrja e 2 litrave lëngje gjatë ditës, qoftë si 8 gota ujë ose në formë supe ose qaji; po ashtu duhet anashkaluar ushqimin e fërguar, shumë të njelmët ose të ëmbël ose me mëlmesa të shumta, ndërsa duhet marrë shumë pemë dhe perime sezonale;

4. Përveç këshillave të marra nga mjeku për përdorimin e barnave, tek të moshuarit është e domosdoshme matja më e shpeshtë e tensionit arterial;

5. Paraqitja e kokëdhembjes, mundimit, marramendjes dhe dehidrimit, tharjes së gojës dhe lëkurës, janë shenja alarmante për të moshuarin, sidomos kur është i sëmurë dhe ka paaftësi funksionale; atëherë doemos i sëmuri geriatrik duhet të lajmërohet tek mjeku i tij familjar ose në qendrën më të afërt emergjente;

6. Anëtarët e familjes, miqtë, fqinjët dhe anëtarët e OJQ-ve të cilët kujdesen për të moshuarit gjatë muajve të nxehtë të verës duhet doemos më shpesh të kontaktojnë me të moshuarit, e në raste të paaftësive funksionale edhe disa herë gjatë ditës;

7. Në rast se del jashtë shtëpisë/banesës ku jeton, i moshuari duhet detyrimisht të bartë me vete të dhënat elementare, emrin dhe mbiemrin, vitin e lindjes, adresën e banimit, numrin e telefonit të personit kontaktues, i cili mund të kontaktohet lidhur me këtë person të moshuar;

8. Më e rëndësishmja është mirëmbajtja e higjienës personale dhe asaj të ambientit të të moshuarit, si dhe mbikëqyrja e përdorimit të barnave në mënyrë të rregullt;

9. Është i domosdoshëm aktiviteti fizik dhe psikik i të moshuarit, sidomos ecja e vazhdueshme në orët e para të mëngjesit ose në mbrëmje, qëndrimi sa më i gjatë në natyrë (park, shëtitore etj).

10. Nëse i moshuari ka vështirësi për të lëvizur për shkak të pamjaftueshmërive funksionale, atëherë duhet bërë ajrosjen shumëorëshe të hapësirave ku qëndron i moshuari.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Tërmet në Kosovë, kaq ishte magnituda

July 17, 2025

Moti për ditën e sotme me diell dhe vranësira

July 17, 2025

Kuvendi për herë të 47-të tenton konstituimin e legjislaturës së nëntë

July 15, 2025
Mos humbni
Kronikë

Prokuroria Themelore në Gjilan: Ngriten pesë aktakuza për vepra të ndryshme penale dhe ndalohet një person

By adminJuly 19, 2025

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një person, në kohëzgjatje…

Pensionohet Avni Hoda udhëheqës i Zyrës Ligjore në Kamenicë

July 19, 2025

Arrestohet në Gjilan personi i dyshuar për dhunim seksual

July 19, 2025

Policia e Kosovës ka suspenduar një zyrtar policor nën dyshimin për rrjedhje të informatës zyrtare

July 18, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Prokuroria Themelore në Gjilan: Ngriten pesë aktakuza për vepra të ndryshme penale dhe ndalohet një person

July 19, 2025

Pensionohet Avni Hoda udhëheqës i Zyrës Ligjore në Kamenicë

July 19, 2025

Arrestohet në Gjilan personi i dyshuar për dhunim seksual

July 19, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.