Author: admin

Nga: Silvio Berlusconi (parathënia e botimit në italisht e librit Rrno vetëm për me tregue të Zef Pllumit) Ky libër i françeskanit shqiptar At Zef Pllumi është zbulesa e një bote të panjohur, por që na përket nga afër. Është e përlyer me gjak dhe lot, ku shihet si urrejtja është në gjendje për më të keqen, përtej çdo imagjinate. Por, në fund është e pafuqishme; nuk arrin ta ndalojë dashurinë e jetuar deri në heroizëm. Nuk arrin të shuajë dëshirën për liri që ndjehet në faqet e këtij libri. Sa varre duhet akoma të gërmojmë në kujtesën e popujve, për…

Read More

Donjeta Sadiku e ka nisur në mënyrën më të mirë garimin në Lojërat Evropiane “Krakoë 2023”. Boksierja e Kosovës shënoi fitore ndaj Shona Whitwell të Britanisë së Madhe, me vendim unanim të gjyqtarëve. Sadiku dominoi në të tria raundet për çka u vlerësua edhe nga gjyqtarët. Donjeta u kualifikua në 1/16 e finales, për çka i duhen edhe dy fitore për të siguruar medaljen dhe normën olimpike “Paris 2024”. Sot garon edhe Shpejtim Bajoku në kategorinë 63.5 kg.

Read More

Njeriun e bëjnë të përjetshëm veprat e tij. Sami Frashri Gjeniu i ngjan çdokujt, atij askush. Balzaku Nëse njeriu e zbraz kuletën e tij në kokë, askush nuk mund t’ia marrë Benjamin Franklin Kur din diç, të tregosh që e di, dhe kur nuk din diç, të tregosh që nuk e di, kjo është dituri Konfuçi Ata që dinë, veprojnë. Ata që kuptojnë, i mësojnë të tjerët Aristoteli Fisnikja dhe fisnikëria janë ulur në portretin e Rexhep Qosjes. Aty është ulur forca, qetësia, dhe madhështia, duke e bërë atë portret të madh dhe ndriçues për të gjitha kohërat. Në ligjërimet dhe shkrimet e…

Read More

Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (KFOR) i përfundoi më 23 qershor stërvitjet më të mëdha ndonjëherë të dislokimit të forcave ajrore në Evropë, në atë që po cilësohet si një shfaqje e fuqisë kundër kërcënimeve të mundshme, si nga Rusia. Manovrat “Air Defender 23”, të udhëhequra nga Gjermania, mblodhën rreth 250 avionë ushtarakë nga 25 vende të NATO-s, si dhe aleate të tjera, përfshirë Japoninë dhe Suedinë. Kjo e fundit tashmë ka kërkuar anëtarësimin në aleancën ushtarake. Rreth 10.000 pjesëtarë të shërbimit ushtarak morën pjesë në stërvitjet që synonin të rrisin ndërveprimin dhe gatishmërinë për t’u mbrojtur nga…

Read More

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka se gjatë këtyre 74 viteve të ekzistencës së NATO-s, intervenimi i saj më 1999 për ndaljen e gjenocidit të ushtruar nga Serbia mbi shqiptarët në Kosovë, është operacioni më i madh i kësaj aleance deri sot. Mehaj përmes një statusi në “Facebook” ka thënë se kjo e bën Kosovën një vend të rëndësishëm dhe krejt të veçantë në historinë e NATO-s. “Aq më tepër që fushata 78-ditore e bombardimeve të NATO-s mbi Jugosllavi, e çliroi përfundimisht Kosovën, duke i hapur rrugë shpalljes së pavarësisë së saj më 2008. Krijimi i Republikës…

Read More

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në një takim lamtumirës, nënkolonelin David Brady, cili ka udhëhequr komandën e Batalionit “Mustang” të KFOR-it amerikan për Viti, e ku ishte e pranishme edhe nënkolonelia Holton, që do të zëvendësojë atë përgjatë periudhës së ardhshme. Kryetari Haliti gjatë këtij takimi i ka njoftuar udhëheqësit e KFOR-it, për zhvillimet e ndryshme në komunën e Vitisë, projektet e realizuar dhe që janë në realizim e sipër, por edhe mbi bashkëjetesën ndëretnike dhe nder fetare në këtë komunë e cila është shembull i harmonisë, pa dallime në mbarë Kosovën . Gjatë këtij…

Read More

Policia e Kosovës ka njoftuar se në raportin 24 orësh janë raportuar tetë raste të dhunës në familje. Rastet e dhunës kanë ndodhur në Prishtinë, Drenas, Prizren, Pejë, Gjakovë, Vushtrri. Madje në rastin në Prizren, gjatë kohës që viktima po intervistohej nga Policia e njëjta ka pranuar dy mesazhe kërcënuese nga i dyshuari. Lexoni të plotë raportin e Policisë për rastet e dhunës: Prishtinë 20.06.2023-10:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale,  i dyshuari mashkull kosovar ka shkaktuar dhunë psikike ndaj saj. Palët janë intervistuar, dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt .…

Read More

Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësia rajonale e komunikacionit rrugor përmes një komunikate drejtuar mediave kanë njoftuar se gjatë periudhës kohore 16.06.2023-22.06.2023 në vazhdën e implementim i planit operativ “Siguria në trafikun rrugor” kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna. Në njoftimin e bërë për media thuhet se, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar njëmijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e shtatë (1977) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor. Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në: • Hetim i katërmbëdhjetë (14) aksidenteve të…

Read More

Forumi i Komunitetit për Interes Publik (CFPI) në bashkëpunim me Komunën e Kamenicës ka renovuar fushën sportive të Parkut të qytetit të Kamenicës, pasi që kjo hapësirë është vlerësuar si një nga hapësirat më të rëndësishme për interes publik, veçanërisht për rininë multietnike të Kamenicës. Në këtë fushë, puna në terren u përfundua me sukses dhe u realizua renovimi i kësaj hapësire rekreative-sportive, e cila tani është gati për të përdorim nga të gjithë komunitetet në Komunën e Kamenicës, thuhet në njoftimin e komunës. Projekti Nxitja e bashkëpunimit dhe pajtimit ndëretnik (FIERC), financohet nga Fondi i Paktit të Stabilitetit…

Read More

Komuna e Vitisë, respektivisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, kanë bërë sot shpërndarjen e koshereve për 30 bletarë të kësaj komune. Në ceremoninë e shpërndarjes së këtyre koshereve, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka thënë se qeverisja komunale në Viti po vazhdon të përkrah sektorë të ndryshëm të bujqësisë dhe blegtorisë që ato të zhvillohen dhe të gjenerojnë të hyra dhe punësim. “I përgëzoj bletarët dhe i uroj të kenë suksese në zhvillimin e kësaj veprimtarie, me qenë se Vitia ka bletarë me përvojë që kultivojnë me zell zhvillimin e bletarisë, andaj vlerësoj që me…

Read More