Author: admin

Kuvendi i Komunës së Gjilanit, me 20 vota për dhe asnjë kundër, ka zgjedhur sot, në një seancë të jashtëzakonshme, kryesuesin e ri, Kushtrim Kadriu (Vatra). Kadriu mori votat e partive opozitare, në një seancë ku ishin të pranishëm 32 anëtarë të Kuvendit, ndërkaq në votim morën pjesë vetëm 20 prej tyre. Kundër kandidatë ishin Riad Elezi (LDK) dhe Suzana Selimi (PDK). Kryesuesi i deritashëm, Arianit Sadiku (LVV) u shkarkua javën e kaluar, me 19 vota të opozitës (LDK, PDK, Vatra), pas prishjes së koalicionit LVV-PDK. Kadriu, pasi u falënderua për besimin e dhënë, tha se prioritet i tij…

Read More

Koordinatorja e Mekanizmit Koordinues Kundër Dhunës në Familje, Nazmije Demolli Kastrati organizoi takimin e dytë të Mekanizmit Koordinues Kundër Dhunës në Familje në Komunën e Kamenicës. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga: Gjykata, Zyra për Mbrojtjen e viktimave, Zyra për Ndihmë Juridike Falas, Drejtoria e Arsimit, Zyrtarja për Barazi Gjinore, përfaqësues nga OSBE, OJQ Proactiv, etj. Në këtë takim i pranishëm ishte edhe Zv. Avokati i Popullit, z.Basri Kastrati, i cili shprehu gatishmërinë e mbështetjes për këtë mekanizëm nga Institucioni i Avokatit të Popullit. “Parandalimi është shumë i rëndësishëm, sepse nëse punojmë në parandalim normalisht që rastet do…

Read More

Këshilli Drejtues i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në mbledhjen e mbajtur më 06.07.2023, me votim të fshehtë ka zgjedhur Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku rektor të Universitetit për mandatin katër vjeçar. Në këtë mbledhje është bërë intervistimi i kandidatëve që kanë aplikuar për pozitën e Rektorit, me ç ‘rast kandidatët kanë pasur mundësinë të shpalosin vizionin e tyre, objektivat dhe  prioritete, për periudhën 2023-2027 për zhvillimin e Universitetit. Kryesuesi i Këshillit Drejtues, Dr. Techn. Ilir Gjinolli, e uroi për detyrën Rektorin e ri duke i dëshiruar shëndet dhe suksese. Sipas statutit të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”…

Read More

Testi maturës ne Komunën e Vitisë është mbajtur me 24.06.2023 dhe procesi i mbajtjes ka shkuar mire e pa probleme. Ai është mbajtur ne katër qendra, ku 367 maturant iu nënshtruan testit te maturës dhe prej tyre 237e kaluan atë, apo 64.58%. Ndërkohë , 130 maturant dështuan ne test , apo 35.42% Sipas shkollave, kalueshmëria ka qene: SHML Gjimnazi ,,Kuvendi i Lezhes” kalueshmëria ka qene 73.42% IAAP ,,Januz Zejnullahu” , kalueshmëria ka qene 24.66% SHML Mikse ,,Kongresi Manastirit”-Pozheran, kalueshmëria ka qene 78.95%./GJILANI INFO/

Read More

Edhe pse kulti i Dionisit e ka origjinën në Greqinë e lashtë, ai është ende simbolikisht aktiv në shoqërinë tonë moderne. Ja se si shfaqen karakteristikat dionisiane në jetën tonë të përditshme Kulti i Dionisit lidhet shpesh me dehjen, festën dhe mungesën e kufijve, edhe pse shoqërohet gjithashtu me kaos dhe dhunë. Kulti i tij ndikoi tek të korrat dhe pjelloria. Por a ka rëndësi sot përfaqësimi dionisian? Si ndikon shprehja e kësaj perëndie të lashtë greke në botën moderne? Adhuruesit e Dionisit synonin që të lidheshin me perëndinë përmes euforisë dhe ekstazës së prodhuar nga muzika dhe vallëzimi.…

Read More

“As në ëndrrat më të këqija nuk e kam pa që kam me e lëshu Policinë e Kosovës” Këto ishin fjalët e një zyrtari policor i cili në kushte anonimiteti i tha RTV21 se pas 20 vjetëve u detyrua të jap dorëheqje nga policia e Kosovës. Shkak për dorëheqje thuhet të jetë paga e ulët dhe kushtet ekonomike. “Në polici kam punuar 20 vjet e 10 muaj. Dorëheqjen asnjëherë nuk e kam mendu prej policisë edhe atëherë kur kam pas leje qëndrimin e Austrisë në vitin 2010. Ndërkohë jam detyru me punu në bujqësi për me e mbajtë familjen…

Read More

Policia e Kosovës njoftoi të mërkurën se ka gjobitur me 500 euro një shofer në Gjilan. Sipas njoftimit, të njëjtit i është marrë patentë-shoferi për një vit dhe i janë shqiptuar pesë pikë negative. Policia bëri të ditur se njësiti i komunikacionit rrugor gjatë matjes me radar laserik  ka identifikuar shoferin, i cili duke drejtuar automjetin e tij ka tejkaluar shpejtësinë në zonën e limituar (vendbanim) ku  sipas shenjës së trafiku shpejtësia ishte e lejuar 50 Km/h gjersa ka tejkaluar shpejtësinë në 119 km/h. “Me këto veprim ai  ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe kanë rënë ndeshë…

Read More

Mark Gjonaj është shqiptari, i cili edhe pse ka lindur në Amerikë, nuk i harron rrënjët e tij pasi është rritur me Gjuhën Shqipe dhe me dashurinë për origjinën e tij.Në një intervistë në Tv Klan, nga SHBA, Mark Gjonaj tregon se si është jeta e tij dhe SHBA dhe si e ka përjetuar paradën e shqiptarëve që është mbajtur më 10 Qershor të këtij viti në New York. Mark Gjonaj: Kudo që bashkohen shqiptarët, është e rëndësishme. Me mijëra shqiptarë marrin pjesë në paradë. Të gjithë janë të kënaqur që bashkohen. Blendi Fevziu: Ju jeni nga shqiptarët më të…

Read More

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë pa i zgjidh problemet është një farsë në vetvete.Reklama Murati, përmes një postimi në Facebook, ka pyetur nëse mund të ketë normalizim të marrëdhënieve pa zgjidhjen e problemeve. “Normalizimi i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë pa i zgjidh problemet është një farsë në vetvete. Rrjedhimisht të gjitha palëve u hapet rruga të sabotojnë një ‘normalizim’ pas zgjidhjen e problemeve”, ka shkruar Murati, transmeton Telegrafi. Ai ka thënë se “zgjidhja e problemeve të mbetura në mes të Kosovës dhe…

Read More

20 persona me aftësi të kufizuara do të angazhohen në bizneset lokale në periudhë kohore prej 1 viti dhe subvencionim mujor në shumë prej 300€ nga komuna e Gjilanit, si dhe pagesë të kontributeve dhe pensioneve dhe mundësi të rritjes së pagës nga kompania që angazhohet, ka njoftuar Kryetari Hyseni. “Tejet i lumtur që bizneset lokale iu përgjigjën thirrjes tonë për punësimin e personave me aftësi të kufizuara. Për t’i njoftuar nga afër, realizuam vizita në disa nga bizneset prodhuese/përpunuese në komunën tonë të cilat kanë shprehur gatishmëri për punësimin e personave me aftësi të kufizuara, si “Bujana Produkt”,…

Read More