Author: admin

Lionel Messi do të luajë në SHBA me fanellën e Inter Miami dhe tashmë nuk ka dyshime për këtë. Argjentinasi, pas lamtumirës së tij me PSG-në, dukej një hap larg kthimit në Barcelonë, më pas shumë pranë Arabisë Saudite, për të ndryshuar mendje dhe vendosur t’i bashkohet MLS. Shumë e kanë pyetur veten mbi arsyet që e shtynë numrin 10 të largohej nga futbolli europian. Tani është vetë Messi, ai që i ka zbuluar arsyet në një intervistë ekskluzive dhënë mikrofonave të “BeIN Sports”, e cila do të transmetohet më 24 qershor. “Kam fituar gjithçka në futboll. Nuk ka…

Read More

Dritero Agolli Mendoj për ty kur buzët skuq në pasqyrë, kur fle dhe era vërshëllen në xhamet, kur rri e shfleton një libër të vjetër, kur flet e përhumbur pa ditur as vetë se ç’thua. Mendimet e tua të gjitha veç unë i marr vesh dhe as tjetër me gjuhën e shpikur nga ti dhe unë. Sa keq që në Zot s’kam besuar, sikur të besoja, i lutesha që ti të mos plakeshe. Nesër pemët do gjelbërojnë, të dy do të shtrihemi mes gjelbërimit; rreth nesh le të gumëzhijnë bletët dhe qëngjat le të blegërijnë. Ç’ti bëjmë natës që…

Read More

Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, me nota me të mira se shumica! Notat: Yann Sommer 3, Edimilson Fernandes 4, Nico Elvedi 3, Manuel Akanji 3, Ricardo Rodriguez 4, Remo Freuler 3, Denis Zakaria 5, Granit Xhaka 5, Xherdan Shaqiri 5, Ruben Vargas 5, Zeki Amdouni 6, Haris Seferoviq 4. Uran Bslimi mbetet pa notë pasi u aktivizua në minutën e 90-të. Zvicra kryeson me 10 pikë në Grupin I, duke lënë pas Rumaninë pas 4 xhirove në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.

Read More

Adem Nimani kin shqiptarët nga Kosova. Ikin serbët nga Serbia. Ikin boshnjakët nga Bosnja. Pse po ikin? Përgjigja është e qartë fare: ikin nga politika e mbrapsht. Politika e ka zbrazur këto toka nga njerëzit më shumë se lufta. Ndërmjetësimi ndërkombëtar po fundos shpresat edhe të njerëzve më të vendosur për të mos u larguar nga vendlindja. Fill pas përfundimit të konfliktit me shumë gjakderdhje e me shumë krime në këtë pjesë të Evropës, Serbisë iu hoqën të gjitha sanksionet. Të gjithë popujt fqinj të Serbisë shfaqën gatishmëri për paqe me Serbinë, por qeveritarët e Beogradit, trashëgimtarë të Millosheviqit,…

Read More

Gjilani dhe Dukagjini i Klinës do të përfaqësojnë futbollin e Kosovës në Ligën e Konferencës. Këto dy skuadra kanë mësuar të martën kundërshtarët në këtë rang garash. Gjilani do të këtë përballë skuadrën nga Luksemburgu, FC Progres Niederkorn dhe lojën e parë do ta zhvillojë në udhëtim. Në anën tjetër, Dukagjini debuton në garat ndërkombëtare në përballje me skuadrën nga Gjibraltari, Europa FC. Skuadra nga Klina është vendase në ndeshjen e parë. Ndeshjet e para të kësaj faze do të luhen më 13 korrik, ndërsa ato të kthimit më 20 korrik.

Read More

Një mërgimtar nga Zvicra raportohet se është zhdukur të dielën, pasi ka zbritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Policia njofton se rasti ka ndodhur rreth orës 14:00. “ANP Adem Jashari 18.06.2023-14:00.  Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se personi mashkull kosovar me vendbanim në Zvicër më datën 18.06.2023 ka zbritur në ANP ‘Adem Jashari’ dhe më nuk dihet për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin policor. Rasti është në procedurë hetimore.

Read More

Arben Veselaj/Radio Kosova Një prej zërave më rebelë të letërsisë shqipe të kohës sonë, Rita Petro, me veprat e saj vazhdon të sjell befasi. Libri i saj i fundit, romani “Lindur së prapthi”, si rrallë ndonjë vepër tjetër, zbulon fytyrën e panjohur – atë margjinale të diktaturës komuniste. Përmes një dialogu imagjinar në mes të narratores (autorit ideografik), herë me të bijën, herë me partnerin, ndërtohet rrëfimi – kujtesë për një fëmijë të “lindur së prapthi”, me të gjitha aktet komike, nganjëherë edhe tragjike, që nga vogëlia e deri në maturim. Këtë roman autorja Petro e ka cilësuar “një…

Read More

Vëllezërit ndërmarrës Zeqë, Metë, Valdet, Veton dhe Valon Gashi janë bërë të njohur me  kompaninë e tyre “Mahagoni”, me bazë prodhimi në Kosovë që prej afro 50 vitesh në sektorin e prodhimit të produkteve të drurit  “Mahagoni” është një shembull i mirë i suksesit i cili dëshmon se puna e palodhshme, por edhe guximi për investim në realizimin e ideve shpaguhen.  Kur vëllezërit Metë dhe Valdet Gashi erdhën nga Austria në Zvicër në vitin 2014, ata sollën me vete vullnet të madh pune, por edhe plane dhe ëndrra.  Në vitin 2015, me iniciativën e tij, Metë Gashi së bashku…

Read More

Drejtoresha e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Ardita Dërmaku, ka mbajur dëgjimin buxhetor me Grupin e Grave. Në këtë takim të pranishëm ishin: Drejtoresha e Drejtorisë së Administratës, Arlindë Sejdiu, Koordinatorja për të Drejtat e Njeriut, Nazije Demolli, Zyrtarja për Barazi Gjinore, Teutë Kastrati, zyrtarë të tjerë komunal përgjegjës për mbajtjen e dëgjimeve buxhetore, gra nga fshatrat për rreth, OJQ dhe të tjerë. Drejtoresha Ardita Dërmaku ka hapur këtë dëgjim, ku ka thënë se pjesëmarrja e grave ka rëndësi të vecantë, pasi që mund t’i shprehin lirshëm kërkesat e tyre. “Ju mund t’i paraqitni projektet, propozimet për lokalitetet ku…

Read More

Përshkallëzimi i tensioneve mes Kosovës e Serbisë ka qenë në fokusin e takimit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz. “Angazhimi i NATO-s ndaj mandatit të OKB-së është i pathyeshëm”, tha shefi i aleancës më të madhe ushtarake të globit. “Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të siguruar që mjedisi atje të jetë i sigurt dhe do t’u japim të gjithë të përfshirëve të njëjtin nivel sigurie. Nëse është e nevojshme do të ndërmarrim hapa të mëtejshëm, por do te vazhdojmë dialogun e nisur nga BE”, tha…

Read More